LIGJ
Nr.9292, datë 21.10.2004
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR KRIJIMIN E FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR KOMPENSIMIN E DËMEVE NGA NDOTJET ME KARBURANT”, 1992
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare “Për krijimin e fondit ndërkombëtar për kompensimin e dëmeve nga ndotjet me karburant”, 1992.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4393, datë 17.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA NDËRKOMBËTARE
“PËR KRIJIMIN E FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR KOMPENSIMIN E DËMEVE
NGA NDOTJA ME KARBURANT, 1992”
Shtetet palë në Konventën aktuale,
duke qenë palë në Konventën Ndërkombëtare mbi përgjegjësinë civile për dëmet nga ndotja me karburant, adoptuar më 29 nëntor 1969 në Bruksel;
të ndërgjegjshëm për rrezikun e ndotjes që vjen nga transporti detar botëror i karburanteve rifuxho;
të bindur se nevoja e sigurimit të një fondi përkatës për kompensimin është e vlefshme për personat që vuajnë dëmet e shkaktuara nga ndotja që rezulton nga rrjedhja ose shkarkimi i karburanteve nga anijet;
duke marrë në konsideratë që Konventa Ndërkombëtare mbi përgjegjësitë civile për dëmet nga ndotja e karburanteve datë 29 nëntor 1969, me anën e parashikimit të një regjimi kompensimi për dëmet nga ndotjet në Shtetet Kontraktuese dhe për koston e masave, kurdoherë që ato merren, për parandalimin ose minimizimin e dëmeve të tilla, përfaqëson një progres të konsiderueshën drejt arritjeve për këtë qëllim;
duke marrë në konsideratë megjithatë, se ky regjim nuk përballon kompensimin e plotë për viktimat e dëmeve nga ndotja e karburantit në të gjitha rastet, ndërsa ajo imponon një peshë financiare mbi pronarët e anijeve;
duke marrë në konsideratë gjithashtu se pasojat ekonomike të dëmeve nga ndotja e karburanteve që rezultojnë nga rrjedhja ose shkarkimi i karburanteve të transportuara rifuxho me anije në det nuk lindin ekskluzivisht nga industria e transportit detar, por duhet që pjesërisht të lindin nga interesat e ngarkesës me karburant;
të bindur për nevojën e bërjes së një sistemi identifikimi dhe kompensimi shtesë ndaj Konventës mbi përgjegjësitë civile për dëmet nga ndotja e karburanteve me qëllimin e sigurimit se një kompensim i plotë do të jetë i vlefshëm ndaj viktimave të aksidenteve të ndotjeve me karburant dhe që pronarët e anijeve janë në të njëjtën kohë të lirë nga përgjegjësitë shtesë financiare të imponuara atyre nga Konventa në fjalë;
duke marrë parasysh rezolutën mbi krijimin e një fondi ndërkombëtar kompensimi për dëmet nga ndotja e karburanteve të cilat janë adoptuar më 29 nëntor 1969 nga Konferenca Ligjore Ndërkombëtare mbi dëmet nga ndotja detare,
ranë dakord si më poshtë:
PARASHIKIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Për qëllimet e kësaj Konvente:
1. “Konventa e Përgjegjësisë 1992” nënkupton Konventën Ndërkombëtare “Mbi përgjegjësinë civile për dëmet nga ndotja e karburanteve” të vitit 1992.
1 bis. “Konventa e Fondit 1971” nënkupton Konventën Ndërkombëtare “Mbi krijimin e një fondi ndërkombëtar për kompensimin për dëmin nga ndotja detare”, 1971. Për shtetet palë të protokollit të vitit 1976 ndaj kësaj Konvente, termi do të konsiderohet që përfshin dhe Konventën e Fondit 1971, si amendohet nga ky protokoll.
2. “Anije”, “Person”, “Pronar”, “Karburant”, “Dëm nga ndotja”, “Masa preventive”, “Aksident” dhe “Organizatë” kanë të njëjtin kuptim si në nenin 1 të Konventës së Përgjegjësisë 1992.
3. “Karburante kontribuese” nënkupton naftën bruto dhe naftën si përcaktohet në nënparagrafët (a) dhe (b) më poshtë:
a) “Karburante bruto” nënkupton çdo përzierje të lëngëzuar hidrokarburesh natyrale nga toka, të përpunuara ose jo, për t’u bërë të gatshme për transportim. Kjo përfshin gjithashtu karburantet bruto nga të cilat një sasi fraksionesh distilimi janë hequr (disa herë të referuara si “hidrokarbure fillestare”) ose ndaj të cilave disa fraksione destilimi u janë shtuar (të quajtura disa herë si karburante të injektuara” ose “të ripërbëra”).
b) “Naftë” nënkupton distilatet ose mbetjet nga nafta bruto ose mbeturinat e materialeve të tilla që mendohen për përdorimin si naftë për prodhimin e nxehtësisë ose fuqi të një cilësie të barabartë me specifikimet e “Shoqatës amerikane për testimet dhe materialet” për karburantet me numër katër (projekti D 396-69) ose më të rënda.
4. “Njësi e llogaritjes” ka të njëjtin kuptim si në nenin 5 paragrafi 9 i Konventës së Përgjegjësisë.
5. “Tonazhi i anijes” ka të njëjtin kuptim si në nenin 5 paragrafi 10 i Konventës së Përgjegjësisë.
6. “Ton”, lidhur me karburantet ka kuptimin tonin metrik.
7. “Garantues” nënkupton çdo person që jep siguracionin ose siguri të tjera financiare për të mbuluar një përgjegjësi të pronarit në mbështetje të nenit 7 paragrafi 1 i Konventës së Përgjegjësisë.
8. “Instalime terminali” nënkupton çdo rajon për depozitimin e karburanteve rifuxho, të cilat janë të afta të marrin karburant nga mjetet e transportit, duke përfshirë çdo pajisje të vendosur larg bregut dhe të lidhur me rajone të tilla.
9. Kur një aksident konsiston në shumë ngjarje, ai do të trajtohet sikur të kishte ndodhur në datën e ndodhisë së tillë të parë.
Neni 2
1. Një fond ndërkombëtar për kompensim për dëmin nga ndotja, i quajtur “Fondi i kompensimit për ndotjen ndërkombëtare me karburant” dhe këtu më poshtë referuar si “Fondi”, krijohet për qëllimet e mëposhtme:
a) parashikimin e kompensimit për dëmin e ndotjes në hapësirën që mbrojtja e përballuar nga Konventa e Përgjegjësisë nuk është e përshtatshme;
b) për t’u dhënë fuqi qëllimeve përkatëse të vendosura në këtë Konventë.
2. Fondi në secilin shtet kontraktues do të njihet si një person juridik i aftë sipas ligjeve të këtij shteti për të marrë të drejtat dhe detyrimet dhe të qenies një palë në procedurat ligjore përpara gjykatave të këtij shteti. Secila palë kontraktuese do të njohë drejtorin e Fondit (këtu më poshtë i referuar si “Drejtori”) si përfaqësuesin ligjor të Fondit.
Neni 3
Kjo Konventë do të zbatohet ekskluzivisht:
a) Ndaj dëmit të ndotjes shkaktuar:
i) në territorin e shtetit kontraktues duke përfshirë dhe ujërat territoriale dhe
ii) në zonën ekonomike ekskluzive të një shteti kontraktues, të krijuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar ose, nëse një shtet kontraktues nuk e ka krijuar një zonë të tillë, në zonat përtej dhe bashkëlidhur ujërave territoriale të këtij shteti të përcaktuar nga ky shtet në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që nuk kalon të 200 miljet detare nga vija bazë ku matet gjerësia e ujërave të tij territoriale.
b) Ndaj masave preventive, kurdoherë që merren, për të parandaluar ose minimizuar dëme të tilla.
