LIGJ
Nr.9956, datë 17.7.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN “PËRBALLIMI DHE ZBUTJA E RREZIKUT NGA FATKEQËSITË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Përballimi dhe zbutja e rrezikut nga fatkeqësitë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5834, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE FINANCIARE
(PROJEKTI PËR PËRBALLIMIN DHE ZBUTJEN E RREZIKUT NGA KATASTROFAT) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE
SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM
Marrëveshje e datës _________, 200_, ndërmjet Shqipërisë (Përfituesit) dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (Shoqatës).
Duke pasur parasysh se:
A) Shoqata ka marrë një letër të politikave të zhvillimit më datën ____ maj 2008 nga Përfituesi, ku përshkruhen programi i veprimeve, objektivat dhe politikat (programi), i cili synon të forcojë kapacitetet kombëtare në përgatitje dhe përgjigje ndaj katastrofave dhe në të cilën deklarohet angazhimi i Përfituesit për implementimin e këtij programi;
B) Përfituesi ka kërkuar mbështetjen e Shoqatës në implementimin e projektit nëpërmjet një sërë huash [1] për një periudhë afërsisht 8-vjeçare, e cila do të përdoret nga Përfituesi në implementimin e programit;
C) Duke qenë se Përfituesi mbetet i kënaqur me realizueshmërinë dhe prioritetin e fazës së parë të Programit (Projekti) të përshkruar në listën 1 bashkëngjitur kësaj Marrëveshjeje, i ka kërkuar Shoqatës asistencën e vet në financimin e këtij projekti;
D) Përfituesi i ka kërkuar Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Bankës) të japë asistencë shtesë në financimin e projektit me anë të një Marrëveshjeje të së njëjtës datë nëpërmjet Palëve, midis Përfituesit dhe Bankës (Marrëveshje e huasë), Banka bie dakord t’i sigurojë Përfituesit një hua të tillë në një shumë prej 2 milionë euro (2 000 000 euro) (Hua): dhe
duke pasur parasysh që Përfituesi dhe Shoqata nëpërmjet kësaj bien dakord që:
Neni I
Kushtet e përgjithshme, përkufizimet
1.01 Kushtet e përgjithshme (siç përcaktohen në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) konsiderohen pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshjeje.
1.02 Nëse konteksti e kërkon ndryshe, terminologjia në shkronja kapitale e përdorur në këtë Marrëveshje ruan po atë kuptim që i është caktuar asaj në kushtet e përgjithshme, si dhe në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje.
Neni II
Financimi
2.01 Shoqata bie dakord t’i japë Përfituesit, sipas afateve dhe kushteve të paraqitura ose të përmendura në këtë Marrëveshje, një kredi në shumën prej tre milionë e tetëqind mijë të drejta të veçanta tërheqjeje (3,800,000 SDR) (Kredia) për të ndihmuar në financimin e projektit.
2.02 Përfituesi mund të tërheqë shumën e financimit në përputhje me seksionin IV të programit 2 bashkëngjitur kësaj Marrëveshjeje.
2.03 Norma e tarifës së angazhimit maksimal financiar e pagueshme nga Përfituesi në bilancin e patërhequr të financimit do të jetë me ½ e përqindjes (1/2 of 1%) në vit.
2.04 Tarifa e shërbimit e pagueshme nga Përfituesi në bilancin e kredisë së patërhequr do të jetë e barabartë me ¾ e përqindjes (3/4 të 1 %) në vit.
2.05 Datat e pagesës janë 15 mars dhe 15 shtator në secilin vit.
2.06 Sasia kryesore e kredisë do të shlyhet në përputhje me programin e shlyerjes të paraqitur në programin 3 të kësaj Marrëveshjeje.
2.07 Monedha e pagesës do të jetë euro.
Neni III
Projekti
3.01 Përfituesi deklaron angazhimin e tij në arritjen e objektivave të projektit dhe të programit. Për këtë qëllim, Përfituesi: i) do të realizojë: A) pjesët 1 dhe 5 të projektit me anë të MB-së; B) pjesa 3 e projektit do të realizohet nga MPBTT; dhe C) pjesa 4 e projektit do të realizohet nga MF; dhe (ii) të bëjë që pjesa 2 e projektit të realizohet nga IEUM, të gjitha në përputhje me dispozitat e nenit IV të kushteve të përgjithshme.
3.02 Duke mos vendosur kufizime ndaj dispozitave të seksionit 3.01 të kësaj Marrëveshjeje, përjashtuar rastet kur Përfituesi dhe Shoqata bien dakord ndryshe, Përfituesi duhet të sigurojë që projekti të realizohet në përputhje me dispozitat e programit 2 bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje.
Neni IV
Masa ndreqëse nga Shoqata
Ngjarje të tjera që çojnë në pezullim përbëhen nga sa më poshtë:
a) Një situatë ka lindur që e bën të pamundur implementimin e një pjese të projektit apo një pjese përbërëse të tij.
b) Kur IEUM nuk realizon detyrimet e veta sipas Marrëveshjes së ekzekutimit.
c) Si rezultat i ngjarjeve që kanë ndodhur pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, një situatë e jashtëzakonshme ka lindur që do ta bëjë të pamundur punën e IEUM në realizimin e detyrimeve sipas Marrëveshjes së ekzekutimit.
d) Përfituesi ose ndonjë autoritet tjetër që ka juridiksion mund të ketë marrë ndonjë veprim për shkrirjen ose shpërbërjen e IEUM-së ose për pezullimin e aktiviteteve dhe veprimeve të tij.
e) Kur ndonjë dispozitë e legjislacionit të funksionimit të IEUM-së është amenduar, hequr përkohësisht, shfuqizuar, anuluar apo nuk merret parasysh dhe që cenon materialisht dhe në mënyrë të pafavorshme aftësinë e IEUM-së në realizimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e ekzekutimit.
f) Kur ndonjë dispozitë e vendimeve në rast emergjencash është amenduar, hequr përkohësisht, shfuqizuar apo anuluar, ose kur ndonjë ligj, dekret apo legjislacion ose instrument i njëjtë është adoptuar, i cili cenon materialisht dhe në mënyrë të pafavorshme biznesin, veprimet dhe detyrat e kompanisë së sigurimeve ndaj rreziqeve katastrofike në Europën Juglindore.
Neni V
Hyrja në fuqi, përfundimi
5.01 Kushtet e tjera të hyrjes në fuqi përbëhen nga sa më poshtë:
a) Marrëveshja e ekzekutimit është realizuar në emër të Përfituesit dhe të IEUM-së; dhe
b) Përfituesi, me anë të MB-së, do të krijojë grupin e menaxhimit të projektit siç përshkruhet në paragrafin 3 të seksionit I.A të programit 2 të kësaj Marrëveshjeje sipas kushteve të referencës dhe me përbërje që do të jetë e pranueshme nga Shoqata.
5.02 Çështja ligjore shtesë përbëhet vetëm nga ajo që vijon, kryesisht, se Marrëveshja e ekzekutimit është autorizuar sipas rregullave nga Përfituesi dhe nga IEUM dhe është ligjërisht e detyrueshme për Përfituesin dhe IEUM në përputhje me afatet dhe kushtet.
5.03Afati i hyrjes së fuqi është nëntëdhjetë (90) ditë pas datës së nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje.
5.04 Për qëllime të seksionit 8.05 (b) të kushteve të përgjithshme, data në të cilën detyrimet e Përfituesit sipas kësaj Marrëveshjeje (duke përjashtuar ato që sigurojnë detyrimet e pagesës) do të përfundojnë brenda 20 vitesh pas datës së kësaj Marrëveshjeje.
Neni VI
Përfaqësuesi, adresat
6.01 Përfaqësuesi i Përfituesit është:
6.02 Adresa e Përfituesit është:
Ministria e Financave
Bulevardi: “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1
Tiranë
Shqipëri
Faksimil:
(355)-42-228494
6.03. Adresa e Shoqatës është:
Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim
1818 H Street, N.W.
Washington, D.C. 20433
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Adresa postare: Teleks: Faksimil:
INDEVAS 248423 (MCI) (1)-202-477-6391
Washington, D.C.
