ABC-ja
e
Policimit të Bazuar në Komunitet.
Botim i Qëndrës Rajonale të Parandalimit te Krimit dhe Llogaridhënies Policore
TIRANË, Gusht 2008
Përmbajtja
Parathënie
Pjesa e 1-rë: Policimi ne komunitet, më shumë se një filozofi
1.1 Parimet dhe karakteristikat e policimit bazuar në komunitet
1.2 Çfarë është policimi bazuar në komunitet
1.3 Çfarë kuptohet me “policim bazuar në komunitet”
1.4 Karakteristikat e policimit bazuar në komunitet/policimit demokratik
1.5 Angazhimi në pjesmarrjen e komunitetit Nga ana e policisë Nga ana e komunitetit
Pjesa e 2-të: Përfshirja e komunitetit: bashkëpunimet dhe aleancat
2.1 Identifikimi i partnereve
2.2 Objektivat
2.3 Si të organizosh një takim
2.4 si te sillemi me njerëz të veshtirë
Pjesa e 3-të: Mënyrat e zgjidhjes së problemve
3.1 Identifikimi i problemit
3.2 Të kuptosh problemin
3.3 Krijimi i një plani
3.4 Ndërmarrja e veprimeve dhe ndjekja e prërparimit
Parathënie
Ky dokument, është një kontribut tjetër në vazhdën e iniciativave të mëparshme të cilat synojnë implementimin e filozofisë së policimit bazuar në komunitet në realitetin shqiptar.
Me qëllim dhënien e kontributeve për krijimin e një “shkolle“ shqiptare të policimit me bazë në komunitet, krahas publikimeve të tjera në këtë fushë, ky manual synon të ndihmojë kryesisht punonjësit e policisë së rendit, me qellim dhënien e përgjigjeve ndaj pse-ve dhe si-ve qe mund të lindin në dinamiken e larmishme të punes së tyre,
Ky dokument synon gjithashtu të vendosë parimet dhe çështjet kyçe të ndërmarrjes në mënyrë të suksesshme të policimit bazuar në komunitet. Ai është i ndarë në 3 seksione. Seksioni i parë shpjegon çfarë është policimi bazuar në komunitet, si dhe thekson disa karakteristika të këtij lloji policimi. Në seksionin e dytë shtjellohet puna me komunitetin, ndërsa seksionin e tretë menyrat dhe taktikat në ndërmarrjen e policimit bazuar në komunitet ose të zgjidhjes së problemit.
Policimi i bazuar në komunitet është i lidhur ngushtë me qeverisjen demokratike dhe me një shërbim policor që është i përgjegjshëm ndaj ligjit dhe jo ndaj qeverisë. Një shkrimtar me zgjuarsi ka thënë se “qeverisja demokratike është më shumë e rëndësishme për reformën e policisë, sesa reforma e policisë është për qeverisjen demokratike”. Mbrojtja dhe mbështetja e të drejtave të njeriut, janë thelbësore për policimin e bazuar në komunitet. Ato duhet të jenë pjesë përbërëse e trajnimeve të policisë. Për më tepër, angazhimi dhe drejtimi kompetent nga drejtuesit e policise, është jetësor për të siguruar ndryshimin real.
PJESA E 1-RË
Policimi ne komunitet, më shumë se një filozofi
Studiuesit kanë provuar se policimi në komunitet është më shumë se një filozofi. Ai është evolucion drejt shërbimeve më të mira dhe që shëndrron agjensinë aktuale në një agjensi që i përgjigjet nevojave specifike të një zone nëpërmjet njohjes mirë të karakteristikave dhe nevojave të lagjeve të ndryshme në një qytet.
Policimi në komunitet përbëhet nga dy komponentë kryesore: bashkëpunimi i komunitetit dhe zgjidhja e problemit. Bashkëpunimi i komunitetit ështe mënyra për të njohur komunitetin; zgjidhja e problemit është mjeti për të drejtuar problemin që kërcenon komunitetin. Në fakt, që të luftosh krimin dhe mungesën e rendit, oficerët e policisë duhet që të jenë shumë të familjarizuar me problemet e zonës dhe njerëzit të cilët banojnë në atë zonë (bashkëpunimi i komunitetit). Ata mund të informojnë policinë më mirë se kushdo tjetër në lidhje me ambientin fizik dhe social, prandaj përfshirja e tyre është thelbësore në gjetjen e përgjigjëve efektive për zgjidhjen e problemit (zgjidhja e problemit).
1.1 Parimet dhe karakteristikat e policimit bazuar në komunitet.
Në vëndet që dalin nga konfliktet apo që janë në tranzicion për në demokraci, policia shpesh ka imazhin e të qënurit vegël shtypjeje dhe ne këtë kontekst qeveritë mund të kenë një shtysë për të vazhduar ta përdorin policinë në këtë mënyrë. Në këtë kontekst, veçanërisht trashëgimia historike e forcave të policisë, shtron nevojën e përshtatjes të një filozofie të ndryshme të policimit, të shkëputur nga mbështetja e regjimit, politikave të partisë dhe për një ndarje të qartë të detyrave policore nga ato ushtarake. Kjo filozofi është për fokusimin në komunitet – publik – dhe nevojat e tyre, duke vlerësuar policimin si një shërbim ndaj komunitetit, në mënyrë të përgjegjshme dhe përmes respektimit të të drejtave të njeriut.
Nocioni i policimit me publikun është një koncept shumë i vjetër që është bërë i njohur si “policimi në komunitet” ose “policimi i bazuar në komunitet”, por gjithashtu shpesh referohet si “policim partneriteti” dhe “policimi demokratik”.