Neni 4
Kompensimi
1. Për qëllimet e plotësimit të funksionit të tij sipas nenit 2 paragrafi 1(a), Fondi do t’i paguajë kompensim çdo personi që vuan dëmin e ndotjes, nëse një person i tillë ka qenë i pamundur të marrë kompensimin e plotë dhe të duhur për dëmin sipas termave të Konventës së Përgjegjësisë 1992,
a) për arsye se asnjë përgjegjësi për dëmin nuk është ngritur sipas Konventës së Përgjegjësisë;
b) për arsye se pronari përgjegjës për dëmin sipas Konventës së Përgjegjësisë është financiarisht jo i aftë për të përmbushur detyrimet e tij plotësisht dhe çdo siguri financiare që mundet të parashikohet sipas nenit 7 të kësaj Konvente nuk mbulon ose është e pamjaftueshme për të kënaqur reklamimet për kompensim nga dëmi; një pronar trajtohet si i pamundur financiarisht për të përmbushur detyrimet e tij dhe një siguri financiare trajtohet si e pamundur, nëse personi që vuan dëmin nuk ka qenë i mundur të fitojë plotësisht shumën e kompensimin sipas Konventës së Përgjegjësisë, pasi ka marrë të gjitha masat e arsyeshme në vazhdim të kërkesave ligjore të vlefshme për atë;
c) për arsye se dëmi tejkalon përgjegjësitë e pronarit sipas Konventës së Përgjegjësisë si kufizohet në mbështetje të nenit 5 paragrafit 1 të kësaj Konvente ose sipas termave të çdo konvente tjetër ndërkombëtare në fuqi ose e hapur për firmosje, ratifikim ose aderim në datën e kësaj Konvente.
Shpenzimet e arsyeshme të ndodhura ose të sakrificave të arsyeshme të bëra nga pronari vullnetarisht për të parandaluar ose minimizuar dëmin nga ndotja, do të trajtohen si dëm nga ndotja sipas këtij neni.
2. Fondi nuk do të ketë detyrime sipas paragrafit në vazhdim nëse:
a) ai provon se dëmi i ndotjes rezulton nga një veprim lufte, armiqësie, lufte civile ose rebelimi ose u shkaktua nga karburanti i cili ka rrjedhur ose është shkarkuar nga një anije luftarake ose anije të tjera në pronësi ose operuar nga një shtet dhe të përdorura, në kohën e aksidentit, vetëm në shërbime jotregtare qeveritare ose
b) reklamuesi nuk mund të provojë se dëmi i rezultuar nga një aksident përfshin një ose më shumë anije.
3. Nëse fondi provon se dëmi nga ndotja rezulton i gjithë ose pjesërisht, ose nga një akt, ose nga një pengesë e bërë me qëllim për të shkaktuar dëm, nga një person i cili ka vuajtur dëmin ose nga neglizhenca e këtij personi, Fondi mundet të përjashtohet plotësisht ose pjesërisht nga detyrimet e tij për të paguar kompensim ndaj një personi të tillë. Fondi në çdo ngjarje do të përjashtohet në hapësirën që pronari i anijes mundet të jetë përjashtuar sipas nenit 3 paragrafit 3 të Konventës së Përgjegjësisë 1992. Megjithatë, nuk do të ketë përjashtime të tilla të fondit përsa i përket masave parandaluese.
4. a) Me përjashtim kur është parashikuar ndryshe në nënparagrafët (b) dhe (c) të këtij paragrafi, shuma agregate e kompensimit të pagueshëm nga Fondi sipas këtij neni lidhur me çdo aksident do të kufizohet, në mënyrë të tillë që shuma totale e kësaj shume dhe shuma e kompensimit e paguar konkretisht sipas Konventës së Përgjegjësisë 1992 për dëmin nga ndotja brenda qëllimit të kësaj Konvente si është përcaktuar në nenin 3, të mos kalojë 135 milionë njësi llogaritje.
b) Me përjashtim si është parashikuar në nënparagrafin (c) shuma e përgjithshme e kompensimit të pagueshëm nga Fondi sipas këtij neni për dëmet nga ndotja që rezultojnë nga një fenomen natyror i një karakteri të jashtëzakonshëm, të parezistueshëm dhe të paevitueshëm nuk do të tejkalojë 135 milionë njësi llogaritje.
c) Shuma maksimale e kompensimit referuar në nënparagrafët (a) dhe (b) do të jetë 200 milionë njësi llogaritje përsa i përket çdo aksidenti që ndodh gjatë çdo periudhe, kur janë tre palë të kësaj Konvente, në lidhje me të cilin sasia e konsiderueshme e kontributit të karburantit të marrë nga personat në territoret e palëve të tilla, gjatë vitit kalendarik në vazhdim, është e barabartë me 600 milionë ton.
d) Interesat e përfituara nga një fond i krijuar në përputhje me nenin 5 paragrafi 3 i Konventës së Përgjegjësisë së vitit 1992, nëse ka, nuk do të merren në konsideratë për llogaritjet e kompensimit maksimal të pagueshëm nga fondi sipas këtj neni.
e) Shumat që përmenden në këtë nen do të konvertohen në monedhën kombëtare mbi bazën e vlerës së kësaj monedhe duke iu referuar të drejtave speciale të tërheqjeve në datën e vendimit të asamblesë së fondit si data e parë e pagesës së kompensimit.
5. Kur shuma e kërkuar nga një reklamim kundrejt Fondit tejkalon shumën e përgjithshme të kompensimit të pagueshëm sipas paragrafit 4, shuma e vlefshme do të shpërndahet në një mënyrë të tillë që propocioni ndërmjet çdo reklamimi të kërkuar dhe shumës së kompensimit faktik të mbuluar nga reklamuesi sipas kësaj konvente do të jetë i njëjtë për të gjithë reklamuesit.
6. Asambleja e Fondit mundet të vendosë që në raste të jashtëzakonshme kompensimi në përputhje me këtë Konventë mundet të paguhet edhe nëse pronari i anijes nuk ka krijuar një fond në përputhje me nenin 5 paragrafi 3 i Konventës së Përgjegjësisë 1992. Në raste të tilla zbatohet përkatësisht paragrafi 4(e) i këtij neni.
7. Fondi, me kërkesën e shtetit kontraktues, do të përdorë zyrat e tij të mira sipas nevojës për të ndihmuar këtë shtet që të sigurojë me shpejtësi personel të tillë, shërbimet dhe materialet që janë të nevojshme për ta bërë të aftë shtetin për të marrë masa në parandalimin ose kufizimin e dëmit nga ndotja të ngritur nga një aksident në lidhje me të cilin Fondi mundet të paguajë kompensim sipas kësaj Konvente.
8. Fondi mundet të parashikojë, me kushtin e përgatitjes së rregullave të brendshme, lehtësira kredie me qëllimin e marrjes së masave parandaluese kundrejt dëmit nga ndotja të ngritur për një aksident të veçantë në lidhje me të cilin Fondit mundet t’i kërkohet të paguajë kompensimin sipas kësaj Konvente.
Neni 5
I hequr
Neni 6
Të drejtat për kompensim sipas nenit 4 do të dallohen vetëm atëherë kur një veprim është njohur ose është bërë një njoftim, në bazë të nenit 7 paragrafi 6, brenda tre muajve nga data e ndodhjes së dëmit. Megjithatë, në asnjë rast një veprim nuk do të njihet pas gjashtë muajve nga data e aksidentit i cili shkaktoi dëmin.
Neni 7
1. Mbi bazën e parashikimeve në vijim të këtij neni çdo veprim kundër Fondit për kompensim sipas nenit 4 të kësaj Konvente do të kërkohet vetëm përpara një gjykate kompetente sipas nenit 9 të Konventës së Përgjegjësisë së vitit 1992 në lidhje me veprimet kundrejt pronarit, i cili është ose do të jetë, por, sipas parashikimeve të nenit 3 paragrafit 2 të kësaj Konvente, kanë qenë përgjegjës për dëmin nga ndotja e shkaktuar nga aksidente të rëndësishme.
2. Çdo shtet kontraktues do të sigurohet që gjykatat e tij kanë juridiksionin e nevojshëm për të ndërmarrë veprime të tilla kundër Fondit si referohet në paragrafin 1.
3. Kur një veprim për kompensim për dëmin nga ndotja është paraqitur përpara një gjykate kompetente sipas nenit 9 të Konventës së Përgjegjësisë kundër pronarit të një anijeje ose garantuesit të tij, gjykata të tilla do të kenë kompetencat juridike ekskluzive mbi çdo veprim kundër Fondit për kompensim sipas parashikimeve të nenit 4 të kësaj Konvente në lidhje me të njëjtin dëm. Megjithatë, kur një veprim për kompensim për dëmin nga ndotja sipas Konventës së Përgjegjësisë 1992 është sjellë përpara një gjykate në një shtet palë të Konventës së Përgjegjësisë 1992, por jo ndaj kësaj Konvente, çdo veprim kundër Fondit sipas nenit 4 të kësaj Konvente mundet, sipas së drejtës së reklamuesit, të sillet ose përpara një gjykate të shtetit ku Fondi ka selinë e tij ose përpara një gjykate të një shteti palë të kësaj Konvente kompetente, sipas nenit 9 të Konventës së Përgjegjësisë 1992.