Nënshkruar në ______________, __________, sipas datës dhe vitit që shkruhet më lart midis:
SHQIPËRISË
Nga
Përfaqësuesi i autorizuar
dhe
SHOQATËS SË ZHVILLIMIT NDËRKOMBËTAR
Nga
Përfaqësuesi i autorizuar
PROGRAMI 1
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Objektivi i projektit është forcimi i kapaciteteve institucionale (i) reduktimi i rrezikut/pikave të dobëta të përfituesit të huasë ndaj katastrofave natyrore apo atyre të shkaktuara nga aktivitetet e njeriut; dhe b) kufizimi i humbjeve njerëzore, ekonomike dhe financiare ndaj këtyre katastrofave.
Projekti përbën fazën e parë të programit dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme:
Pjesa 1: Gatishmëria ndaj dhe menaxhimi i rrezikut të katastrofave
Realizimi i një programi në mbështetje të krijimit të kapaciteteve në përgjigje të situatave emergjente nëpërmjet sigurimit të pajisjeve të nevojshme dhe forcimit të planifikimit për zbutjen e rrezikut të katastrofave, duke përfshirë në mënyrë specifike elementët e mëposhtëm:
1. Forcimi i planifikimit të zbutjes së rrezikut të katastrofave dhe menaxhimi i situatave të jashtëzakonshme
a) Realizimi i rishikimit dhe përditësimit të kuadrit ligjor të vendit lidhur me reagimin ndaj situatave të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe rishikimet e ligjit të vitit 2001 mbi shërbimet e emergjencave civile, rishikimin e draftlegjislacionit, hartimin e kuadrit themelor rregullator dhe propagandimin e ligjit të ri të propozuar te partnerët e duhur.
b) Zhvillimin e një strategjie kombëtare për menaxhimin e rrezikut të katastrofave dhe programin e investimeve me synim formulimin e një seti prioritar të investimeve kryesore në zbutjen dhe përballimin e situatave të jashtëzakonshme.
c) Përgatitjen dhe implementimin e ndërgjegjësimit publik dhe fushatave arsimore që përfshijnë: i) rritjen e ndërgjegjësimit publik nëpërmjet hartimit të kurrikulave shkollore lidhur me përgatitjen në rast katastrofash, botimin e materialeve arsimore dhe trajnimin e mësuesve në zbatim të kësaj kurrikule; dhe ii) hartimin e strategjive multimediatike të komunikimit publik duke përdorur, mes të tjerash, radion, televizionin dhe internetin.
2. Forcimi i reagimit/përgjigjes ndaj situatave të jashtëzakonshme
a) Realizimi i një vlerësimi formal të nevojave për pajisje që përdoren në rast situatash të jashtëzakonshme dhe, në bazë të tyre, sigurimi i pajisjeve për grupet e kërkim-shpëtimit në zonat urbane, operacionet e shpëtimit në rast përmbytjesh, ose në rast të bllokimit të zonave malore nga dëbora, si dhe pajisje të mbrojtjes personale dhe krijimi i një qendre të lëvizshme operacionale.
b) Forcimi i qendrave ekzistuese të operacioneve në rast situatash të jashtëzakonshme, përfshirë sigurimin me pajisje të qendrës kombëtare të operacioneve dhe asistencë teknike për krijimin e tri qendrave operacionale rajonale, përfshirë vlerësimet e nevojshme të impaktit në mjedis dhe të atyre në jetën e njerëzve.
c) Realizimi i studimeve të fizibilitetit dhe projekteve për krijimin e një sistemi të integruar të thirrjeve telefonike në rast katastrofash “112” dhe të një sistemi të komunikimit në rast emergjencash, veçanërisht krijimin e një sistemi të komunikimit me radio.
d) Hartimi i procedurave të detajuara që ndiqen në përgjigje të situatave të jashtëzakonshme për të bërë të mundur ndërhyrjet e shpeshta dhe të efektshme në rast ngjarjesh me përmasa katastrofike.
e) Sigurimi i trajnimit të specializuar për personat që reagojnë të parët ndaj situatave të jashtëzakonshme, si dhe sigurimi i rekomandimeve për reagime të duhura, përfshirë aktivitete ushtrimore për mbrojtjen civile, skuadrat zjarrfikëse dhe personelin mjekësor.
Pjesa 2: Forcimi i shërbimeve hidro-meteorologjike
Realizimi i një programi në mbështetje të reduktimit të rrezikut ndaj katastrofave përmes sigurimit të parashikimeve dhe shërbimeve të sakta hidro-meteorologjike që u përgjigjen më mirë nevojave të drejtuesve të risqeve katastrofike në sektorin e parashikimit të motit që përfshijnë:
1. Forcimi i aksesit ndaj të dhënave
Krijimi i lidhjeve të telekomunikacionit dhe shërbimeve kompjuterike në Institutin e Mjedisit, Ujërave dhe Energjisë të cilat duhet të jenë të përshtatshme për komunikim në kohë reale me stacionet në terren, modelim të modernizuar dhe me rezolutë më të lartë të shërbimeve meteorologjike, si dhe menaxhimin e ndarjen e një volumi të madh të dhënash mbi motin dhe klimën, si brenda territorit të Përfituesit, ashtu dhe me partnerët e tjerë të Organizatës Botërore Meteorologjike. Kjo qendër do të përbëhet nga instalimi i një rrjeti të shëndoshë intraneti (brenda rrjetit) i aftë për të mbështetur funksionet parashikuese të IEUM-së, krijimin, lidhjen në rrjet, menaxhimin e të dhënave, krijimin e serverëve të aplikimit, stacionet për stafin, furnizim pa ndërprerje me energji elektrike, përmirësim në lidhjet e telekomunikacionit nga stacionet në terren me stacionin qendror, pajisje për menaxhimin e të dhënave, përfshirë instalimin e skanerit, softuerëve dhe stacioneve për arkivimin e të dhënave të kaluara, si dhe kontrollin cilësor e arkivimin e të dhënave aktuale dhe krijimin e një uebsajti dinamik për të paraqitur dhe ndarë të dhënat dhe parashikimet atmosferike.
2. Përmirësimi i rrjetit të monitorimit dhe parashikimit të motit
Forcimi i rrjetit të monitorimit të sipërfaqes përfshirë atë tek IEUM, MM, si dhe tek Agjencia e Trafikut Ajror për të rinovuar stacionet meteorologjike ekzistuese dhe për të siguruar stacione meteorologjike dhe hidrologjike monitorimi, si dhe stacione të specializuara apo stacione ultratingull në shtresat sipërfaqësore të ajrit, si dhe një stacion satelitor me lidhje poshtë për të mundësuar një përdorim sa më produktiv të të dhënave satelitore për qëllime të ndryshme.
3. Krijimi i kapacitetit për të përgatitur produkte parashikimi për menaxhimin e katastrofave
Forcimi i kapaciteteve parashikuese të motit pranë IEUM-së, me synim përgatitjen e produkteve bazë më të sakta të parashikimit në harmoni me menaxhimin e katastrofave nëpërmjet sigurimit të softuerëve, trajnimin dhe kompjuterizimin e burimeve të nevojshme për të ndërmarrë një model të motit në një zonë lokale në vend dhe në bazë të saj për të forcuar shërbime, si informimin në kohë për dukuri atmosferike të pafavorshme me rezolutë më të lartë dhe kohë fillimi dhe përfundimi të dukurisë atmosferike në lidhje me kushtet e përmbytjeve dhe mbulimin me shtresë dëbore bazuar në parashikimin e reshjeve të shiut, paralajmërime për zjarre të shkaktuara nga moti, njoftime lidhur me kushtet e rrugës nën efektin e motit dhe njoftime për ngrica/thatësira për bujqësinë.
Pjesa 3: Krijimi i kodeve të ndërtesave
Realizimi i një programi për të reduktuar rreziqet nga katastrofat nëpërmjet hartimit të kodeve të përmirësuara dhe krijimit të mekanizmave për futjen e standardeve të përmirësuara, duke përfshirë:
1. Hartimin e një kodi kombëtar të ndërtesave
Realizimi i një rishikimi të legjislacionit të kodeve të ndërtesave, i cili aktualisht është në shqyrtim e sipër ku fokusi vihet tek kriteret e aplikueshme të projektimit ndaj tërmeteve, përfshirë asistencën për adoptimin e kodeve të Bashkimit Europian në vend.