Në ndihmë të mbajtjes së rendit, rregullit dhe sigurisë në komunitet, punonjesit e policisë ushtrojnë pjesën profesionale të partnershipit me komunitetin duke qënë përgjegjës – por jo tërësisht – për parandalimin dhe reduktimin e krimit dhe të vendosjes së rendit publik dhe sigurisë së individit. Roli i policisë duhet të jetë më shumë ai i “oficerëve paqësorë”, se sa ai i “oficerëve të zbatimit të ligjit”. Z.Robert Peel, themeluesi i Policisë Metropolitane në Londër, më 1829 e ka parë rolin e policisë si :“Mbajtja në të gjitha kohët e një lidhje me publikun, që i jep vërtetësi traditës historike se, policia është publiku dhe publiku është policia. Policët janë vetëm pjesëtarë të publikut të cilët paguhen për t’i kushtuar vëmendjen dhe kohën e plotë detyrave të cilat ka cdo qytetar në interes të ekzistencës dhe mirëqënies së publikut”.
1.2 Çfarë është policimi i bazuar në komunitet
PBK është një filozofi (një mënyrë të menduari), si dhe një strategji organizative (një rrugë për të zbatuar filozofinë) që i lejon policisë dhe komunitetit të punojnë së bashku, për të zgjidhur problemet e krimit, rendit dhe çështjet e sigurisë dhe për të përmirësuar cilësine e jetës së gjithsecilit në komunitet. Filozofia është ndërtuar mbi besimin se, njerëzit meritojnë dhe kanë të drejtën për të patur një mendim për policimin, në shkëmbim të pjesëmarrjes dhe mbështetjes së tyre. Ajo i qëndron pikpamjes se, zgjidhja e problemeve të komunitetit, kërkon që policia dhe publiku të gjejnë rrugë të reja për t’iu adresuar problemeve të komunitetit, përtej fokusimit të ngushtë mbi incidentet apo krimet individuale. Gjithashtu ajo përfshin punën e ndërmarrë në çështjet e specializuara si droga, armët dhe trafikun e njerëzve dhe krimin e organizuar.
Filozofia e PBK në një numër vendesh është zhvilluar duke u bazuar në një shërbimi policor profesional dhe në një komuniteti të përgjegjshëm, nëpërmjet një partneriteti të hapur dhe të besueshëm. Roli i komunitetit është ai i individëve dhe përfaqësuesve të informuar dhe proaktive, të cilët shprehin opinionet e tyre, ofrojnë ekspertizën dhe marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo filozofi kërkon vendosjen e detyrimit të ndërsjelltë dhe rol drejtues nga shteti dhe policia në veçanti.
1.3 Cfarë kuptohet me “policinë të bazuar në komunitet” dhe karakteristikat
Sa më poshtë mund të konsiderohen si parime thelbësore të policimit në komunitet. Policia është e nevojshme të :
Të ushtrojë policimin me miratim e jo me forcë ;
Të jetë pjesë në komunitet dhe jo veç tij ;
Të gjejë (së bashku me komunitetin) atë çfarë komuniteti ka nevojë ;
Të punojë në partnership me agjensi të tjera dhe me publikun ;
Të ndërtojë “punën e policimit” për të identifikuar nevojat e komunitetit ;
Të jetë përgjegjës per “shërbimin e punës “ së tij ;
Të sigurojë një shërbim cilësor .
Parimet e theksuara më sipër, mund të transformohen në një sërë karakteristikash të policimit bazuar në komunitet , si shembull i policimit demokratik. Policia është e nevojshme të jetë:
Një shërbim dhe jo një force;
E përgjegjshme ndaj ligjit dhe publikut;
E hapur dhe e identifikueshme;
Profesionale;
E përqëndruar tek njerëzit duke përfshirë p.sh; çështjet delikate rreth gjinisë, moshës, grupe identitetesh;
Të ofrojë një shërbim cilësor, efikas dhe efektiv;
E dukshme dhe e prekshme ;
Pjesmarëse dhe konsultative ;
Proaktive;
Parandaluese;
1.4 Angazhimi në pjesëmarrjen e komunitetit.
PBK kërkon kontakt të vazhdueshëm dhe mbështetës me të gjitha seksionet e komunitetit lokal, në mënyrë që, duke punuar së bashku policia dhe komuniteti të gjejnë zgjidhje për problemet lokale. Ky rol është shumë më tepër se reagues, ai kërkon një përafrim proaktiv në të cilin policimi në partnership duhet të mbizotëroje. Ai gjithashtu kërkon koordinim dhe mbështetje të vazhdueshme mes policisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.
Duke iu referuar policimit në “partnership”, është e nevojshme të kuptohet që PBK përfshin një kontratë të re midis policise dhe publikut të cilit ata do t`i shërbejnë. Kjo bën të mundur ndërprerjen e apatisë dhe kundërvënien ndaj policisë, duke mposhtur ngasjen që ka publiku per të marrë ligjin në duart e tij. Kjo mardhënie e re, e bazuar në besimin dhe respektin e vazhdueshëm, sugjeron që policia të shërbejë si katalizator, duke nxitur njerëzit për të pranuar ndarjen e përgjegjësive për cilësinë e jetës në lagjen e tyre. Për këtë arësye, të dyja palët e partnershipit duhet të njohin përgjegjësitë e tyre.