4. Secili shtet kontraktues do të sigurohet që Fondi do të ketë të drejtën për të ndërhyrë si një palë në çdo procedurë ligjore të ngritur në përputhje me nenin 9 të Konventës së Përgjegjësisë 1992 përpara një gjykate kompetente të këtij shteti kundër pronarit të një anijeje ose garantuesit të tij.
5. Me përjashtim kur është parashikuar ndryshe në paragrafin 6, Fondi nuk do të udhëhiqet nga çdo gjykim ose vendim në procedurat në të cilat ai nuk ka qenë palë ose nga çdo vendim në të cilin ai nuk është një palë.
6. Pa paragjykuar parashikimet e paragrafit 4, kur një veprim, sipas Konventës së Përgjegjësisë 1992, për kompensim të dëmit nga ndotja është ngritur kundër një pronari ose garantuesit të tij përpara një gjykate kompetente të një shteti kontraktues, secila palë në procedura do të ketë të drejtën sipas ligjit kombëtar të këtij shteti të njoftojë Fondin për procedurat. Kur njoftime të tilla janë bërë në përputhje me formalitetet e kërkuara nga ligji, gjykata që arreston dhe në një datë të tillë e mënyrë të tillë që Fondi në fakt është në një pozicion aktualisht për të ndërhyrë si një palë në procedurat, çdo vendim i marrë nga gjykata në procedura të tilla, pasi është përfundimtar dhe ka hyrë në fuqi në shtetin ku vendimi është dhënë, do t’i bashkëngjitet Fondit në kuptimin që faktet dhe dëshmitë në këtë gjykim nuk mund të diskutohen nga fondi edhe pse fondi aktualisht nuk ka ndërhyrë në procedura.
Neni 8
Mbi bazën e çdo vendimi lidhur me shpërndarjen e referuar në nenin 4 paragrafi 5, çdo vendim i dhënë kundër Fondit nga një gjykatë që ka juridiksion në përputhje me nenin 7, paragrafët 1 dhe 3, kur ai hyn në fuqi në shtetin e origjinës dhe nuk është në këtë shtet më objekt i formave të zakonshme të rishikimit, do të njihet dhe do të hyjë në fuqi në secilin shtet kontraktues me të njëjtat kushte si përshkruhen në nenin 10 të Konventës së Përgjegjësisë 1992.
Neni 9
1. Fondi, lidhur me çdo shumë kompensimi të dëmit nga ndotja të paguar nga Fondi në përputhje me nenin 4 paragrafi 1 i kësaj Konvente, do të marrë nga rrjedhimet e të drejtave që personi i kompensuar në këtë mënyrë mundet të gëzojë sipas Konventës së Përgjegjësisë 1992 kundër pronarit ose garantuesit të tij.
2. Asgjë e kësaj Konvente nuk do të paragjykojë çdo të drejtë të rekursit ose të subrogimit të Fondit kundër personave, përveçse atyre të referuar në paragrafin përpara. Në çdo rast e drejta e Fondit për subrogim kundër një personi të tillë nuk do të jetë më pak e favorshme se ajo e një siguruesi të personit ndaj të cilit është paguar kompensimi ose mbulimi.
3. Pa paragjykim të çdo të drejte tjetër për subrogim ose rekurs kundër Fondit, i cili mund të ekzistojë, një shtet kontraktues ose agjenci e cila ka paguar kompensimin e dëmit nga ndotja, në përputhje me parashikimet e ligjit kombëtar do të fitojë nga subrogimi i të drejtave të cilat personi i kompensuar në këtë mënyrë duhet t’i gëzonte sipas kësaj Konvente.
Neni 10
Kontributet
1. Kontributet vjetore te Fondi do të bëhen në lidhje me secilin shtet kontraktues nga çdo person i cili, gjatë vitit kalendarik, referuar në nenin 12 paragrafi 2(a) ose (b), ka marrë një sasi totale që kalon 150 000 ton:
a) Në instalimet e porteve dhe terminale në territorin e shtetit që furnizon karburante të transportuara me det në instalime portesh ose terminale të tilla:
b) Në çdo instalim të vendosur në territorin e këtij shteti kontraktues që furnizon karburante të cilat janë transportuar me det dhe shkarkuar në një instalim porti ose terminali të një shteti jo kontraktues, me kusht që karburanti i furnizuar do të merret parasysh sipas këtij nënparagrafi në marrjen e parë në një shtet kontraktues dhe pas shkarkimit në këtë palë jokontraktuese.
2 a) Për qëllimet e paragrafit 1, ku sasia e karburantit të furnizuar në territorin e një shteti kontraktues nga çdo person në një vit kalendarik kur mblidhet me sasitë e furnizuara të karburantit në të njëjtin shtet kontraktues në këtë vit nga çdo person ose personave tejkalon 150 000 ton, një person i tillë do të paguajë kontribute në lidhje me sasinë aktuale të marrë nga ai pa përmendur se kjo sasi nuk tejkalon 150 000 ton.
b) “Person publik” nënkupton çdo ent të kontrolluar ose të subvencionuar në përgjithësi. Çështja nëse një person hyn brenda këtij termi do të përcaktohet nga ligji kombëtar i shtetit të interesuar.
Neni 11
Hequr
Neni 12
1. Me qëllimin e vlerësimit të shumës së kontributit vjetor të duhur, nëse ka, dhe marrjes në konsideratë të nevojës për mbajtjen e fondeve likuide të mjaftueshme, Asambleja për çdo vit kalendarik do të bëjë një llogaritje në formë buxheti:
i) Të shpenzimeve
a) kostos dhe shpenzimeve administrative të Fondit të vitit në fjalë dhe ndonjë defiçiti nga operimi në vitin e mëparshëm;
b) pagesat që duhet të bëhen nga Fondi në vitin në fjalë për përmbushjen e reklamimeve kundër Fondit sipas nenit 4, duke përfshirë ripagesën për kreditë e marra që përpara nga Fondi për përmbushjen e reklamimeve të tilla, deri në kufirin që shuma e përgjithshme e reklamimeve të tilla, lidhur me çfarëdo aksidenti, është në tejkalim të katër milionë njësive të llogaritjes;
c) pagesat që duhet të bëhen nga Fondi në një vit të caktuar për të përmbushur reklamimet kundër Fondit sipas nenit 4, duke përfshirë ripagesat mbi kreditë e mëparshme të marra nga Fondi për të realizuar reklamime të tilla, në hapësirën që shuma e përgjithshme e reklamimeve të tilla lidhur me çdo aksident, është në tejkalim të katër milionë njësive të llogaritjes;
ii) Të të ardhurave
a) fondet plus nga operimet në vitin e mëparshëm, duke përfshirë dhe çdo interes;
b) kontributet vjetore, nëse kërkohen për të balancuar buxhetin;
c) çdo të ardhur tjetër.
2. Asambleja do të vendosë shumën totale të kontributit që do të vendoset. Mbi bazat e këtij vendimi, Drejtori në lidhje me çdo shtet kontraktues, do të llogarisë për secilin person, referuar në nenin 10, shumën e kontributit të tij vjetor:
a) përderisa kontributi është për përmbushjen e pagesave referuar në paragrafin 1 (i)(a) dhe (b) në bazat e një shume fikse për çdo ton të karburantit të furnizuar dhe të marrë në shtete të caktuara nga persona të tillë gjatë vitit kalendarik të mëparshëm;
b) përderisa kontributi është për të përmbushur pagesat e referuara në paragrafin 1(i) (c) të këtij neni mbi bazën e një shume fikse për çdo ton të furnizuar dhe të marrë nga një person i tillë gjatë vitit kalendarik të mëparshëm në të cilin aksidenti në fjalë ka ndodhur, me kusht që shteti ishte palë në këtë Konventë në datën e aksidentit.
3. Shumat e referuara në paragrafin 2 më sipër do të arrihen duke e ndarë shumën totale të caktuar të kontributeve të karburantit të furnizuar dhe të marrë në vitin e caktuar.