2. Trajnimi ndaj inxhinierëve në standardet e reja të projektimit
Hartimi i materialeve të trajnimit për të trajnuar inxhinierë në kodet e reja të rishikuara të ndërtimit dhe trajnimi i mësuesve.
3. Zhvillimi i një mekanizmi për licencimin e inxhinierëve
Zhvillimi i një sistemi për të certifikuar, licencuar dhe rishikuar licencat për inxhinierët e projektimit dhe të mbikëqyrjes.
Pjesa 4: Kompania e sigurimeve të katastrofave në Europën Juglindore
1. Sigurimi i anëtarësimit të përfituesit në CRIF
Sigurimi i financimit për pagesën e anëtarësimit dhe pjesëmarrjes së Përfituesit në CRIF me synim sigurimin e aksesit ndaj produkteve financiarisht të përballueshme dhe të besueshme të sigurimeve ndaj katastrofave të cilat reduktojnë ekspozimin fiskal të Përfituesit ndaj fatkeqësive natyrore.
2. Vendosja e pranisë së CRIF në tregun e sigurimeve në Shqipëri
Realizimi i një programi, i cili synon të lehtësojë adoptimin e një kuadri politikash nga ana e Përfituesit, i aftë për të favorizuar funksionimin e CRIF në territorin e vet që përfshin miratimin dhe implementimin e ligjeve dhe rregulloreve në favor të funksionimit të CRIF dhe që lehtëson investimet në arsimin publik dhe ndërgjegjësimin e publikut për dobitë që sjell sigurimi ndaj katastrofave.
Pjesa 5: Menaxhimi i projektit
Sigurimi i mbështetjes në menaxhimin e projektit nëpërmjet financimit të kostove të përzgjedhura të menaxhimit, përfshirë shërbimet e konsulentëve, shërbimet për prokurimet dhe menaxhimin financiar, si dhe monitorimin dhe vlerësimin.
PROGRAMI 2
EKZEKUTIMI I PROJEKTIT
Seksioni I. Masat për implementimin e projektit
A. Përgatitja institucionale
1. Ministria e Brendshme
Përfituesi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të jetë përgjegjës për implementimin e projektit si institucioni kryesor përgjegjës për menaxhimin e katastrofave.
2. Komiteti drejtues i projektit
Përfituesi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë, përmes implementimit të projektit, jo më vonë se data 1 nëntor 2008 një komitet drejtues të implementimit (KDZ) të projektit sipas termave të referencës dhe burimeve të pranueshme nga Shoqata. Komiteti drejtues i implementimit të projektit do të jetë përgjegjës për sigurimin e koordinimit midis sektorëve të ndryshëm, duke monitoruar progresin në implementimin e projektit dhe duke zgjidhur probleme që lidhen me politikat lidhur me menaxhimin e rrezikut të katastrofave, si dhe probleme që lidhen me vonesa në implementimin e projektit. KDZ do të kryesohet nga Zëvendësministri i Brendshëm. Në përbërje të tij do të ketë përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile të Ministrisë së Brendshme, Drejtori i Institutit të Energjisë, Ujërave dhe Mjedisit, Shefi i Shërbimit të Parashikimit të Motit të Komandës së Forcave Ajrore, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile që shërben si Sekretariati i Projektit dhe Drejtoria e Strategjisë dhe Koordinimit të Donatorëve pranë Këshillit të Ministrave në rolin e vëzhguesit.
3. Grupi i menaxhimit të projektit
Përfituesi, përmes Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë gjatë implementimit të projektit një grup të menaxhimit të projektit (GMP) sipas termave të referencës dhe me burime të mjaftueshme të pranueshme nga ana e Shoqatës. Grupi i sipërpërmendur do të përgjigjet për menaxhimin e projektit pranë Ministrisë së Brendshme, si dhe për prokurimet, menaxhimin financiar dhe monitorimin e projektit në tërësi. Në përbërjen e grupit bëjnë pjesë stafi i emëruar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, ekspertë të kontraktuar për menaxhimin financiar dhe menaxhimin e prokurimeve, si dhe një koordinator i grupit të implementimit nga IEUM, MPPTT dhe MF respektivisht, për të koordinuar aktivitetet e agjencisë me grupin e menaxhimit të projektit.
4. Grupi (grupet) e implementimit
Përfituesi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë, përmes implementimit të projektit, jo më vonë se data 1 nëntor 2008 një grup zbatues brenda IEUM-së, MPPTT-së dhe Ministrisë së Financave sipas termave të referencës dhe me burime të pranueshme nga Shoqata. Secili grup zbatues do të jetë përgjegjës për të kontribuar ndaj elementeve kryesore, të implementimit të pjesës përkatëse të projektit, duke formuluar termat e referencës për aktivitetet respektive, duke marrë pjesë në komisionet e vlerësimit dhe miratimit të kontratave për firmë nga zyrtari i autorizuar i projektit. Çdo grup implementimi do të kryesohet nga koordinatori i grupit të implementimit dhe do të përfshijë specialistë sektori.
5. Grupi i punës për strategjinë e zbutjes së rrezikut ndaj katastrofave
Përfituesi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë, përmes implementimit të projektit, jo më vonë se data 1 tetor 2008, një grup pune për strategjinë e zbutjes së riskut të katastrofave sipas termave të referencave të pranueshme nga Shoqata dhe që përfshinë përfaqësues nga të gjitha ministritë që merren me zbutjen e riskut të katastrofave. Ky grup pune do të ketë përgjegjësinë që të përgatisë strategjinë kombëtare të zbutjes dhe përballimit të riskut të katastrofave të përmendura në paragrafin 3 të pjesës b të seksionit 1.
6. Grupi i punës i sigurimit të katastrofave
Me synim përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në CRIF, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas krijimit të CRIF, Përfituesi do të formojë një grup pune për sigurimin ndaj katastrofave, në përbërje të të cilit do të ketë përfaqësues të MF-së, të Autoritetit Mbikëqyrës të Institucioneve Financiare Jobankare dhe agjenci të tjera qeveritare dhe/ose institucione të tjera të përshtatshme. Grupi do të drejtohet nga kryetari i përzgjedhur nga MF-ja, i cili përfaqëon edhe Përfituesin në bordin e guvernatorëve të CRIF-së.
B. Modalitetet e implementimit
1. Pjesa e 2 e projektit: IEUM
I. Marrëveshje ekzekutimi
a) Me synim realizimin e pjesës 2 të projektit, Përfituesi, përmes MB-së do të nënshkruajë një marrëveshje ekzekutimi me IEUM-i sipas afateve dhe kushteve të pranueshme nga Shoqata, duke realizuar masat e nevojshme për ekzekutimin e pjesës 2 të projektit nga IEUM-i. Gjithashtu IEUM-së do të marrë përsipër që të botojë në faqen zyrtare elektronike të dhënat në bazë të ndryshoreve meteorologjike nga stacioni meteorologjik i cili është pajisur me aparatura dhe/ose lidhje telekomi sipas projektit.
b) Përfituesi do të ushtrojë të drejtat e veta sipas Marrëveshjes së ekzekutimit në mënyrë të tillë që të mbrojë interesat e Përfituesit dhe të Shoqatës dhe të përmbushë synimet e kredisë. Në rast se Shoqata bie dakord në formë të ndryshme nga sa këtu, atëherë Përfituesi nuk do të nënshkruajë, amendojë, shfuqizojë ose të heqë dorë nga Marrëveshja e ekzekutimit ose nga ndonjë prej dispozitave.