Nga ana e policisë
PBK kërkon një strategji organizative që siguron që çdokush në organizatën e policisë të kthejë filozofinë në praktikë. Parimet themelore janë “ I gjithë policimi është policim i bazuar në komunitet” dhe “i gjithë personeli i policisë janë oficerë të PBK”.
Kjo kërkon ndryshime të mëdha në një organizëtë policie, veçanërisht në ato që janë tradicionale dhe hierarkike dhe ku pushteti i vishet gradës dhe pozicionit. PBK kërkon një ndryshim të dallueshëm brenda organizatës së policië, për t’ju lejuar punonjësve të policisë të terrenit, autonomi më të madhe për vendimarrje dhe respekt më të madh për gjykimet e tyre si profesionistë të policisë.
PBK kërkon angazhim nga ana e organizatës së policisë, për mobilizimin dhe përqëndrimin e kapaciteteteve të shërbimeve të policisë ne terren.Gjithashtu kërkon që çdokush në organizatë të pranojë nevojën për t’u përqëndruar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit, në mënyra që nuk janë vetëm të reja por dhe që sqarojnë publikun në vetë procesin e policimit.
PBK investon besim tek ata të cilët janë të përfshirë në “vijen e parë“ të policimit – si për personelin policor ashtu dhe për banorët lokalë – nëpërmjet përdorimit të eksperiencës së tyre, ekspertizës dhe njohurive për të kërkuar dhe gjetur zgjidhje për problemet e tyre lokale. PBK bën përpjekje për të gjetur nevojat e të gjitha grupeve në shoqëri, veçanërisht të të varfërve, të papërkrahurve dhe shtresave të brishta, si dhe marrjen në konsideratë të kërkesave të veçanta të grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Në rast se nivelet e larta të krimit mund të reduktohen, kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke përfituar kështu dhe cilësia e jetës për të gjithë anëtarët e komunitetit.
Nga ana e komunitetit
Publiku, si qytetarë, duhet të ndajë jo vetëm të drejtat, por edhe përgjegjësitë për identifikimin dhe vendosjen e prioritetëve dhe zgjidhjen e problemeve në një përafrim në partnership. PBK kërkon kontakt dhe mbështetje të vazhdueshme në të gjitha pjesët e komunitetit lokal, në mënyrë të tillë që, së bashku ata të gjejnë zgjidhjet për problemet lokale. Kjo kërkon një përafrim proaktiv në të cilin policimi në partnership duhet të mbizotërojë.
PBK përkrah përdorimin e teknologjisë së re, por gjithashtu përkrah fuqimisht besimin se, asgjë nuk realizon atë që mund të arrijnë vetë njerëzit e përkushtuar që flasin dhe punojnë së bashku. Iniciativa pozitive si ajo e mbështetjes së viktimave, ruajtja e lagjes dhe biznesit, programi i përfshirjes në shkolla, parandalimi i krimit vendas dhe strukturat e sigurisë së komunitetit, të gjitha së bashku luajnë rolin e tyre në zgjidhjen e problemit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi për të gjithë qytetarët.
Brënda komunitetëve të ndryshme ka struktura të ndryshme (organizata, shoqata, grupe, si statutore dhe vullnetare) të cilat janë ngritur tashmë dhe që mund të angazhohen në mbrojtje të sigurisë së komunitetit. Psh shoqatat private dhe publike, shoqatat vendore, komuniteti i biznesit (Dhomat e tregëtisë), organizata vullnetare që punojnë me të varfërit, të moshuarit, rininë, të papërkrahurit, organizatat bamirëse, organizatat ndërkombëtare, shërbimet komunale publike – uji, gazi dhe elektriciteti – dhe veçanërsisht administrata publike lokale (qeverisja/autoriteti vëndor) etj. Në disa raste këto janë struktura jozyrtare, psh kryetarët e klaneve apo familjeve. Me kalimin e kohës, përfaqësues nga këto organizata të ndryshme, mund të shfrytëzohen për të ndërtuar grupe/komitete konsultative polici-komunitet, për të pasur ndikim real mbi zhvillimin e PBK dhe për mbajtjen e policisë të përgjegjshme për shërbimin që siguron.
Mobilizimi dhe shfrytëzimi i njohurive, ekspertizës dhe burimeve të konsidureshme të këtyre organizatave/ strukturave, me qëllim përqëndrimin në çështjet e sigurisë së komunitetit dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe për të punuar në partnership me policinë, mund të jetë një detyrë shumë e vështirë. Kjo është veçanërisht e tillë kur ka një histori të mosbesimit, ose ndoshta frikë kundrejt policisë.
1.5 Zbatimi i policimit bazuar në komunitet : Drejtimi startegjik
Filozofia, parimet dhe karakteristikat e PBK duhet të bëhen pjesë e organizatës së policisë, me qëllim për të siguruar zbatimin e suksesshëm. Shumë thjeshtë: “nëse dështoni në planifikim, ju planifikoni të dështoni”.
Organizata e Policisë megjithate duhet të sigurohet se :
I kupton “klientet”, njerëzit të cilëve i shërben;
Kupton kontekstin lokal dhe rajonal ku vepron;
I përgjigjet zonës;
Vendos dhe ndjek objektiva të qarta;
Vendos objektiva të përbashkëta për të gjitha palët në sistemin e drejtësisë;
Merr përgjegjësi të qarta menaxheriale;
Trainon dhe motivon njerëzit;
Komunikon me efektivitet;
Publikon informacion mbi arritjet;
Monitoron rezultatet;
Përshtatet shpejt, inicion ndryshime.