4. Kontributi vjetor do të jetë në një datë të parashtruar në rregullat e brendshme të Fondit. Asambleja mund të vendosë për një datë të ndryshme pagese.
5. Asambleja mund të vendosë, sipas kushteve të paraqitura në rregullat financiare të Fondit, për të bërë transferimet ndërmjet fondeve të marra në përputhje me nenin 122(a) dhe fondeve të marra në përputhje me nenin 122(b).
Neni 13
1. Shuma e çdo kontributi sipas nenit 12, e cila është me vonesë, do të ketë dhe interesin në një nivel i cili do të përcaktohet në përputhje me rregullat e brendshme të Fondit, me kusht që nivele të ndryshme mund të fiksohen për kontribute të ndryshme.
2. Çdo shtet kontraktues duhet të sigurohet që çdo detyrim për kontribut ndaj Fondit të kërkuar sipas kësaj Konvente, lidhur me karburantin e marrë brenda territorit të këtij shteti është përmbushur dhe do të marrë çdo masë të duhur sipas ligjeve të tij, duke përfshirë dhe imponimin e sanksioneve të tilla që mund të jenë të nevojshme, me qëllimin e zbatimit efektiv të çdo detyrimi të tillë, me kusht që, megjithatë, masa të tilla do të drejtohen kundër atyre personave të cilët kanë detyrimin për të kontribuar në Fond.
3. Kur një person i cili është përgjegjës në përputhje me parashikimet e neneve 10 dhe 12 për të dhënë kontribute tek Fondi, nuk i përmbush detyrimet e tij lidhur me çdo kontribut të tillë ose çdo pjesë të tij dhe është me vonesë, Drejtori do të marrë të gjitha masat e duhura kundër personave të tillë në emër të Fondit, me qëllimin e rimbulimit të shumës së duhur. Megjithatë, kur një kontribues nuk mund të paguajë ose rrethanat garantojnë kështu, Asambleja, mbi bazën e rekomandimit të Drejtorit, mund të vendosë që të mos merret ose të vazhdojë asnjë veprim kundër kontribuesit.
Neni 14
1. Secili shtet kontraktues në kohën e depozitimit të instrumentit të tij të ratifikimit ose aderimit ose në çdo kohë si rrjedhim deklaron që ai merr përgjegjësinë për detyrimet që dalin nga kjo Konventë mbi çdo person që ka përgjegjësinë për të kontribuar te Fondi në përputhje me nenin 10 paragrafi 1, në lidhje me karburantin e marrë brenda territorit të këtij shteti. Një deklaratë e tillë do të bëhet me shkrim dhe duhet të specifikojë cilat detyrime supozohen.
2. Kur një deklaratë sipas paragrafit 1 është bërë përpara hyrjes në fuqi të kësaj Konvente në përputhje me nenin 40, ajo do të depozitohet te Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, i cili, pas hyrjes në fuqi të Konventës, do t’i komunikojë deklaratën Drejtorit.
3. Një deklaratë sipas paragrafit 1 e cila është bërë pas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente, do të depozitohet te Drejtori.
4. Një deklaratë e bërë në përputhje me këtë nen mund të mos pranohet nga shtete të caktuara duke dhënë njoftim me shkrim te Drejtori. Njoftime të tilla do të hyjnë në fuqi tre muaj pas marrjes së tyre nga Drejtori.
5. Çdo shtet i nisur nga një deklaratë e bërë sipas këtij neni, në çdo procedurë të dalë kundër tij përpara një gjykate kompetente, lidhur me çdo detyrim të specifikuar në deklaratë, do të ngrejë çdo imunitet që ai ndryshe ka të drejtë të ngrejë.
Neni 15
1. Secili shtet kontraktues do të sigurohet se çdo person i cili ka marrë karburant brenda territorit të tij në sasi të tilla që ai është përgjegjës për të kontribuar ndaj Fondit është në listën që do të krijohet dhe mbahet nga Drejtori, në përputhje me parashikimet në vazhdim të këtij neni.
2. Për qëllimet e vendosura në paragrafin 1, secili shtet kontraktues do të komunikojë, në kohën dhe mënyrën e përshkruar në rregullat e brendshme, te Drejtori emrin dhe adresën e çdo personi i cili, në lidhje me këtë shtet, është përgjegjës për të kontribuar ndaj Fondit mbi bazën e nenit 10, si dhe të dhënat mbi sasitë e karburantit të marrë nga çdo person gjatë vitit kalendarik të mëparshëm.
3. Për qëllimet e sqarimit se cilët janë, në një kohë të dhënë, personat përgjegjës për të kontribuar ndaj Fondit në përputhje me nenin 10 paragrafi 1, dhe të krijimit, kur është e zbatueshme, sasitë e karburantit që duhet të merren në konsideratë për çdo person të tillë kur përcaktohet shuma e kontributit të tij, lista do të jetë prima facie evidencë e fakteve të deklaruara.
Neni 16
Organizimi dhe administrimi
Fondi do të ketë një Asamble dhe një sekretariat të kryesuar nga një Drejtor.
Neni 17
Asambleja
Asambleja do të përbëhet nga të gjitha shtetet kontraktuese të kësaj Konvente.
Neni 18
Funksionet e Asamblesë do të jenë:
1. Të zgjedhë në çdo sesion të rregullt kryetarin e saj dhe dy nënkryetarë, i cili do të mbajë zyrën deri në sesionin tjetër të rregullt;
2. Të përcaktojë rregullat e tij të procedurave, mbi bazën e parashikimeve të kësaj Konvente;
3. Të adoptojë rregulla të brendshme të nevojshme për funksionet përkatëse të Fondit;
4. Të caktojë Drejtorin dhe të bëjë parashikime për caktimin e një personeli tjetër që mund të jetë i nevojshëm dhe të përcaktojë termat e kushtet e shërbimit të Drejtorit dhe personelit tjetër;
5. Të adoptojë buxhetin vjetor dhe të fiksojë kontributet vjetore;
6. Të caktojë auditorin dhe të miratojë llogaritë e Fondit;
7. Të miratojë vendosjen e reklamimeve kundër Fondit, për të marrë vendime në lidhje me shpërndarjen ndërmjet reklamuesve të shumës së vlefshme të kompensimit, në përputhje me nenin 4 paragrafi 5, dhe të përcaktojë termat dhe kushtet në përputhje me të cilat pagesa provizore, lidhur me reklamimet, duhet të bëhet me qëllimin e sigurimit që viktimat e dëmit të ndotjes të jenë kompensuar sa më shpejt të jetë e mundur;
8. Hequr;
9. Të krijojë çdo institucion subvencionimi të përkohshëm ose të vazhdueshëm që mund ta konsiderojë të nevojshëm, të përcaktojë termat e tij të referencës dhe t’u japë atyre autoritetin e nevojshëm për të zbatuar funksionet e besuara atij; kur caktohen anëtarët e këtij institucioni, Asambleja duhet të përpiqet të sigurojë një shpërndarje të barabartë gjeografike të anëtarëve dhe të sigurojë që shtetet kontraktuese, në lidhje me të cilët sasirat më të mëdha të karburantit, të furnizuara dhe të marra, janë paraqitur përkatësisht; rregullat e procedurave të Asamblesë mundet të zbatohen mutatis mutandis, për punën e një institucioni të tillë subvencionues;
10.Të përcaktojë se cili shtet jokontraktues dhe cila organizatë ndërqeveritare dhe jo qeveritare ndërkombëtare do të lejohet të marrë pjesë, pa të drejtën e votimit, në mbledhjet e Asamblesë dhe institucionit subvencionues;
11.Të japë instruksione lidhur me administrimin e Fondit te Drejtori dhe institucioni subvencionues;
12. Hequr;
13. Të supervizojë ekzekutimin e duhur të Konventës dhe të vendimeve të saj;
14. Të kryejë funksione të tilla të tjera si janë alokuar ndaj tij sipas kësaj Konvente ose kur duhet dhe ndryshe për operimin e duhur të Fondit.
Neni 19
1. Sesionet e rregullta të Asamblesë do të bëhen një herë në çdo vit kalendarik pas thirrjes nga Drejtori.
2. Sesionet e jashtëzakonshme të Asamblesë do të mblidhen nga Drejtori me kërkesën e së paku një të tretës së anëtarëve të Asamblesë dhe mund të mblidhet me iniciativën e vetë Drejtorit pas konsultimit me kryetarin e Asamblesë. Drejtori do t’u japë anëtarëve së paku njoftim përpara tre ditëve për një sesion të tillë.