II. Kontratat e zbatimit
a) Jo më vonë se 31 janari 2010, Përfituesi, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të marrë të gjitha masat për të siguruar që IEUM-i të botojë në kohë reale në faqen elektronike zyrtare të dhënat për të gjitha ndryshoret meteorologjike nga stacioni meteorologjik, i cili është pajisur me aparatura dhe/ose lidhje telekomi sipas projektit.
b) Pa pasur ndonjë kufizim ndaj dispozitave të seksionit 4.03 të kushteve të përgjithshme, duke filluar me vitin fiskal 2008, si dhe gjatë gjithë fazave të implementimit të projektit, Përfituesi, përmes MASH-it do të marrë të gjitha masat e kërkuara që të sigurojë mbështetjen financiare të mjaftueshme për IEUM-in në mënyrë që të lehtësojë funksionimin e qëndrueshëm të aparaturave të reja dhe të atyre ekzistuese të kërkuara nga IEUM-së sipas projektit
c) Përfituesi, përmes MM-së, MASH-it dhe MPPTT-së, respektivisht, do të përfundojë jo më vonë se 30 nëntori 2008, një marrëveshje, sipas afateve dhe kushteve të pranueshme nga Shoqata, midis Shërbimit Sinoptik brenda MM-së, IEUM-së dhe Agjencisë së Trafikut Ajror e cila: (i) ndihmon IEUM-së për të siguruar të dhëna dhe për të parashikuar në faqen elektronike publike; dhe (ii) të paraqesë të dhënat ku ndahen përgjegjësitë dhe rolet mes palëve.
2. Pjesa 4.1 e projektit: Marrëveshja Bilaterale për Shpërndarjen e Produktit Lokal
Përfituesi, përmes MB-së, do të kërkojë që Komisioni Shqiptar i Sigurimeve të përfundojë, jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga data e hyrjes në fuqi, një marrëveshje bilaterale me CRIF-in që do të aftësojë CRIF të shpërndajë shërbimet e veta përmes kompanive të sigurimeve lokale sipas afateve dhe kushteve të pranueshme nga Shoqata.
3. Strategjia për përballimin dhe zbutjen e rrezikut të katastrofave
Përfituesi, përmes MB-së, do të përgatisë, jo më vonë se 31 janari 2010, një draftstrategjie të përballjes dhe zbutjes së riskut të katastrofave, e pranueshme nga Shoqata, e cila do t’i japë prioritet në mënyrë të duhur veprimeve dhe investimeve në zbutjen e riskut të katastrofave.
C. Masa kundër korrupsionit
Përfituesi do të sigurojë që projekti të realizohet në përputhje me dispozitat e udhëzimeve kundër korrupsionit.
Seksioni II. Monitorimi, raportimi dhe vlerësimi i projektit
A. Raportet e projektit
1. Përfituesi përmes MB-së do të monitorojë dhe vlerësojë progresin e projektit dhe do të përgatisë raportet e projektit në përputhje me dispozitat e seksionit 4.08 të kushteve të përgjithshme dhe në bazë të treguesve të monitorimit dhe vlerësimit. Çdo raportprojekt do të mbulojë një semestër kalendarik dhe do t’i paraqitetet Bankës jo më vonë se raport projekti një (1) muaj pas përfundimit të periudhës së mbuluar nga një raport i tillë.
2. Duke u nisur nga seksioni 4.08 (c) i kushteve të përgjithshme, raporti mbi ekzekutimin e projektit dhe planin e lidhur me të, i kërkuar sipas atij seksioni, do t’i paraqitet Bankës jo më vonë se data 30 gusht 2012.
B. Menaxhimi financiar, raportet financiare dhe revizioni financiar/auditimet
1. Përfituesi përmes MB-së do të mbajë në funksionim një sistem të menaxhimit financiar në përputhje me dispozitat e seksionit 4.09 të kushteve të përgjithshme.
2. Pa vendosur ndonjë kufizim ndaj dispozitave të pjesës A të këtij seksioni, Përfituesi përmes MB-së do të përgatisë dhe do t’i paraqesë Shoqatës si pjesë e raportit të projektit jo më vonë se dyzetë e pesë ditë (45) pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik raporte të përkohshme financiare për projektin që mbulon tremujorin në formën dhe përmbajtjen e pranueshme nga Shoqata.
3. Përfituesi përmes MB-së do të auditojë deklaratat financiare në përputhje me dispozitat e seksionit 4.09 (b) të kushteve të përgjithshme. Çdo auditim i deklarateve financiare do të mbulojë një periudhë të një viti fiskal të Përfituesit. Deklaratat financiare të audituara për secilën periudhë do t’i paraqiten Shoqatës jo më vonë se 6 muaj pas përfundimit të secilës periudhë.
C. Raporti afatmesëm
Përfituesi përmes MB-së:
a) do të mbajë në funksion politikat dhe procedurat e mjaftueshme për të aftësuar atë që të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht në përputhje me treguesit e monitorimit dhe vlerësimit realizimin e projektit dhe arritjen e objektivave.
b) do të përgatisë dhe do t’i paraqesë Shoqatës: i) sipas termave të referencës të pranueshme nga Shoqata, jo më vonë se 31 dhjetori 2009, një raport i cili integron rezultatet e aktiviteteve të monitorimit dhe vlerësimit të kryera sipas paragrafit “a” të këtij seksioni, mbi progresin e shënuar; ii) aktivitetet e kryera në realizimin e projektit gjatë fazës që paraprin datën e raportit në fjalë; dhe iii) mbi realizimin e veprimeve të përmendura në programin dhe në arritjen e treguesve kryesorë, me synim fillimin dhe realizimin e fazës së dytë të programit, si dhe vendosja e masave të rekomanduara për të siguruar një realizim efikas të projektit dhe arritjen e objektivave gjatë periudhës që vijon një datë të tillë; dhe
c) do të rishikojë me Shoqatën, më ose rreth datës 31 janar 2010, ose në një datë të mëvonshme, siç e kërkojnë procedurat e Shoqatës, raportin e përmendur në paragrafin (b) të këtij seksioni, dhe, pas kësaj, të marrë të gjitha masat e kërkuara për të siguruar një realizim efikas të projektit dhe arritje të objektivave, bazuar në konkluzionet dhe rekomandimet e raportit në fjalë dhe sipas mendimeve të Shoqatës për çështjen në fjalë.
Seksioni III. Prokurimet
A. Të përgjithshme
1. Mallrat dhe shërbimet (pa përfshirë shërbimet e konsulentëve). Të gjitha mallrat dhe shërbimet (jo shërbimet e konsulentëve) të kërkuara për projektin dhe që do të financohen nga shuma e financimit do të prokurohen në përputhje me kriteret e vendosura ose të përmendura në seksionin I të udhëzimeve të prokurimeve dhe në përputhje me dispozitat e këtij seksioni.
2. Shërbimet e konsulentëve. Të gjitha shërbimet e konsulentëve të kërkuara për projektin dhe që do të financohen nga shuma e financimit do të prokurohen në përputhje me kriteret e vendosura ose të përmendura në seksionet I dhe IV të udhëzimeve të konsulentit dhe në përputhje me dispozitat e këtij seksioni.
3. Përkufizimet. Termat me shkronja kapitale të përdorura më poshtë në këtë seksion për të përshkruar metodat e veçanta të prokurimit ose metodat e shqyrtimit nga ana e Bankës të kontratateve të veçanta të përmendura në metodën përkatëse të përshkruar në udhëzimet e prokurimit ose udhëzimet e konsulentit sipas rastit.
B. Metodat e veçanta të prokurimit të mallrave dhe shërbimeve (jo shërbimet e konsulentit).
1. Tenderi ndërkombëtar konkurrues: Përveç rasteve të dhëna në paragrafin 2 më poshtë, të mirat dhe shërbimet (pa përfshirë shërbimet e konsulentëve) do të prokurohen sipas kontratave të lidhura në bazë të tenderit ndërkombëtar konkurrues.
2. Metoda të tjera të prokurimit të mallrave dhe shërbimeve (jo shërbimet e konsulentit). Tabela vijuese specifikon metodat e prokurimit, jo tenderin ndërkombëtar konkurrues, të cilat mund të përdoren për të mirat dhe shërbimet (jo shërbimet e konsulentëve). Plani i prokurimit do të specifikojë kushtet nën të cilat do të përdoren këto metoda:
Metoda e prokurimit
a) Blerja
b) Kontraktimi direkt
C. Metodat e veçanta të prokurimit të shërbimit të konsulentëve
1. Përzgjedhja në bazë të cilësisë dhe kostos. Përveç rastit të përmendur në paragrafin 2 më poshtë, shërbimet e konsulentëve do të prokurohen sipas kontratave të lidhura në bazë të përzgjedhjes cilësore apo me bazë kostoje.