Duke ndërmarrë një proçes të drejtimit strategjik si hap i parë, policia duhet të sigurohet se është e qartë rreth prioriteteve të saj dhe për mënyrat si do të zhvillohet PBK. Një pikë e mirë nisje në këtë drejtim, do të ishte vëzhgimi i gjëndjes së policimit dhe perceptimet për policinë.
Për një organizatë policie që i ka tashmë të vendosura këto pjesë përbërëse, do të ishte thjesht një çështje përshtatje e tyre ose duke u siguruar që ato i përfshijnë parimet e PBK. Për shërbimet e tjera të policisë (veçanërisht ata që sapo jane krijuar), ky mund të jetë një proçes tërësisht i ri.
Një vizion
Një shëmbull i kësaj mund të jetë “krijimi i një ambjenti të mbrojtur e të sigurtë për të gjithë”, ose “të ndërtosh komunitete më të mbrojtura, të çliruara nga frika, përmes partnershipit”.
Një paraqitje e misionit
Kjo duhet të jetë normalisht një paraqitje e përmbledhur e asaj që organizata kërkon të arrijë, psh, “Një forcë policie profesionale që kryen shërbime të përgjegjëshme e cilësore, përmes policimit bazuar në komunitet, veçanërisht në komunitetet e varfëra e të brishta.
Identifikimi i thelbit të punës
Është e rëndësishme që policia të identifikojë se çfarë është thelbi i punës së tyre, domethëne cilat janë zonat e fokusuara apo funksionet primare. Këto zona të fokusuara duhet të lidhen ngushtë me parimet e PBK, të përshtatura me prioritetet e kontekstit vendor. Më poshtë jepen shëmbuj se çfarë duhet të përmbajë thelbi i punës:
Mbrojtja e komunitetit dhe partnership;
Parashikimi i një shërbimi përgjegjës proaktiv 24 orësh;
Menaxhimi i reduktimit të krimit dhe hetimi i krimeve;
Parashikimi i pranisë së dukshme të patrullave të policisë me uniformë për të risiguruar publikun.
PJESA E 2-TË
Përfshirja e komunitetit: bashkëpunimet dhe aleancat
Policia do të ketë më shumë sukses në kapjen e krimineleve nësë qytetarët afrohen dhe i japin policisë informacion të detajuar mbi aktivitetin e krimineleve. Në fakt, të kapësh kriminelët më shumë se nga çdo gjë tjetër varet nga dhënia e informacionit nga ana e komunitetit mbi veprimtarine kriminale. Megjithatë, për shkak të arsyeve historike dhe personale, shumë njerëz nuk dëshirojnë të bashkëveprojne me policinë, dhe kjo mund të ketë ndikim në qasjen e policimit me bazë ne komunitet.
“Për të kufizuar mundësinë që qytetarët të luajnë një rol pasiv, oficeri i policisë, duhet të punojë shumë për të ngritur dhe zhvilluar bashkëpunimin me komunitetin me të cilin ai është caktuar të punojë”.
2.1 Identifikimi i partnereve
Policimi me bazë në komunitet është një filozofi dhe një strategji organizative e cila bën të mundur që policia dhe anëtarët e komunitetit të punojnë bashkë për zgjidhjen e problemeve të krimit e prishjes së rendit fizik dhe social. Siç u përmend më lart, policia është aktori kryesor por jo i vetmi:
Komuniteti – duhet të jetë një partner aktiv, që merret me problemin dhe gjen zgjidhje afatgjata duke siguruar burimet njerëzore dhe materiale.
Zyrtarët e zgjedhur dhe lidershipi politik është i rëndësishëm. Liderat duhet të mbështesin filozofinë për ta bërë policimin në komunitet të mundshëm dhe të tregojnë qarte se nuk është një përsëritje e së kaluarës.
Komuniteti i biznesit – komuniteti i biznesit mund të sigurojë burimet dhe mbështetjen financiare. Liderat e biznesit janë shpesh të lidhur me liderat politikë.
Agjensi të tjera – për shkak se policimi në komunitet është një bashkëpunim, agjensi të tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet sociale, shkollat, qëndrat e shëndetit, etj., mund të sigurojnë një gamë të gjërë shërbimesh përkrahëse.
Media – media është e rendësishme sepse ndihmon në edukimin e publikut mbi marrëveshjet e policimit në komunitet, duke theksuar nevojën që qytetarët të veprojnë si partnerë me policinë.
2.2 Objektivat
Pjesë e përgjegjësive kryesore të oficerëve të rendit publik dhe të gjithë policisë është të ndërveprojë me qytetarët. Duke pasur KONTAKTE me qytetarët jashtë orarit zyrtar, kjo ndihmon tepër rritjen e mbështetjes nga ana e komunitetit.
Por vetëm të kontaktosh me qytetarët nuk është e mjaftueshme. Specialisti i policisë së zonës duhet të ketë një qëllim kur kontakton qytetarët. Ai duhet të pyesi ata se çfarë problemesh kanë dhe se çfarë mund t’u shpjegoje se si policia mund të ndihmojë. KOMUNIKIMI i vërtetë do të thotë shkëmbim formal dhe informal informacioni. Qytetarët kanë më shumë mundësi ti besojnë policisë kur shikojnë sinqeritet dhe vullnet nga ana e policisë për të sjellë ndryshim në jetën e tyre.