Neni 20
Një maxhorancë e anëtarëve të Asamblesë do të përbëjë një kuorum për mbledhjen e saj.
KREU I HEQUR
Neni 21
Hequr
Neni 22
Hequr
Neni 23
Hequr
Neni 24
Hequr
Neni 25
Hequr
Neni 26
Hequr
Neni 27
Hequr
Neni 28
Sekretariati
1. Sekretariati do të përfshijë Drejtorin dhe një staf të tillë si mund ta kërkojë administrimi i Fondit.
2. Drejtori do të jetë përfaqësuesi ligjor i Fondit.
Neni 29
1. Drejtori do të jetë shefi administrativ i nëpunësve të Fondit. Mbi bazën e instruksioneve të dhëna ndaj tij nga Asambleja, ai do t’i kryejë këto funksione të cilat i janë caktuar atij nga kjo Konventë, rregullat e brendshme dhe nga Asambleja.
2. Drejtori në veçanti:
a) do të caktojë personelin e kërkuar për administratën e Fondit;
b) do të marrë të gjitha masat e nevojshme me qëllimin e administrimit të duhur të aseteve të Fondit;
c) do të mbledhë kontributet e duhura sipas kësaj Konvente, ndërsa vrojtohet në veçanti parashikimet e nenit 13 paragrafi 3;
d) në hapësirën e nevojshme për t’u marrë me reklamimet kundër Fondit, dhe të marrë funksione të tjera të Fondit, të punësojë shërbimet për ekspertë financiarë juridikë dhe të tjerë;
e) do të marrë të gjitha masat përkatëse për të punuar me reklamimet kundër fondit brenda kufijve dhe mbi kushtet e parashtruara në rregullat e brendshme, duke përfshirë vendimin përfundimtar të reklamimeve pa miratimin paraprak të Asamblesë kur këto rregulla e parashikojnë kështu;
f) do të përgatisë dhe parashtrojë ndaj Asamblesë deklarimet financiare dhe shifrat e buxhetit për secilin vit kalendarik;
g) do të përgatisë, në konsultim me kryetarin e Asamblesë, dhe do të publikojë një raport të aktiviteteve të Fondit gjatë vitit kalendarik të mëparshëm;
h) do të përgatisë, mbledhë dhe qarkullojë dokumentet, programet, minutat dhe informacionin që mund të kërkohet për punën e Asamblesë dhe institucioneve subvencionuese.
Neni 30
Në zbatimin e detyrave të tyre, Drejtori, stafi, eksperti i caktuar nga ai nuk do të kërkojnë ose marrin instruksione nga çdo qeveri ose nga çdo autoritet i jashtëm i Fondit. Ata do të heqin dorë nga një veprim i cili mund të reflektojë në pozicionin e tyre si nëpunës të jashtëm. Secili shtet kontraktues nga ana e tij zotohet të respektojë karakterin ndërkombëtar ekskluziv të përgjegjësive të Drejtorit, stafit dhe ekspertëve të caktuar nga ai, dhe jo të kërkojë t’i influencojë ata në shkarkimin e detyrave të tij.
Neni 31
Financat
1. Çdo shtet kontraktues do të përballojë rrogën, udhëtimin dhe çdo shpenzim tjetër të delegatëve të tij në Asamble dhe të përfaqësuesve të tij në institucionet subvencionuese.
2. Çdo shpenzim tjetër i realizuar gjatë operimit të Fondit do të përballohet nga Fondi.
Neni 32
Votimi
Parashikimet që vijojnë do të zbatohen për votim në Asamble:
a) Çdo anëtar do të ketë një votë;
b) Me përjashtim si është parashikuar në nenin 33, vendimet e Asamblesë do të merren me një votë maxhorance të anëtarëve prezent dhe që votojnë;
c) Vendimet, kur tre të katërtat ose dy të tretat e maxhorancës kërkohen, do të merren nga tre të katërtat e dy të tretave të votave të maxhorancës sipas rastit, të atyre prezent;
d) Për qëllimet e këtij neni fraza “anëtarë prezent” nënkupton “anëtarët prezent në mbledhje në kohën e votimit” dhe fraza “anëtarët që janë prezent e që votojnë” nënkupton “anëtarët që janë prezent dhe bëjnë një votim pro ose kundër”. Anëtarët të cilët abstenojnë nga votimi, do të konsiderohen sikur nuk kanë votuar.
Neni 33
1. Vendimet që vijojnë të Asamblesë do të kërkojnë dy të tretat e maxhorancës:
a) Një vendim sipas nenit 13 paragrafi 3, për të mos marrë një veprim ose të vazhdojë kundër një kontribuesi;
b) Caktimin e Drejtorit sipas nenit 18 paragrafi 4;
c) Krijimin e një institucioni subvencionues sipas neni 18 paragrafi 9 dhe çështjeve lidhur me një krijim të tillë.
Neni 34
1. Fondi, asetet, të ardhurat, duke përfshirë dhe kontributet e tij, si dhe prona të tjera do të gëzojnë në të gjitha shtetet kontraktuese përjashtime nga të gjitha taksat direkte.
2. Kur Fondi bën blerje thelbësore të pronave të lëvizshme ose të palëvizshme ose ka një punë të rëndësishme për të kryer, e cila është e nevojshme për ushtrimin e veprimtarive të tij zyrtare dhe kostoja e të cilave përfshin taksa direkte ose taksa të shitjes, qeveritë e shteteve anëtare kurdoherë që është e mundur, do të marrin masat përkatëse për reduktimin ose ridhënien e shumave të taksave dhe pagesave të tilla.
3. Asnjë përjashtim nuk do të bëhet në rastet e pagesave, taksave ose tarifave të cilat përbëjnë krejtësisht pagesa për shërbimet publike.
4. Fondi do të gëzojë përjashtime nga të gjitha pagesat, taksat doganore dhe çdo taksë tjetër përkatëse në mallrat e importit ose eksportit nga ai ose në emër të tij për përdorim zyrtar. Mallrat e importuara në këtë mënyrë nuk do të transferohen ose për konsideratë ose gratis në territorin e vendit në të cilin ato janë importuar me përjashtim mbi kushtet e rëna dakord nga qeveria e këtij vendi.
5. Personat që kontribuojnë në Fond, si dhe viktimat e pronarët e anijeve që marrin kompensim nga Fondi do të jenë objekt i legjislacionit fiskal të shtetit ku ata janë të taksueshëm, dhe në lidhje me këtë asnjë përjashtim të veçantë ose përfitim që i referohet mbi ta lidhur me këtë.
6. Informacioni, përsa i përket kontribuesve individualë të furnizuar për qëllimet e kësaj Konvente, nuk do publikohet jashtë Fondit me përjashtim kur do të jetë e nevojshme për ta bërë të aftë Fondin për të zhvilluar funksionet e tij duke përfshirë ngritjen dhe mbrojtjen e procedurave ligjore.
7. Pavarësisht nga rregullat ekzistuese ose të ardhshme, lidhur me monedhën ose transferimet, shtetet kontraktuese do të autorizojnë transferimin dhe pagesën e çdo kontributi ndaj Fondit dhe të çdo kompensimi të paguar nga Fondi, pa asnjë kufizim.
Neni 35
Parashikime transitore
1. Reklamimet për kompensim sipas nenit 4 të ngritura nga aksidentet e ndodhura pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Konvente mund të mos paraqiten kundër Fondit më parë se njëqind e njëzet ditë pas kësaj date.
Neni 36
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës do të mbledhë sesionin e parë të Asamblesë. Ky sesion do të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur pas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente dhe në çdo rast, jo më shumë se tridhjetë ditë pas kësaj hyrje në fuqi.