2. Metoda të tjera të prokurimit të shërbimit të konsulentëve. Tabela që vijon specifikon metodat e prokurimit, jo përzgjedhjen me bazë cilësie dhe kostoje, të cilat mund të përdoren për shërbimet e konsulentëve. Plani i prokurimit do të specifikojë rrethanat sipas të cilit do të përdoren këto metoda.
Metoda e prokurimit
a) Përzgjedhje e bazuar në kualifikimin e konsulentëve
b) Përzgjedhje e bazuar në cilësi
c) Përzgjedhje sipas një buxheti fiks
d) Përzgjedhje me koston më të vogël
e) Përzgjedhje nga një burim i vetëm
f) Përzgjedhje e konsulentëve individualë
D. Rishqyrtimi nga Shoqata i vendimeve të prokurimit
Plani i prokurimit do të përcaktojë këto kontrata, të cilat do t’i nënshtrohen rishqyrtimit paraprak nga Shoqata. Të gjitha kontratat e tjera do t’i nënshtrohen rishqyrtimit të mëpasshëm nga Shoqata.
Seksioni IV. Tërheqja e shumës së financimit
A. Të përgjithshme
1. Përfituesi mund të tërheqë shumën e financimit në përputhje me dispozitat e nenit II të kushteve të përgjithshme të këtij seksioni dhe sipas udhëzimeve shtesë të specifikuara më anë të njoftimi për Përfituesin nga Shoqata (përfshirë “Udhëzimet e disbursimit të Bankës Botërore për projektet” e muajit maj 2006, e rishikuar herë pas here nga Shoqata dhe që i aplikohet kësaj Marrëveshjeje në vijim të këtyre udhëzimeve) për të financuar shpenzimet e pranueshme siç paraqiten në tabelën e paragrafit 2 më poshtë.
2. Tabela e mëposhtme specifikon kategoritë e shpenzimeve të duhura që mund të financohen nga shuma e financimit (kategoritë), alokimet e shumës së kredisë për secilën kategori, si dhe përqindjen e shpenzimeve që do të financohet për shpenzimet e duhura në secilën kategori.
Kategoria Sasia e kredisë e alokuar (shprehur në SDR) Përqindja e shpenzimeve që do të financohen
1) Mallra sipas pjesëve 1, 2 dhe 3 të projektit, përveç pjesës 1, 2 këtu 2,320,000 80%
2) Shërbimet e konsulentëve sipas pjesëve 1, 2 dhe 3 të projektit 1,100,000 80%
3) Kostot operative 380,000 100 %
Shuma totale 3,800,000
3. Për qëllimet e këtij seksioni, termi “Kosto operative” do të thotë shpenzime të bëra për financimin e kostove të mirëmbajtjes së pajisjeve, mallrat e konsumueshme, materialet fizike që lidhen me implementimin e projektit, udhëtimin dhe dietat për konsulentët dhe stafin e grupit të menaxhimit të projektit dhe grupet e zbatimit, karburantin dhe pajisje të tjera apo shpenzime të nevojshme për implementimin e projektit, ashtu siç mund të miratohen nga Shoqata.
B. Kushtet e tërheqjes: Periudha e tërheqjes
1. Pavarësisht dispozitave të pjesës A të këtij seksioni, asnjë tërheqje nuk do të bëhet në lidhje me pagesat e bëra para datës së lidhjes së kësaj Marrëveshjeje.
2. Data e mbylljes është 28 shkurt 2012.
PROGRAMI 3
TABELA E SHLYERJES
Data e duhur e pagesës Sasia kryesore e kredisë së shlyeshme (shprehur si përqindje)*
Në çdo 15 mars dhe 15 shtator
Duke filluar më 15 shtator 2018 deri më dhe përfshirë 15 mars 2028
5%
* Përqindjet përfaqësojnë përqindjet e sasisë kryesore të kredisë që do të paguhet, përveç rasteve kur Shoqata mund ta specifikojë në formë tjetër sipas seksionit 3.03 (b) të kushteve të përgjithshme.
SHTOJCA
PËRKUFIZIMET
1. “Agjencia e Trafikut Ajror” do të thotë Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror nën përgjegjësinë e MPPTT ( siç përcaktohet këtu).
2. “Udhëzimet antikorrupsion” do të thotë “Udhëzime për parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit në projektet e financuara nga kredia e IBRD dhe kreditë e grandet e IDA-s, të datës 15 tetor 2006.
3. “Kategori” do të thotë kategoria e vendosur në seksionin IV të programit 2 të kësaj Marrëveshjeje.
4. “Udhëzimet e konsulentit” do të thotë “Udhëzimet: përzgjedhja dhe punësimi i konsulentëve nga Përfituesi i Bankës Botërore”, botuar nga Banka në muajin maj 2004 dhe të rishikuar në tetor 2006.
5. “Drejtoria për Emergjencat Civile” do të thotë Drejtoria në ngarkim të ____________________brenda MB ( siç njihet këtu).
6. “Vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” do të thotë vendimi i Këshillit të Ministrave nr.644 të Përfituesit me titull “ Kriteret dhe procedurat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” e datës 18 dhjetor 2002, e cila është amenduar në datën e kësaj Marrëveshjeje.
7. “Marrëveshje ekzekutimi” do të thotë Marrëveshje e nënshkruar midis Përfituesit, përmes _________, dhe IEUM-së (siç do të referohet këtu) në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të seksionit 1.B të kësaj Marrëveshjeje, meqenëse kjo mund të amendohet herë pas here.
8. “Kushtet e përgjithshme” do të thotë “Kushtet e përgjithshme të Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim për Kreditë dhe Grandet”, e datës 1 korrik 2005 (e amenduar më 15 tetor 2006).
9. “Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit” ose “IEUM” Instituti për Mjedisin, Ujin dhe Energjisë i Përfituesit, një institucion qeveritar përgjegjës për shërbimet ndaj palëve të treta dhe përgjegjës për transferimin e njohurive dhe të teknologjisë në sektorët e energjisë, ujit, mjedisit dhe sektorët klimatikë.
10. “Legjislacioni për funksionimin e IEUM” do të thotë kolektivisht vendimet e Këshillit të Ministrave të Përfituesit nr.532, datë 1 gusht 2003 dhe nr.560, datë 22 gusht 2007 dhe “Ligjin e përgjithshëm mbi emergjencat civile” të Përfituesit nr.8756, datë 26 mars 2001, e amenduar sipas datës së kësaj Marrëveshjeje.
11. “Marrëveshje huaje” do të thotë marrëveshja e huasë për projektin ndërmjet Përfituesit dhe Bankës, me të njëjtën datë të kësaj Marrëveshjeje, meqë kjo marrëveshje huaje mund të amendohet herë pas here. “Marrëveshja e huasë” përfshin të gjitha shtojcat, programet dhe marrëveshjet plotësuese të Marrëveshjes së huasë.
12. “Viti fiskal” do të thotë dymbëdhjetë (12) muaj që korrespondojnë me vitet fiskale të Përfituesit, periudhë e cila fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor në secilin vit kalendarik.
13. “Ministria e Mbrojtjes” ose “MM” do të thotë Ministria e Mbrojtjes së Përfituesit.
14. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ose “MASH” do të thotë Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Huamarrësit.
15. “Ministria e Financave” ose “MF” do të thotë Ministria e Financave e Përfituesit, ose çdo pasues pas kësaj.
16. “Ministria e Brendshme” ose “MB” do të thotë Ministria e Brendshme e Përfituesit, ose çdo pasues pas kësaj.
17. “Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit” ose “MPPTT” do të thotë Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e Përfituesit ose çdo pasues pas kësaj.