Kur qytetarët shikojnë që policia është e interesuar për ”shëndetin” e komunitetit të tyre, ato do të jenë më shumë të zellshëm për të shkëmbyer informacion. BESIMI do të bëhet edhe më i fortë kur policia i përgjigjet shpejt nevojës së qytetarët për ti shërbyer atyre. Besimi bazohet në mëndesinë se policia kujdeset dhe kërkon të ndihmojë sinqerisht.
Kur krijohet besimi i përbashkët qytetarët vullnetarisht mund të fillojnë të japin INFORMACION, sepse ata e dinë që policia do të fillojë të veprojë.
Mos harroni se një policim në komunitet i suksesshëm arrihet atje ku njerëzit janë aktivisht të përfshirë në zhvillimin e komunitetit te tyre. Në fakt, komunitetet dhe organizatat publike mund të punojnë sëbashku për të realizuar nevojat e komunitetit që do të thotë: konsultime; ngritja e kapaciteteve të komunitetit; dhe fuqizimi.
Konsultimet: do të thotë të flasësh me njerëzit në mënyrë që të kuptosh nevojat dhe pikëpamjet e tyre, si dhe ti përfshish ata në vendimarrje.
Ngritja e kapaciteteve: do të thotë të zhvillosh aftësi, mundësi dhe besimin e anëtarëve të komunitetit në mënyrë që ata të ndërmarrin aksione efektive dhe të luajnë një rol udhëheqës në zhvillimin e komunitetit të tyre.
Fuqizimi: do të thotë tu japësh njerëzve mundësi reale, që ata të përfshihen dhe të influencojnë vendimarrjen.
Ideja se bashkëpunimi me komunitetin prodhon sigurinë e komunitetit është tashmë e mbarë pranuar. Megjithatë, mund të jetë e vështirë që të realizohet. Ja sepse:
Mungesa e kohës Në mënyrë që takimet të jenë sa me efiçente, specialisti i policisë duhet të përpiqet ti organizojnë ato sipas një axhende, në një kohë të përshtatme, e të mirë planifikuar.
Ndjenja e apatisë Duke marrë parasysh të shkuarën, duhet të merret në konsiderate edukimi i publikut me ndjenjën e domosdoshmërisë së bashkëpunimit me policinë.
Zhvendosja e përgjegjesive Edukimi i publikut mbi të mirat e krijimit të lidhjeve me policinë dhe rëndësia e demostrimit të faktit që qytetarët dhe policia janë të përgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit.
Ndjenja e inatit dhe dyshimit për shkak të arsyeve historike Eksperiencat e së kaluarës nuk mund të ndryshohen apo të fshihen, por sjelljet e sotme dhe ndërveprimi me qytetarët dhe komunitetin mund të influencohen nga qëndrimet e tanishme dhe ato të së ardhmes.
Frika e hakmarrjes nga kriminelët.Frika mund të ulet kur marrëdhënia është e ndërtuar mbi baza serioze dhe të besimit të përbashkët.
Pika qe duhen mbajtur parasysh;
PERPARESITE;
Përparësitë e bashkëpunimit me komunitetin janë të shumta, si:
Përmirësimi i njohurive dhe këndvështrimeve të policisë dhe qytetarëvë;
Shumllojshmëri kontaktesh me anëtarë të komunitetit;
Transferimi i përgjegjësive tek qytetarët. Fuqizimi i komunitetit do ti shtyjë ata të marrin përgjegjësi, të rrisi njohuritë dhe interesat për zonën ku ata punojnë dhe jetojnë;
Ndërton besimin tek policia;
Nxit mbështetjen ndaj veprimeve të policisë;
Gjeneron fonde dhe mbështetje nga bashkia ose donatorët ndërkombëtarë.
DISAVANTAZHET;
Disa nga disavantazhet e bashkëpunimit me komunitetin përfshijnë:
Të punosh me individë të vështirë, përshëmbull njerëz që:
o Nuk pranojnë lehtë ndryshimin;
o Nuk binden ose hezitojnë për të bërë një veprim;
o Përpiqen ti bëjnë gjerat sa më shumë të mërzitshme;
o Marrin pjesë nëpër takime me qëllimin e vetëm për ta ndërprerë atë;
Sillen në një mënyrë të papranueshmë nga policia apo qytetarët;
Axhendat personale zëvëndësohen më atë që është më e mira për komunitetin;
PIKAT KYCE
Pikat kyce që duhen mbajtur parasysh;
Asnjë model bashkëpunim nuk është i përshtatshëm për këdo. Specialisti i policisë së zonës duhet të mendojë se kush mund të jenë anëtarë të grupeve komunitare për zgjidhjen e problemeve. Ai duhet të gjejë mënyrën se si të ngrejë brënda komunitetit nevojën për të bashkëpunuar efektivisht.
Bashkëpunimi është shumë efektiv në luftën ndaj krimit.
Anëtarët e grupit të punës së komunitetit duhet të ndjejnë pronësinë e përpjekjeve që po bëjnë. Strategjia e përbashkët duhet të reflektojë tek çdo person që është i pranishëm në takim.
Pengesat dhe rezistenca janë normale dhe duhen të priten.
Të njihen anët e forta dhe të dobta të të gjithë partnereve dhe të shfrytësohen kur është e mundur.
Punë e vazhdueshme për përmirësimin e komunikimit.
Zgjidhja e problemit duhet të jetë përparsia e grupve komunitare për zgjidhjen e problemeve.
Kërkohet koordinim, që do të thotë që specialisti i policisë së zonës duhet të mbajë shënim çfare diskutohet dhe ti ndjekë më pas ato… kjo kërkon shumë kohë dhe energji.