Neni 36 (dy)
Parashikimet transitore që vijojnë do të zbatohen në periudhën, këtu më poshtë të quajtur si periudha transitore, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Konvente dhe duke përfunduar me datën në të cilën parashikohet denoncimi në nenin 31 të protokollit të vitit 1992 që amendon Konventën e Fondit të vitit 1971 hyn në fuqi:
a) Në zbatimin e paragrafit 1(a) të nenit 2 të kësaj Konvente, referimi ndaj Konventës së Përgjegjësisë së vitit 1992 do të përfshijë referimin ndaj Konventës Ndërkombëtare mbi përgjegjësinë civile nga dëmi i ndotjes së vitit 1969 ose në versionin e saj origjinal, ose si amendohet nga protokolli i vitit 1976 (referuar në këtë nen si “Konventa e Përgjegjësisë së 1969”) dhe gjithashtu të Konventës së Fondit 1971.
b) Kur një aksident ka shkaktuar dëm ndotje brenda juridiksionit të kësaj Konvente, Fondi do të paguajë kompensim ndaj çdo personi që vuan dëmin nga ndotja, nëse në hapësirën që një person i tillë nuk ka qenë i aftë të fitojë kompensimin e plotë dhe të duhur për dëmin sipas termave të Konventës së Përgjegjësisë të vitit 1969, Konventës së Fondit 1971 dhe Konventës së Përgjegjësisë 1992, me kusht që, në lidhje me një dëm nga ndotja brenda hapësirës së kësaj Konvente lidhur me një palë të kësaj Konvente, por jo palë të Konventës së Fondit të 1971, Fondi do të paguajë kompensim ndaj çdo personi që vuan dëmin e ndotjes vetëm nëse, dhe brenda hapësirës, një person i tillë do të ketë qenë e pamundur të marrë kompensimin e plotë dhe të përshtatshëm, sepse shteti ishte palë në secilën nga këto Konventa të përmendura më sipër.
c) Në zbatimin e nenit 4 të kësaj Konvente, shuma për t’u marrë në konsideratë në përcaktimin e shumës së përgjithshme të kompensimit të pagueshëm nga fondi do të përfshijë gjithashtu shumën e kompensimit aktualisht të paguar sipas Konventës së Përgjegjësisë 1969, nëse ka, dhe shumës së kompensimit aktualisht të paguar ose që duket e paguar sipas Konventës së Fondit 1971.
d) Paragrafi 1 i nenit 9 të kësaj Konvente do të zbatohet gjithashtu ndaj të drejtave që gëzohen sipas Konventës së Përgjegjësisë 1969.
Neni 36 (tre)
1. Mbështetur në paragrafin 4 të këtij neni, shuma e përgjithshme e kontributit vjetor të pagueshëm, në lidhje me karburantin e furnizuar dhe të marrë në një shtet kontraktues të vetëm gjatë një viti kalendarik, nuk do t’i kalojë 27,5% të shumës totale të kontributit vjetor mbi bazën e protokollit 1992 që amendon Konventë, e Fondit të vitit 1971, lidhur me vitin kalendarik.
2. Nëse zbatimi i parashikimeve të paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 12 do të rezultojë në një shumë të përgjithshme të kontributeve të pagueshme nga kontribuesit në një shtet kontraktues të vetëm, në lidhje me një vit kalendarik të dhënë, më shumë se 27,5% të shumës totale të kontributeve të pagueshme nga të gjithë kontribuesit në këtë shtet do të reduktohen pro rata në mënyrë të tillë që shuma e tyre e përgjithshme e kontributeve të jetë 27.5% të shumës totale të kontributeve vjetore ndaj Fondit përsa i përket këtij viti.
3. Nëse kontributi i pagueshëm nga persona në një shtet kontraktues të dhënë do të reduktohet mbi bazën e paragrafit 2 të këtij neni, kontributi i pagueshëm nga personat në të gjithë shtetet e tjera kontraktuese do të rritet pro rata në mënyrë të tillë që të sigurojë që shuma totale e kontributeve të pagueshme nga të gjithë personat që kanë përgjegjësi për të kontribuar ndaj Fondit, lidhur me vitin kalendarik në fjalë, do të arrijë shumën totale të kontributeve të vendosura nga Asambleja.
4. Parashikimet në paragrafët 1 deri në 3 të këtij neni do të funksionojnë derisa sasia totale e karburantit të furnizuar dhe të marrë në të gjitha shtetet kontraktuese në një vit kalendarik të arrijë 750 milionë ton ose derisa periudha e 5 vjetëve pas datës së hyrjes në fuqi të protokollit të 1992 të përfundojë, një nga të dyja kush të ndodhë më përpara.
Neni 36 (katër)
Pa marrë parasysh parashikimet e kësaj Konvente, parashikimet që vijojnë do të zbatohen ndaj administratës së Fondit gjatë periudhës në të cilën të dyja, Konventa e Fondit 1971 dhe kjo Konventë janë në fuqi:
a) Sekretariati i Fondit i krijuar nga Konventa e Fondit 1971 (këtu më poshtë i referuar si “Fondi 1971”), i kryesuar nga Drejtori, mundet gjithashtu të funksionojë si sekretariat dhe Drejtor i Fondit.
b) Në qoftë se, në përputhje me nënparagrafin (a), sekretariati ose drejtori i fondit të 1971, gjithashtu kryen funksionet e sekretariatit dhe Drejtorit të Fondit, Fondi do të përfaqësohet, në rastin e konfliktit të interesave ndërmjet Fondit 1971 dhe Fondit, nga kryetari i Asamblesë të Fondit.
c) Drejtori, stafi dhe ekspertët e caktuar nga ai, që zbatojnë detyrat e tij sipas kësaj Konvente dhe Konventës së Fondit 1971, nuk do të konsiderohen sikur po thyejnë parashikimet e nenit 30 të kësaj Konvente përderisa ata shkarkojnë detyrat e tyre në përputhje me këtë nen.
d) Asambleja e Fondit do të përpiqet të mos marrë asnjë vendim, i cili është jokompatible me vendimet e marra nga Asambleja e Fondit 1971. Nëse diferencat e opinioneve, lidhur me çështjet e zakonshme administrative ngrihen, Asambleja e Fondit do të përpiqet të arrijë konsensusin me Asamblenë e Fondit 1971, në frymën e bashkëpunimit miqësor dhe me qëllimin e përbashkët të të dyjave të organizatës.
e) Fondet mundet të kenë sukses ndaj të drejtave, detyrimeve dhe aseteve të Fondit 1971, nëse Asambleja e Fondit 1971 vendos kështu, në përputhje me nenin 44 paragrafi 2 i Konventës së Fondit 1971.
f) Fondi do të rimbursojë ndaj Fondit 1971 të gjitha kostot dhe shpenzimet e ngritura nga shërbimet administrative të kryera nga Fondi 1971 në emër të Fondit.
Neni 36 (pesë)
Klauzolat përfundimtare
Klauzolat përfundimtare të kësaj Konvente do të jenë neni 28 deri në nenin 39 të protokollit 1992 që amendojnë Konventën e Fondit 1971. Referimet në këtë Konventë ndaj shteteve kontraktuese do të merren për të nënkuptuar referimet ndaj shteteve kontraktuese të këtij protokolli.
Klauzolat përfundimtare të protokollit të 1992 për të amenduar Konventën e Fondit të vitit 1971.
Neni 28
1. Ky protokoll do të jetë i hapur për firmosje në Londër nga 15 janari 1993 deri në 14 janar 1994 nga çdo shtet i cili ka firmosur Konventën e Përgjegjësisë së 1992.
2. Mbi bazën e paragrafit 4, ky protokoll do të ratifikohet, pranohet ose miratohet nga shtetet të cilat e firmosin atë.
3. Mbi bazën e paragrafit 4, ky protokoll është i hapur për aderim nga shtetet të cilat nuk e kanë firmosur atë.
4. Ky protokoll mund të ratifikohet, pranohet, miratohet ose të aderohet vetëm nga shtetet të cilët kanë ratifikuar, pranuar, miratuar ose aderuar në Konventën e Përgjegjësisë së vitit 1992.
5. Ratifikimi, pranimi ose aderimi do të realizohet me anën e depozitimit të një instrumenti formal për këtë qëllim te Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës.
6. Një shtet i cili është palë e këtij protokolli, por që nuk është palë e Konventës së Fondit 1971, do të niset nga parashikimet e Konventës së Fondit të 1971 si amendohet nga ky protokoll në lidhje me palët e tjera që përmenden këtu.
7. Çdo instrument ratifikimi, pranimi, miratimi ose aderimi i depozituar pas hyrjes në fuqi të një amendamenti, ndaj Konventës së Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll, do të merrt sikur zbatohet Konventa e amenduar, si modifikohet nga këto amendamente.