18. “Monitorimi dhe vlerësimi i treguesve” do të thotë monitorimi dhe vlerësimi i indikatorëve të miratuar siç përshkruhen në letër, e cila do të përdoret nga Përfituesi për të matur progresin e shënuar në implementimin e projektit dhe shkallën e arritjes së objektivave të tij.
19. “Udhëzimet e prokurimit” do të thotë “Udhëzimet: Prokurimet sipas huasë IBRD dhe kredisë IDA” të botuara nga Banka në muajin maj 2004 dhe të rishikuara në tetor 2006.
20. “Plani i prokurimeve” do të thotë plan prokurimesh për projektin, të dates 16 maj 2008 dhe të përmendur në paragrafin 1.16 të udhëzimeve të prokurimit dhe paragrafin 1.24 të udhëzimeve të konsulentëve, meqënëse të dyja do të përditësohen herë pas here në përputhje me dispozitat e paragrafit të sipërpërmendur.
21. “Kompania e sigurimeve ndaj rrezikut të katastrofave në Europën Juglindore” ose “CRIF” do të thotë programi i sigurimit ndaj rrezikut rajonal të katastrofave i cili do të jetë nën kontrollin e vendeve të Europës Juglindore, ku Përfituesi do të bëhet pjesë sipas pjesës 4.1 të projektit.
________________________________________
[1] Aktivitetet vijuese për fazën e dytë do të paraqiten në shtojcën bashkëngjitur letrës plotësuese të Marrëveshjes së huasë
LIGJ
Nr.9961, datë 21.7.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRBALLIMI DHE ZBUTJA E RREZIKUT NGA FATKEQËSITË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për financimin e projektit “Përballimi dhe zbutja e rrezikut nga fatkeqësitë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5839, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE E HUASË
(PROJEKTI PËR PËRBALLIMIN DHE ZBUTJEN E RREZIKUT NGA KATASTROFAT) MIDIS SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Marrëveshje e datës _________, 200_, midis Shqipërisë (Huamarrësit) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Bankës).
Duke pasur parasysh faktin që: (A) Banka ka marrë një letër të politikave të zhvillimit më datën _____maj 2008 nga Huamarrësi ku përshkruhet programi i veprimeve, objektivat dhe politikat (Programi), i cili synon të forcojë kapacitetet kombëtare në përgatitjen dhe përgjigjen ndaj katastrofave dhe ku deklarohet angazhimi i Huamarrësit për zbatimin e këtij programi;
B. Huamarrësi ka kërkuar mbështetjen e Bankës në zbatimin e programit nëpërmjet një seri huash [1] për një periudhë afërsisht 8-vjeçare, e cila do të përdoret nga Huamarrësi në zbatimin e programit;
C. Huamarrësi mbetet i kënaqur me realizueshmërinë dhe prioritetin e fazës së parë të programit (projekti) të përshkruar në listën 1 bashkëngjitur kësaj Marrëveshjeje, i ka kërkuar Bankës të asistojë në financimin e këtij projekti;
D. Huamarrësi i ka kërkuar Shoqatës të sigurojë asistencë plotësuese në financimin e projektit dhe me anë të një Marrëveshjeje të së njëjtës datë midis Huamarrësit dhe Shoqatës (Marrëveshje financiare), Shoqata bie dakord të sigurojë një asistencë të tillë në një shumë totale prej tre milionë e tetëqind mijë, Special Drawing Rights (Të drejta tërheqjeje të veçanta) (SDR 3 800 000) (Kredi); dhe
Huamarrësi dhe Banka nëpërmjet kësaj bien dakord që:
Neni 1
Kushtet e përgjithshme, përkufizimet
1.01 Kushtet e përgjithshme (siç përcaktohen në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje) konsiderohen pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshjeje.
1.02 Nëse konteksti e kërkon ndryshe nga sa këtu, termat me shkronja kapitale të përdorura në këtë Marrëveshje kanë kuptimet që u janë caktuar atyre në kushtet e përgjithshme, si dhe në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje.
Neni 2
Huaja
2.01 Banka bie dakord t’i japë Huamarrësit, sipas afateve dhe kushteve të paraqitura ose të përmendura në këtë Marrëveshje, një hua në shumën prej 2 milionë eurosh (EUR 2 000 000), meqenëse kjo shumë mund të konvertohet herë pas here sipas tabelës së konvertimit të monedhës në përputhje me dispozitat e seksionit 2.07 të kësaj Marrëveshjeje (Hua), për të ndihmuar në financimin e pjesëve 1.2 dhe 4 të projektit.
2.02 Huamarrësi mund ta tërheqë shumën e huasë, në përputhje me seksionin IV të listës 2 të kësaj Marrëveshjeje.
2.03 Shuma direkte e paguar nga Huamarrësi do të jetë e barabartë me një të tretën e një për qindshit (0.25 %) të shumës së Huasë. Huamarrësi do ta paguajë shumën direkte jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.
2.04 Interesi i paguar nga Huamarrësi për çdo periudhë interesi do të jetë në një normë të barabartë me LIBOR për monedhën e huasë plus monedhën variabël; me kusht që, në momentin e konvertimit të një pjese apo të gjithë shumës totale të huasë, interesi që do të paguhet nga Huamarrësi gjatë periudhës së konvertimit për një shumë të tillë të përcaktohet në përputhje me dispozitat respektive të nenit IV të kushteve të përgjithshme. Pavarësisht për sa më lart, nëse ndonjë shumë nga shuma e tërhequr e huasë) mbetet e papaguar përkarshi afatit të bërjes së pagesës dhe nëse moskryerja e pagesës vazhdon për një periudhë tridhjetëditore, atëherë interesi që do të paguhet nga Huamarrësi që do të përllogaritet ashtu siç parashtrohet në seksionin 3.02 (d) të kushteve të përgjithshme.
2.05 Datat e pagesës janë 15 marsi dhe 15 shtatori për secilin vit.
2.06 Shuma kryesore e huasë do të ripaguhet në përputhje me tabelën e amortizimit të paraqitur në listën 3 bashkëlidhur me këtë Marrëveshje.
2.07 a) Huamarrësi mund të kërkojë në çdo kohë njërën nga format e mëposhtme të konvertimit të kushteve të huasë me synim që të lehtësojë një menaxhim sa më efektiv të borxhit: i) një ndryshim i monedhës së huasë për një pjesë apo të gjithë shumës totale të huasë, të tërhequr apo të patërhequr, në një monedhë të aprovuar; dhe ii) një ndryshim të bazës së normës së interesit që mund t’i aplikohet një pjese apo të gjithë shumës së huasë të tërhequr dhe të prapambetur nga një normë variabël në një normë fikse ose anasjellas.
b) Çdo konvertim që kërkohet sipas paragrafit (a) të këtij seksioni dhe që është i pranueshëm për Bankën do të konsiderohet “Konvertim”, siç përcaktohet në kushtet e përgjithshme, dhe do të hyjë në fuqi në përputhje me dispozitat e nenit IV të kushteve të përgjithshme dhe të udhëzimeve të konvertimit.
Neni 3
Projekti
3.01 Huamarrësi deklaron angazhimin e tij në arritje të objektivave të projektit dhe të programit. Për këtë qëllim, Huamarrësi do të: i) realizojë: A) pjesët 1 dhe 5 të projektit me anë të MB-së; B) pjesa 3 e projektit do të realizohet nga MPBTT; dhe C) pjesa 4 e projektit do të realizohet nga MF; dhe ii) të bëjë që pjesa 2 e projektit të realizohet nga IEUM, të gjitha në përputhje me dispozitat e nenit IV të kushteve të përgjithshme.
3.02 Pa vendosur kufizime ndaj dispozitave të seksionit 3.01 të kësaj Marrëveshjeje, përjashtuar rastet kur Huamarrësi dhe Banka bien dakord ndryshe, Huamarrësi duhet të sigurojë që projekti të realizohet në përputhje me dispozitat e listës 2 bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje.
3.03 Pa vendosur kufizime ndaj dispozitave të seksionit 3.01 të kësaj Marrëveshjeje, dhe me përjashtim të rasteve kur Huamarrësi dhe Banka bien dakord ndryshe, Huamarrësi duhet të sigurojë që projekti realizohet në përputhje me dispozitat e listës 2 bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje.