Është thelbësore që bashkëpunimi të funksionojë. Specialisti i policisë së zonës si një përfaqësues i policisë të Shtetit Shqiptar, bazohet në vizionin e organizatës dhe ka mbështjetjen e këtij institucioni.
2.3 Si të organizosh një takim
Një takim i organizuar mire përfundon me ndërtimin e konsensusit dhe besimit tek ty si oficer i rendit publik. Ju do të shikoheni si një person ku të tjerët mund të mbështeten dhe të kërkojnë këshillim. Nje takim i organizuar keq sjell mërzitjen, frustrimin e tyre si dhe fajësimin tuaj që i keni harxhuar kohën sepse ata kishin gjëra më të rëndësishme për të bërë.
Prandaj është e rëndësishmë që specialisti i policisë së zonës të kuptojë se ka një detyrë të rëndësishmë lidhur me fuqizimin e komunitetit….një gjë tjeter: bëj të mundur që këto takime të të përfundojnë me rezultate positive.
Përpara takimit
Përcakto objektivat dhe përfundimet e dëshiruara. Njih mirë çfarë kërkon të arrish nga ky takim;
Përcakto çështjet që do të mbulosh. Përpiqu të përcatosh çfarë kërkon të arrish nga takimi;
Vlerëso kohëzgjatjen e takimit dhe informo anëtarët për këtë;
Përpiqu nëse është e mundur të japësh informacion mbi çeshtjet që do diskutohen
Përveç dhënies së informacionit ose zgjidhjes së problemeve me anëtarët e komunitetit, takimet produktive të ofrojnë një sërë të mirash për punonjësin e policisë dhe pjesëmarrjesit, si psh:
Krijion identitetit të grupit të punës
Ngre besim tek vendimet e grupit
Mundëson ngritjen e s hpirtit të bashkëpunimit të grupit
Ofron mundësi për të gjeneruar alternativa dhe zgjidhje krijuese
Në lidhje me dhomën e takimit.
Gjithmonë përpiqu ti bësh ata të ndihen mire duke i krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe tërheqëse;
Sigurohu që të ketë një numër të mjaftueshëm karrigesh dhe zyra të jetë e pastër;
Cakto një person që të mbajë shënime
Kush mori pjesë;
Çfarë problemesh u diskutuan;
Vendimet kyçe që u dolën;
Hapi tjetër; kush duhet ta zgjidhë detyrën, data e fillimit dhe mbarimit të detyrës dhe çfarë nevojitet me saktësi;
Në lidhje me takimin
Komunikoji pjesëmarresve qëllimet dhe përfundimet e dëshiruara;
Qarteso llojin e pjesëmarjes dhe aktivizimin e dëshiruar; opinionet e tyre, idetë dhe pyetjet janë të rëndësishme, por ato duhen bërë në mënyrë demokratike;
Vendos rregulla; kur do mbarojë takimi, dhe si do dëgjohet secili anëtar;
“Njerëzit të cilët marrin pjesë në takim duhet të informohen mbi qëllimin e takimit. Pra ata duhet të përgatiten për takimin duke mbledhur informacione”.
Gjatë takimit
Llogarit kohë e mjaftueshme për të folur dhe dëgjuar;
Pyet për pikëpamje të ndryshme; mbro idetë e reja;
Përdor teknikat e shkëmbimit të mendimeve;
Shkruaj idetë dhe mbaj shenime;
Mos devijo objektivat e takimit. Mos e humb vëmëndjen; asnjeherë mos e harro qëllimin e takimit dhe nësë është e nevojshme kujtoja këtë pjesëmarrësve;
Kujdesu që të gjithë njerëzit të dëgjohen;
Leri njerësit të diskutojnë përmbajtjen; ti drejto proçesin;
Ndrysho ritmin e bisedës: shpejtoje, ngadalsojë, bëj pushim;
Herë pas here përmblidh pikat kryesore dhe kërko marreveshje mbi to;
Ndihmo që grupi të arrijë konsensusin dhe përfundimet;
“Pjesëmarrësit duhet që ta marrin gjithmonë takimin seriozisht, por kjo nuk do të thotë që takimi të bëhet i mërzitshëm. Në kohën që presin bëj shakara. Shko gjithomonë në kohë dhe përgatitu të rrish të paktën deri në kohën e planifikuar”.
2.4 si te sillemi me njerëz të veshtirë
Oficeri i policisë për vetë natyrën e punes së tij komunikon me njerez te kategorive, kulturave dhe karaktereve të ndryshme. Në teknikat komunikative ai jo vetem qe duhet te marre ne konsiderate veçorite e modelimit psikokulturor te shqiptareve (krenaria, emocionaliteti, nderi, etj.) por edhe te dijë të përballoje raste të veshtira siç janë:
1. Ciniku: Eshte ironik dhe i eger kur gjerat nuk behen siç do ai. Kontrollon duke i bere te tjeret te ndihen ngushte, sjellja e tyre shpesh eshte feminore.
Si te sillemi::
Mos reagoni negativisht dhe mos ju shmang debatiti me te.
Perdorni fjalet e tij gjate bisedes dhe tregoni pak humor.
Pasi te kete ekspozuar teresisht karakterin e tij, fol me te.
2.Arroganti: Diktatorial, udhehiqet nga parimet “qellimi justifikon mjetin” dhe “une them ti ben”.
Si te sillemi :
Mos u konfrontoni pasi ata behen me sulmues. Shpjegoni shpejt e duke perseritur pikat kryesore, pasi ata nuk perqendrohen.