Neni 29
Informacioni në lidhje me karburantin e furnizuar
1. Përpara se protokolli të hyjë në fuqi për këtë shtet, ky shtet, kur depoziton një instrument të referuar në nenin 28 paragrafi 5, dhe si rrjedhim në një datë të përcaktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, do t’i komunikojë atij emrin dhe adresën e çdo personi i cili, lidhur me këtë shtet, do të jetë përgjegjës për të kontribuar ndaj Fondit mbështetur në nenin 10 të Konventës së Fondit 1971 të amenduar nga ky protokoll, si dhe datën mbi sasitë thelbësore të karburantit të marrë nga çdo person i tillë në territorin e shtetit gjatë vitit kalendarik të mëparshëm.
2. Gjatë periudhës transitore, Drejtori, për palët, do t’i komunikojë çdo vit Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës të dhënat mbi sasitë e karburantit të furnizuara nga personi përgjegjës për të kontribuar tek Fondi mbi bazën e nenit 10 të Konventës së Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll.
Neni 30
Hyrja në fuqi
1. Protokolli do të hyjë në fuqi dymbëdhjetë muaj pas datës në të cilën janë plotësuar kërkesat që vijojnë:
a) Minimumi të kenë depozituar tetë shtete instrumentin e ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit te Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës;
b) Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës ka marrë informacion në përputhje me nenin 29 që këta persona, të cilët duhet të jenë përgjegjës për të kontribuar sipas nenit 10 të Konventës së Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll, kanë marrë gjatë vitit të mëparshëm kalendarik një sasi totale të së paku 450 milionë ton karburant të furnizuar.
2. Megjithatë ku protokoll nuk do të hyjë në fuqi përpara hyrjes në fuqi të Konventës së Përgjegjësisë 1992.
3. Për secilin shtet i cili ratifikon, pranon, miraton ose aderon në këtë protokoll, pasi kushtet sipas paragrafit 1, për hyrjen në fuqi të jenë plotësuar, protokolli do të hyjë në fuqi dymbëdhjetë muaj pas datës së depozitimit nga shtete të tilla të instrumentit përkatës.
4. Çdo shtet në kohën e depozitimit të instrumentit të tij të ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit në lidhje me këtë protokoll, mundet të deklarojë që instrumente të tilla nuk do të hyjnë në fuqi për qëllimet e këtij neni deri në përfundimin e periudhës 6-mujore të nenit 31.
5. Çdo shtet i cili ka bërë një deklaratë në përputhje me paragrafin e mëparshëm mundet ta kundërshtojë atë në çdo kohë me anën e një njoftimi të adresuar Sekretarit të Përgjithshëm të Oganizatës. Çdo kundërshtim i tillë do të hyjë në fuqi në datën e marrjes së njoftimit dhe çdo shtet që bën një kundërshtim të tillë do të konsiderohet sikur ka depozituar instrumentin e tij të ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit në lidhje me këtë protokoll në këtë datë.
6. Çdo shtet i cili ka bërë një deklaratë sipas nenit 13 paragrafi 2 të protokollit të 1992, i cili amendon Konventën e Përgjegjësisë 1969, do të konsiderohet sikur ka bërë gjithashtu një deklaratë sipas paragrafit 4 të këtij neni. Kundërshtimi i një deklarate sipas nenit 13 në fjalë, paragrafi 2, do të konsiderohet sikur përbën një kundërshtim gjithashtu sipas paragrafit 5 të këtij neni.
Neni 31
Denoncimi i konventave të 1969 dhe 1971
1. Mbi bazën e nenit 30, brenda gjashtë muajve pas datës në të cilën janë plotësuar kërkesat që vijojnë:
a) Minimumi tetë shtete janë palë në këtë protokoll ose kanë depozituar instrumentet e ratifikimit, pranimit, miratimit ose aderimit te Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, pavarësisht nëse janë ose jo objekt i nenit 30 paragrafi 4.
b) Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës ka marrë informacion në përputhje me nenin 29 që këta persona të cilët janë ose do të jenë përgjegjës për të kontribuar në zbatim të nenit 10 të Konventës së Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll ka marrë gjatë vitit kalendarik të mëparshëm.
Secila palë në këtë protokoll dhe secili shtet i cili ka depozituar një instrument ratifikimi, pranimi, miratimi ose aderimi, pavarësisht nëse është objekt i nenit 30 paragrafi 4, nëse është palë, do të denoncojë Konventën e Fondit 1971 dhe Konventën e Përgjegjësisë 1969 me fuqinë dymbëdhjetë muaj pas skadimit të periudhës së mësipërme prej 6 muajsh.
Neni 32
Rishikimi dhe amendimi
1. Për qëllimet e rishikimit ose amendimit të Konventës së Fondit 1992 nga Organizata do të mblidhet një konferencë.
2. Organizata do të mbledhë një konferencë të shteteve kontraktuese për qëllimet e rishikimit ose amendimit të Konventës së Fondit me kërkesën e jo më pak se një të tretën e të gjitha shteteve kontraktuese.
Neni 33
Amendamenti i kufijve të kompensimit
1. Pas kërkesës të minimumit një të katrës së të gjitha shteteve kontraktuese, çdo propozim për amendimin e kufijve të shumës së kompensimit të paraqitur në nenin 4 paragrafi 4 i Konventës së Fondit 1971, si amendohet nga ky protokoll do të qarkullohet nga Sekretari i Përgjithshëm, të gjithë anëtarëve të Organizatës dhe të gjitha shteteve kontraktuese.
2. Çdo amendament i propozuar dhe qarkulluar si më sipër do t’i parashtrohet Komisionit Ligjor të organizatës për konsideratë në datën gjashtë muaj pas datës së qarkullimit të tij.
3. Të gjitha shtetet kontraktuese në Konventën e Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll, pavarësisht nëse janë ose jo anëtare të Organizatës, do të kenë të drejtën të marrin pjesë në procedurat e Komisionit Ligjor për konsideratë dhe adoptimin e amendamenteve.
4. Amendamentet do të adoptohen nga dy të tretat e maxhorancës të shteteve kontraktuese që janë prezent dhe votojnë në Komisionin Ligjor, të zgjeruar si parashikohet në paragrafin 3, me kushtin që minimumi gjysma e shteteve kontraktuese të jenë prezent dhe të votojnë.
5. Kur vepron për një propozim për amendim të kufijve, Komisioni Ligjor do të marrë në konsideratë eksperiencën e aksidenteve dhe në veçanti shumën e dëmit që rezulton si rrjedhim dhe ndryshimeve në vlerat monetare. Ai do të marrë gjithashtu në konsideratë marrëdhëniet ndërmjet kufijve të nenit 4 paragrafit 4 të Konventës së Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll dhe atij të nenit 5 paragrafit 1 të Konventës Ndërkombëtare mbi përgjegjësinë civile për dëmin nga ndotja e karburantit 1992.
6. (a)Asnjë amendament i kufijve sipas këtij neni nuk do të merret në konsideratë përpara 15 janarit 1998 jo më pak se pesë vjet nga data e hyrjes në fuqi të një amendamenti të mëparshëm sipas këtij neni. Asnjë amendament sipas këtij neni do të konsiderohet përpara hyrjes në fuqi të këtij protokolli.
b) Asnjë kufi nuk do të rritet në mënyrë të tillë që të tejkalojë një shumë e cila i korrespondon kufijve të paraqitur në Konventën e Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll e rritur në 6 për qind në vit të llogaritur mbi baza të përbëra nga 15 janari i vitit 1993.
c) Asnjë kufi mund të mos rritet në mënyrë të tillë që të tejkalojë shumën e cila i korrespondon kufijve të paraqitur në Konventën e Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll i shumëzuar me tre.
7. Çdo amendament i adoptuar në përputhje me paragrafin 4 do t’u njoftohet nga Organizata të gjitha shteteve kontraktuese. Amendamenti do të konsiderohet që është pranuar në fund të periudhës prej tetëmbëdhjetë muaj pas datës së njoftimit, përveçse kur brenda kësaj periudhe jo më pak se një e katërta e shteteve që ishin palë kontraktuese në kohën e adoptimit të amendamentit nga Komisioni Ligjor i ka komunikuar Organizatës që ata nuk e pranojnë amendamentin, rast në të cilin amendamenti është i hedhur poshtë dhe nuk do të ketë fuqi.
8. Një amendament që del se është i pranuar në përputhje me paragrafin 7 do të hyjë në fuqi tetëmbëdhjetë muaj pas pranimit të tij.