Neni 4
Mjetet ndreqëse nga banka
4.01 Ngjarje ose situata të tjera që çojnë në pezullim konsistojnë si më poshtë:
a) Një situatë ka lindur, e cila e ka bërë të pamundur implementimin e një pjese të projektit apo një pjese të qenësishme të tij.
b) Kur ndonjë dispozitë e vendimeve në rast emergjencash është amenduar, pezulluar përkohësisht, shfuqizuar apo anuluar, ose kur ndonjë ligj, dekret apo legjislacion ose instrument i njëjtë është adoptuar, i cili prek materialisht dhe në mënyrë të pafavorshme biznesin, veprimet dhe aktivitetet e kompanisë së sigurimeve ndaj risqeve katastrofike në Europën Juglindore.
Neni 5
Efektiviteti, përfundimi
5.01 Kushtet e tjera të efektivitetit përbëhen si më poshtë:
a) Marrëveshja financiare është realizuar dhe zbatuar dhe të gjitha kushtet që paraprijnë efektivitetetin e saj, me përjashtim të kushteve që lidhen me efektivitetin e kësaj Marrëveshjeje, janë plotësuar si të tilla; dhe
b) Procesi i regjistrimit të CRIF është ndërmarrë në një formë dhe përmbajtje të pranueshme nga Banka dhe se masat përgatitore, që janë të pranueshme nga Banka, janë realizuar me një kompani menaxhuese, të pranueshme po nga Banka, e cila do të menaxhojë CRIF.
5.03 Afati i hyrjes në fuqi është njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas datës së nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje.
Neni 6
Përfaqësuesi, adresat
6.01 Përfaqësuesi i Huamarrësit është Ministri i Financave
6.02 Adresa e Huamarrësit është:
Ministria e Financave
Bulevardi: Dëshmorët e Kombit, nr. 1
Tiranë,
Shqipëri
Faksimil:
(355)-42-228494
6.03 Adresa e Bankës është:
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim
1818 H Street, N.W.
Washington, D.C. 20433
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Adresa postare: Teleks: Faksimil:
INTBAFRAD 248423(MCI) or (1)-202-477-6391
Washington, D.C. 64145(MCI)
6.04 Nëse Huamarrësi nuk është informuar ndryshe nga Banka:
a) Të gjitha veprimet e marra, përfshirë miratimet e dhëna nga Shoqata sipas: i) seksioneve 2.02 dhe 3.02 të Marrëveshjes financiare; dhe ii) listat 1 dhe 2 të Marrëveshjes financiare, përveç seksionit IV të listës 2, presupozohen të jenë marrë në emër dhe në interes të Shoqatës dhe të Bankës; dhe
b) I gjithë informacioni dhe dokumentacioni i siguruar nga Huamarrësi për Shoqatën sipas dispozitave të seksioneve dhe të listave të Marrëveshjes financiare të renditura në paragrafin (a) të këtij seksioni do të konsiderohen të dhëna si për Shoqatën, ashtu edhe për Bankën
Nënshkruar në ____________, __________, në përputhje me datën dhe vitin e shkruar më lart midis
SHQIPËRISË
Nga
Përfaqësuesi i autorizuar BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Nga
Përfaqësuesi i autorizuar
LISTA 1
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Objektivi i projektit është forcimi i kapaciteteve institucionale: a) reduktimi i pikave të dobëta të përfituesit të huasë ndaj katastrofave natyrore apo atyre të shkaktuara nga aktivitetet e njeriut; dhe b) kufizimi i humbjeve njerëzore, ekonomike dhe financiare ndaj këtyre katastrofave.
Projekti përbën fazën e parë të programit dhe përbëhet nga pjesët e mëposhtme:
Pjesa 1: Gatishmëria ndaj dhe menaxhimi i riskut të katastrofave
Realizimi i një programi në mbështetje të krijimit të kapaciteteve në përgjigje të situatave emergjente nëpërmjet sigurimit të pajisjeve të nevojshme dhe forcimit të planifikimit për zbutjen e riskut të katastrofave, duke përfshirë në mënyrë specifike të mëposhtmet:
1. Forcimi i planifikimit të zbutjes së riskut të katastrofave dhe menaxhimi i situatave të jashtëzakonshme
a) Realizimi i rishikimit dhe përditësimit të kuadrit ligjor të vendit lidhur me reagimin ndaj situatave të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe rishikimet e ligjit të vitit 2001 mbi shërbimet e emergjencave civile, rishikimin e draftlegjislacionit, hartimin e kuadrit themelor rregullator dhe propagandimin e ligjit të ri të propozuar te partnerët e duhur;
b) Zhvillimin e një strategjie kombëtare për menaxhimin e riskut të katastrofave dhe programin e investimeve me synim formulimin e një pakete prioritare të investimeve kryesore në zbutjen dhe përballimin e situatave të jashtëzakonshme;
c) Përgatitjen dhe implementimin e ndërgjegjësimit publik dhe fushatave arsimore që përfshijnë: i) rritjen e ndërgjegjësimit publik nëpërmjet hartimit të kurrikulave shkollore lidhur me përgatitjen në rast katastrofash, botimin e materialeve arsimore dhe trajnimin e mësuesve në zbatim të kësaj kurrikule; dhe ii) hartimin e strategjive multimediatike të komunikimit publik duke përdorur, mes të tjerash, radion, televizorin dhe internetin.
2. Forcimi i kapacitetit të reagimit ndaj situatave të jashtëzakonshme
a) Realizimi i një vlerësimi formal të nevojave për pajisje që përdoren në rast situatash të jashtëzakonshme dhe, në bazë të tyre, sigurimi i pajisjeve për grupet e kërkim-shpëtimit në zonat urbane, operacionet e shpëtimit në rast përmbytjesh ose në rast të bllokimit të zonave malore nga dëbora, si dhe pajisje të mbrojtjes personale dhe krijimi i një qendre të lëvizshme operacionale;
b) Forcimi i qendrave ekzistuese të operacioneve në rast situatash të jashtëzakonshme, përfshirë sigurimin me pajisje të qendrës kombëtare të operacioneve dhe asistencë teknike për krijimin e tri qendrave operacionale rajonale përfshirë vlerësimet e nevojshme të impaktit në mjedis dhe të atyre në jetën e njerëzve;
c) Realizimin e studimeve të fisibilitetit dhe projekteve për krijimin e një sistemi të integruar të thirrjeve telefonike në rast katastrofash “112” dhe të një sistemi të komunikimit në rast emergjencash, veçanërisht krijimin e një sistemi të komunikimit me radio;
d) Hartimin e procedurave të detajuara që ndiqen në përgjigje të situatave të jashtëzakonshme për të bërë të mundur ndërhyrjet e shpeshta dhe të efektshme në rast ngjarjesh me përmasa katastrofike;
e) Sigurimi i trajnimit të specializuar për personat që reagojnë të parët ndaj situatave të jashtëzakonshme, si dhe sigurimi i rekomandimeve për reagime të duhura përfshirë aktivitete ushtrimore për mbrojtjen civile, skuadrat zjarrfikëse dhe personelin mjekësor.
Pjesa 2: Forcimi i shërbimeve hidrometeorologjike
Realizimi i një programi në mbështetje të reduktimit të riskut ndaj katastrofave përmes sigurimit të parashikimeve dhe shërbimeve të sakta hidrometeorologjike që u përgjigjen më mirë nevojave të drejtuesve të risqeve katastrofike në sektorin e parashikimit të motit që përfshijnë:
1. Forcimi i aksesit ndaj të dhënave
Krijimi i lidhjeve të telekomunikacionit dhe shërbimeve kompjuterike në Institutin e Mjedisit, Ujërave dhe Energjisë, të cilat duhet të jenë të përshtatshme për komunikim në kohë reale me stacionet në terren, modelim të modernizuar dhe me rezolutë më të lartë të shërbimeve meteorologjike, si dhe menaxhimin e ndarjen e një volumi të madh të dhënash mbi motin dhe klimën, si brenda territorit të Huamarrësit, ashtu dhe me partnerët e tjerë të Organizatës Botërore Meteorologjike. Kjo qendër do të përbëhet nga instalimi i një rrjeti të shëndoshë interneti (brenda rrjetit) i aftë për të mbështetur funksionet parashikuese të IEUM-së, krijimin, lidhjen në rrjet, menaxhimin e të dhënave, krijimin e serverëve të aplikimit, stacionet për stafin, furnizim pa ndërprerje me energji elektrike, përmirësim në lidhjet e telekomunikacionit nga stacionet në terren me stacionin qendror, pajisje për menaxhimin e të dhënave përfshirë instalimin e skanerit, softuerëve dhe stacioneve për arkivimin e të dhënave të mëparshme, si dhe kontrollin cilësor e arkivimin e të dhënave aktuale dhe krijimin e një rrjeti Web dinamik për të paraqitur dhe ndarë të dhënat dhe parashikimet atmosferike.