Kerko respekt, pasi ata nuk sulmojne personat qe respektojne.
Mos trego shenja frike, pasi frymezohen dhe me shume, shikoje ne sy dhe mos ndrysho pozicionin kur komunikon me te.
3. Mendjemadhi: I ditur, shprehes, pak tolerant, autoritar. Ne vetevete jane te trishtuar, te vetmuar dhe te pasigurt.
Si te sillemi :
Degjoini me mase, mos u nxehni dhe debatoni me fakte.
Tregojuni se jeni i gatshem te mesoni prej tyre, por se koha nuk ju premton.
Gjate komunikimit me ta kerkohet permbajtje durim, fleksibilitet dhe kujdes.
4. Shperthyesi: Konfuze, te pa respektushem, kerkojne me çdo kusht te degjohen nga te tjeret, humbasin kontrollin.
Si te sillemi :
Mos shpertheni dhe ju pasi marredheniet do te keqesohen. Mos i urreni, pasi ata urrejne veteveten.
Shikoini ne sy dhe tregojuni qe ju po i kuptoni.
Perserisni vazhdimisht emrin (ose diçka personale) per t`i terhequr vemendjen deri sa te merrni situaten nen kontroll.
5. Qaramani: Te pasigurt, te pashprese, te pafuqishem.
Si te sillemi :
Mos bini dakort me pesimizmin e tyre dhe as mos merrni persiper te zgjidhni problemet qe ka.
Tregoni durim e dhemshuri. Ata e ndjejne se jeta e tyre eshte jashte kontrollit.
Rekomandoni zgjidhje dhe i siguroni per mbeshtetjen tuaj.
Pavaresisht nga deformimiet qe qytetari mund të paraqese, oficeri i policisë gjatë komunikimit duhet të ketë parasysh:
Të perpiqet t`a shikojë situaten nga kendveshtrimi i qytetarit.
Te mos marë vendime të menjëhershme, pasi ajo qeë degjon mund te mos jete e veretete.
Te pranosh kritiken eshte normale, askush nuk eshte i persosur.
Nje motiv i forte e ka shtyre qytetarin te vije tek ju, ose te pakten keshtu mendon ai.
Reagimet negative me qytetarin do te provokojne te njejten sjellje, ndaj eshte e udhes te reagosh pozitivisht.
PJESA E 3-te
Mënyrat e zgjidhjes së problemeve
Në mënyrë që policia ti përgjigjet efektivish problemeve të komunitetit, ajo ka nevoje për një model mbi zgjidhjen e problemit. E thjeshte, e saktë, SAPV (situata, analiza, përgjigja, vleresimi) është një nga modelet me te zakonshme e të pranuara nga të gjitha agjensitë e policisë në të gjithë botën.
Si një anëtar i grupit të komunitetit lokal dhe oficer i rendit publik, detyra juaj është që të zgjidhni sëbashku problemet e komunitetit. Kjo kërkon që ju të njihni dhe të llogarisni ndryshimet mes komuniteteve, të ngresh partneritetin dhe të bashkëpunosh me agjensitë dhe qytetarët e tjerë si dhe të modifikosh modelin sipas situatës dhe problemeve që paraqitet.
Problemet janë në forma dhe madhësi të ndryshme.
Problemet e veçanta ju përfshijnë ju si anëtar i policisë si në rastin kur punoni vetëm ose sëbashku me qytetarët.
Probleme të moderuara përfshijnë një grup policie. Kur problemet rriten në masë, nevojiten më shumë policë, qytetarë dhe burime.
Probleme komplekse që ndikojnë në të gjithë komunitetin zakonisht kërkojnë bashkëpunimin e njësive të ndryshme të policisë.
Vendos gjithmonë pritshmëri realiste kur je duke punuar mbi qasjen e zgjidhjes se problemit. Tek përfundimet mund të përfshihen:
Zvogëlimi i problemit
Zhvendosje (largim) të problemit
Zvogelim i dëmit të problemit
Zhdukja e problemi
3.1 Identifikimi i problemit
Këtu është edhe momenti ku njerëzit zakonisht debatojnë. Ata reagojnë ndaj asaj që mendojnë se është problem duke kërkuar të mësojnë më shumë pse është ky problem, duke pyetur veten dhe të tjerët
Përcakto shkaqet
Identifiko problemin
Bëji vetes dhe të tjereve këto pyetje:
Çfarë shkaqesh shikon që të bëjnë të mendosh se ka një problem?
Ku po ndodh?
Si po ndodh?
Kur po ndodh?
Me kë po ndodh? (Jini i kujdesshëm. Një nga reagimet tona të para është të bëjmë fajtor dikë. Për të qënë një oficer policie efektiv ju duhet ti drejtoni çeshtjet ndryshe nga njerëzit e tjerë)
Pse po ndodh?
Përshkruani një problem me pesë fjali e me terma të thjeshtë
Nje problem përcaktohet si:
Dy ose më shumë incidente;
Te ngjashëm në natyrë;
Kanë mundësnë të shkaktojnë dëmtime;
Përcaktimi i një problemi kompleks:
Nëse problemi është akoma shumë i madh, ndajeni atë duke përsëritur hapat derisa të keni përshkrimin e disa problemeve që lidhen me njeri-tjetrin
Verifiko nëse keni një menyrë të ngjashme të të kuptuarit të problemit
Dhënia e përparësive të problemit
Nëse zbulon se po merresh me disa probleme të lidhura me njeri tjetrin, atëherë jepini njerit përparësi, dhe drejtohu atij të parit.