9. Të gjitha shtetet kontraktuese do të udhëhiqen nga amendamenti, përveçse kur ato denoncojnë këtë protokoll në përputhje me nenin 34 paragrafi 1 dhe 2, minimumi gjashtë muaj përpara hyrjes së amendamentit në fuqi. Një denoncim i tillë do të hyjë në fuqi kur amendamenti hyn në fuqi.
10. Kur një amendament është adoptuar nga Komisioni Ligjor, por periudha prej tetëmbëdhjetë muaj për pranimin e tij akoma nuk ka kaluar, një shtet i cili bëhet shtet kontraktues gjatë kësaj periudhe do të udhëhiqet sipas amendamentit, nëse ai hyn në fuqi. Një shtet i cili bëhet shtet kontraktuese pas kësaj periudhe do të udhëhiqet nga amendamenti i cili është pranuar në përputhje me paragrafin 7. Në rastet e referuara në këtë paragraf, një shtet udhëhiqet nga një amendament kur ky amendament hyn në fuqi ose kur ky protokoll hyn në fuqi për këtë shtet, nëse është më vonë.
Neni 34
Denoncimi
1. Ky protokoll mundet të denoncohet nga çdo palë në çdo kohë pas datës në të cilën hyn në fuqi për këtë palë.
2. Denoncimi do të hyjë në fuqi me anën e depozitimit të një instrumenti te Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës.
3. Një denoncim do të hyjë në fuqi dymbëdhjetë muaj ose për një periudhë më të gjatë si mund të specifikohet në instrumentin e denoncimit, pas depozitimit të tij te Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës.
4. Denoncimi i Konventës së Përgjegjësisë së 1992 do të konsiderohet si një denoncim i këtij protokolli. Një denoncim i tillë do të hyjë në fuqi në datën në të cilën denoncimi i protokollit të 1992 për të amenduar Konventën e Përgjegjësisë 1969 hyn në fuqi sipas nenit 16 të këtij protokolli.
5. Çdo shtet kontraktues në këtë protokoll, i cili nuk e ka denoncuar Konventën e Fondit 1971 dhe Konventën e Përgjegjësisë 1969 si kërkohet nga neni 31 do të merret sikur ka denoncuar këtë protokoll me efektin e dymbëdhjetë muajve pas skadimit të periudhës prej gjashtë muaj të përmendur në këtë nen. Që nga data në të cilin denoncimi i parashikuar në nenin 31 hyn në fuqi, çdo palë e këtij protokolli e cila depoziton një instrument ratifikimi, pranimi, miratimi ose aderimi ndaj Konventës së Përgjegjësisë 1969, do të konsiderohet sikur ka denoncuar këtë protokoll me hyrje në fuqi nga data në të cilën një instrument i tillë hyn në fuqi.
6. Meqenëse ndërmjet palëve në këtë protokoll, denoncimi nga secila nga ato e Konventës së Fondit 1971 në përputhje me nenin 41 nuk do të thotë në asnjë mënyrë denoncim të Konventës së Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll.
7. Pa përmendur denoncimin e këtij protokolli nga një palë mbi bazën e këtij neni, çdo parashikim i këtij protokolli, lidhur me detyrimet për të dhënë kontribute sipas nenit 10 të Konventës së Fondit 1971 si amendohet nga ky protokoll, në lidhje me një aksident referuar në nenin 12 paragrafi 2(b) i kësaj Konvente të amenduar dhe që ndodh përpara se denoncimi të hyjë në fuqi, do të vazhdojë të zbatohet.
Neni 35
Sesionet e jashtëzakonshme të Asamblesë
1. Çdo shtet kontraktues, brenda nëntëdhjetë ditëve pas depozitimit të një instrumenti denoncimi, rezultatet e të cilave ai i konsideron se do të rrisin në mënyrë thelbësore nivelin e kontributeve për shtetet e tjera kontraktuese, mund të kërkojë ndaj Drejtorit për të mbledhur një sesion të jashtëzakonshëm të Asamblesë. Drejtori do të mbledhë Asamblenë për t’u takuar jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë pas marrjes së kësaj kërkese.
2. Drejtori mund të mbledhë, me iniciativën e tij, një sesion të jashtëzakonshëm të Asamblesë për t’u takuar brenda gjashtëdhjetë ditëve pas depozitimit të çdo instrumenti të denoncimit, nëse ai e konsideron që një denoncim i tillë do të rezultojë në një rritje thelbësore në nivelin e kontributeve të shteteve kontraktuese të tjera.
3. Nëse Asambleja mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm në përputhje me paragrafët 1 dhe 2, vendos që ky denoncim do të rezultojë në një rritje thelbësore në nivelin e kontributeve për shtetet kontraktuese të tjera, çdo shtet i tillë, jo më vonë se njëqind e njëzet ditë përpara datës në të cilën denoncimi hyn në fuqi, mund të denoncojë këtë protokoll me efektin nga e njëjta ditë.
Neni 36
Përfundimi
1. Ky protokoll do të pushojë së qeni në fuqi në datën kur numri i shteteve kontraktuese bie poshtë tre.
2. Shtetet që udhëhiqen nga ky protokoll në ditën përpara datës së pushimit të qenies në fuqi do të bëjnë t’i japin të drejtën Fondit të ushtrojnë funksionet e tij si përshkruhen në nenin 37 të këtij protokolli dhe, vetëm për këtë qëllim, do të mbeten të udhëhequr nga ky protokoll.
Neni 37
Hapësira e Fondit
1. Nëse ky protokoll pushon së qeni në fuqi, Fondi megjithatë:
a) duhet të plotësojë detyrimet e tij në lidhje me një aksident që ndodh përpara se protokolli të pushojë së qeni në fuqi;
b) të jetë i ngarkuar të ushtrojë të drejtat e tij për kontributet në hapësirën që këto kontribute janë të nevojshme për t’u përputhur me detyrimet sipas nënparagrafit (a), duke përfshirë shpenzimet për administratën e Fondit të nevojshëm për këtë qëllim.
2. Asambleja do të marrë të gjitha masat përkatëse për të përfunduar të gjithë hapësirën e Fondit duke përfshirë në një mënyrë të njëjtë të çdo aseti të mbetur ndërmjet personave që kanë kontribuar tek Fondi.
3. Për qëllimet e këtij neni fondi do të mbetet një person ligjor.
Neni 38
Depozitimi
1. Ky protokoll dhe çdo amendament i pranuar sipas nenit 33 do të depozitohet te Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës.
2. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës:
a) Do të të informojë të gjitha shtetet të cilat kanë firmosur ose aderuar në këtë protokoll për:
i) secilën firmosje ose depozitim të ri të një instrumenti, së bashku me datën përkatëse;
ii) secilën deklaratë dhe njoftim sipas nenit 30, duke përfshirë deklaratat dhe kundërshtimet që konsiderohen si të bëra sipas këtij neni;
iii) datën e hyrjes në fuqi të këtij protokolli;
iv) datën kur denoncimet e parashikuara në nenin 31 kërkohet që të bëhen;
v) çdo propozim që amendon kufijtë e shumave të kompensimit të cilat janë bërë në përputhje me nenin 33 paragrafi 1;
vi) çdo amendament i cili është adoptuar në përputhje me nenin 33 paragrafi 4;
vii) çdo amendament që konsiderohet i pranuar sipas nenit 33 paragrafi 7, së bashku me datën në të cilën ky amendament do të hyjë në fuqi në përputhje me paragrafët 8 dhe 9 të këtij neni;
viii) depozitimin e një instrumenti të këtij protokolli, së bashku me datën e depozitimit dhe datën në të cilën ai hyn në fuqi;
ix) çdo denoncim të konsideruar sikur është bërë sipas nenit 34 paragrafi 5;
x) çdo komunikim i kërkuar nga çdo nen i këtij protokolli;
b) Transmetimin e kopjes së vërtetuar të këtij protokolli të gjitha shteteve firmosëse dhe të gjitha shteteve të cilat aderojnë në këtë protokoll.
3. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij protokolli, teksti do të transmetohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për regjistrim dhe publikim, në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Neni 39
Gjuhët
Ky protokoll bëhet në një kopje të vetme origjinale në gjuhët arabe, kineze, angleze, franceze, ruse dhe spanjolle, duke qenë secili tekst autentikisht i barabartë.
Leave a comment