Vini re dallimin mes problemit ‘të rëndësishëm’ dhe ‘urgjent’. Shpesh, çfarë ne e shikojmë si një probleme të rëndësishëm ne realitet janë thjesht problem urgjente.
Kupto rolin tënd në problem:
Roli yt në problem mund të influencohet nga mënryë se si ju perceptoni rolin e të tjerëve.
Identifikimi i një problem të qartë, të përcaktuar dhe specifik është hapi i parë drejt zbatimit të sukseshëm të procesit të zgjidhjes së problemit.
3.2 Të kuptosh problemin
Në këtë fazë, është e rëndësishmë marrja e informacionit nga njerëzit të cilët e kanë vënë re problemin dhe ata të cilët janë prekur nga ati. Eshtë SHUME e rëndësishmë të mbledhësh informacione edhe nga anëtarë të tjerë të grupit, por pyeti një nga një (të paktën në fillim). Ndryshe, njerëzit kanë tendencën të jenë të rezervuar për të dhëne mendimet e tyre mbi shkaqet e verteta të problemit.
• Shkruaj se cilat janë mendimet e tua dhe çfarë ke dëgjuar nga të tjerët
• Pavarësisht se çfarë ju mendoni mbi problemin, është e rëndësishmë që ju të këshilloheni më një koleg apo shefin tuaj në mënyrë që të kontrolloni përshtypjen tuaj ndaj problemit
• Shkruani në një letër një përshkrim të shkaqeve të problemit duke u bazuar në: çfarë ka ndodhur, ku, kur, si, me kë dhe pse
“Për të vepruar në mënyrën më efektive, (për të shkuar në rrënjë të problemit), ju duhet të analizoni shkaqet e tij dhe ti jepni përparësi faktorëve më të rëndësishëm”.
3.3 Krijimi i një plani
Shkëmbeni mendime dhe ide për të gjetur një zgjidhje të problemit. E thënë më thjesht, të shkëmbesh mendimet do të thotë të mbledhësh sa më shumë mendime që të jetë e mundur, dhe pastaj të gjesh më të mirin. E rëndësishmë është që kur mbledhësh të mos anashkalosh asnjë prej tyre, – shkruajini të gjitha ashtu siç i dëgjoni.
Gjeni një qasje për zgjidhjen e problemit
Kur zgjidhni qasjen më të mirë kini parasysh:
• Cila qasje ka më shumë mundësi të zgjidhë në mënyrë afatgjate problemin?
• Cila qasje është më realistja e momentit? A i keni të gjitha burimet? A keni kohë të mjaftueshme për të zbatuar zgjidhjen e problemit?
• Cila është rrezikshmëria e lidhur me çdo alternativë?
• Cili është niveli i rrezikut që ndjek çdo alternativë?
3.4 Ndërmarrja e veprimeve dhe ndjekja e prërparimit
Planifiko zbatimin e alternativës më të mire.
• Konsideroni me kujdes, ‘si do të jetë situata kur problemi do të zgjidhet’?
• Çfarë hapash duhet të ndiqen për zbatuar alternativën më të mirë të zgjidhjes së problemit?
• Si do ta kuptoni nësë hapat janë ndjekur ose jo? (këto do të jenë indikatorët e suksesit të planit tuaj)?
• Çfare burimesh ne temra njerëzish dhe mjetesh do t’ju duhen?
• Sa kohë do t’ju duhet për të zgjidhur problemin? Shkruani një axhendë që përfshin kohën e fillimit dhe të mbarimit, si dhe kur parashikoni të shikoni indikatorët e suksesit.
• Kush do të jetë përgjegjësi kryesorë për zbatimin e planit?
Shkruani në një copë letër përgjigjet e ketyre pyetjeve dhe e konsideroni këtë si një plan veprimi. Komunikoni planin tek ata të cilët do të jenë të përfshirë në zbatim, ose të pakten tek shefi juaj (një aspekt i rëndësishëm në proçesin e zgjidhjes së problemit është kontrolli i vazhdueshëm)
Monitorimi i planit të zbatimit
A po shikon atë çka po prisje?
A do zbatohet plani sipas axhendes?
Nëse plani nuk po ndiqet ashtu siç pritej, atëherë shiko këto pika:
A është plani realist?
A ka burime të mjaftueshmë për të perfunduar planin sipas axhendes?
A i duhet dhënë më shumë prioritet disa aspekteve të planit?
A duhet ndryshuar plani?
Verifiko nëse problem është zgjidhur ose jo
Kur pergatit një qasje ndaj problemit vendos gjithmonë pritshmëri realiste. Këto përfundime duhet të përfshijnë:
• Pakësim të problemit
• Zhvendosje (largim) të problemit
• Pakësim të demit që mund të vijë nga problemi
• Zhdukje të problemit
Megjithatë, ju duhet të keni parasysh:
• Çfarë ndryshimesh duhen bërë në mënyrë që të shmanget një problem i ngjashëm në të ardhmen?
• Konsideroni ndryshime ne sjellje, proçedura dhe politika të nderrmarra nga bashkia, trajnime, etj.
• Së fundmi, konsideroni ‘çfarë mësuat nga kjo zgjidhje e problemit’?
Vendos gjithmonë pritshmëri realiste kur pergatit një qasje ndaj problemit.
Këto përfundime duhet të përfshijnë:
Pakësim të problemit
Zhvendosje të problemit
Pakësësim të demit që mund të vijë nga problemi
Zhdukje të problemit
FUND