2. Përmirësimi i rrjetit të monitorimit dhe parashikimit të motit
Forcimi i rrjetit të monitorimit të sipërfaqes përfshirë atë tek IEUM, MM, si dhe tek Agjencia e Trafikut Ajror për të rinovuar stacionet meteorologjike ekzistuese dhe për të siguruar stacione meteorologjike dhe hidrologjike monitorimi, si dhe stacione të specializuara apo stacione ultratingull në shtresat sipërfaqësore të ajrit, si dhe një stacion satelitor me lidhje poshtë për të mundësuar një përdorim sa më produktiv të të dhënave satelitore për qëllime të ndryshme.
3. Krijimi i kapacitetit për të përgatitur produkte parashikimi për menaxhimin e katastrofave
Forcimi i kapaciteteve parashikuese të motit pranë IEUM-së me synim përgatitjen e produkteve bazë më të sakta të parashikimit në sinkroni me menaxhimin e katastrofave nëpërmjet sigurimit të softuerëve, trajnimin dhe kompjuterizimin e burimeve të nevojshme për të ndërmarrë një model të motit në një zonë lokale në vend dhe në bazë të saj për të forcuar shërbime si informimin në kohë për dukuri atmosferike të pafavorshme me rezolutë më të lartë dhe kohë fillimi dhe përfundimi të dukurisë atmosferike në lidhje me kushtet e përmbytjeve dhe mbulimin me shtresë dëbore bazuar në parashikimin e reshjeve të shiut, paralajmërime për zjarre të shkaktuara nga moti, njoftime lidhur me kushtet e rrugës nën efektin e motit dhe njoftime për ngrica/thatësira për bujqësinë.
Pjesa 3: Krijimi i kodeve të ndërtesave
Realizimi i një programi për të reduktuar risqet nga katastrofat nëpërmjet hartimit të kodeve të përmirësuara dhe krijimit të mekanizmave për futjen e standardeve të përmirësuara duke përfshirë:
1. Hartimin e një kodi kombëtar të ndërtesave
Realizimi i një rishikimi të legjislacionit të kodeve të ndërtesave, i cili aktualisht është në shqyrtim e sipër, ku fokusi vihet te kriteret e aplikueshme të projektimit ndaj tërmeteve, përfshirë asistencë për adoptimin e kodeve të Bashkimit Europian në vend.
2. Trajnimi ndaj inxhinierëve në standardet e reja të projektimit
Hartimi i materialeve të trajnimit për të trajnuar inxhinierë në kodet e reja të rishikuara të ndërtimit dhe trajnimi i mësuesve.
3. Zhvillimi i një mekanizmi për licencimin e inxhinierëve
Zhvillimi i një sistemi për të certifikuar, licencuar dhe rishikuar licencat për inxhinierët e projektimit dhe të supervizionit.
Pjesa 4: Kompania e sigurimeve të katastrofave në Europën Juglindore
1. Sigurimi i anëtarësimit të përfituesit në CRIF
Sigurimi i financimit për pagesën e anëtarësimit dhe pjesëmarrjes së Huamarrësit në CRIF me synim sigurimin e aksesit ndaj produkteve financiarisht të përballueshme dhe të besueshme të sigurimeve ndaj katastrofave, të cilat reduktojnë ekspozimin fiskal të Huamarrësit ndaj fatkeqësive natyrore.
2. Vendosja e pranisë së CRIF në tregun e sigurimeve në Shqipëri
Realizimi i një programi, i cili synon të lehtësojë adoptimin e një kornize politikash nga ana e Huamarrësit, i aftë për të favorizuar funksionimin e CRIF në territorin e vet që përfshin miratimin dhe implementimin e ligjeve dhe rregulloreve në favor të funksionimit të CRIF dhe që lehtëson investimet në arsimin publik dhe ndërgjegjësimin e publikut për dobitë që sjell sigurimi ndaj katastrofave.
Pjesa 5: Menaxhimi i projektit
Sigurimi i mbështetjes në menaxhimin e projektit nëpërmjet financimit të kostove të përzgjedhura të menaxhimit, përfshirë shërbimet e konsulentëve, shërbimet për prokurimet dhe menaxhimin financiar, si dhe monitorimin dhe vlerësimin.
LISTA 2
EKZEKUTIMI I PROJEKTIT
Seksioni I. Masat për implementimin e projektit
A. Përgatitja institucionale
1. Ministria e Brendshme
Huamarrësi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të jetë përgjegjës për Implementimin e projektit si institucioni kryesor përgjegjës për menaxhimin e katastrofave.
2. Komiteti Drejtues i projektit
Huamarrësi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë, përmes implementimit të projektit, jo më vonë se data 1 nëntor 2008 një Komitet Drejtues të Implementimit (KDZ) të projektit, sipas termave të referencës dhe burimeve të pranueshme nga Banka. Komiteti Drejtues i Implementimit të projektit do të jetë përgjegjës për sigurimin e koordinimit midis sektorëve të ndryshëm, duke monitoruar progresin në implementimin e projektit dhe duke zgjidhur probleme që lidhen me politikat lidhur me menaxhimin e riskut të katastrofave, si dhe probleme që lidhen me vonesa në implementimin e projektit. KDZ do të kryesohet nga zëvendësministri i brendshëm. Në përbërje të tij do të ketë përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile të Ministrisë së Brendshme, Drejtori i Institutit të Energjisë, Ujërave dhe Mjedisit, Shefi i Shërbimit të Parashikimit të Motit të Komandës së Forcave Ajrore, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit , Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, që shërben si sekretariati i projektit dhe Drejtoria e Strategjisë dhe Koordinimit të Donatorëve pranë Këshillit të Ministrave në rolin e vëzhguesit.
3. Grupi i menaxhimit të projektit
Huamarrësi, përmes Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë gjatë implementimit të projektit një grup të menaxhimit të projektit (GMP) sipas termave të referencës dhe me burime të mjaftueshme të pranueshme nga ana e Bankës. Grupi i sipërpërmendur do të përgjigjet për menaxhimin e projektit pranë Ministrisë së Brendshme, si dhe për prokurimet, menaxhimin financiar dhe monitorimin e projektit në tërësi. Në përbërjen e grupit bëjnë pjesë stafi i emëruar nga vet Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, ekspertë të kontraktuar për menaxhimin financiar dhe menaxhimin e prokurimeve, si dhe një koordinator i grupit të implementimit nga IEUM, MPPTT dhe MF respektivisht, për të koordinuar aktivitetet e agjencisë me grupin e menaxhimit të projektit.
4. Grupi (grupet) e implementimit
Huamarrësi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë, përmes implementimit të projektit, jo më vonë se data 1 nëntor 2008 një grup zbatues brenda IEUM-së, MPPTT-së dhe Ministrisë së Financave sipas termave të referencës dhe me burime të pranueshme nga Banka. Secili grup zbatues do të jetë përgjegjës për të kontribuar ndaj elementeve kryesorë të implementimit të pjesës respektive të projektit, duke formuluar termat e referencës për aktivitetet respektive, duke marrë pjesë në komisionet e vlerësimit dhe miratimit të kontratave për firmë nga zyrtari i autorizuar i projektit. Çdo grup implementimi do të kryesohet nga koordinatori i grupit të implementimit dhe do të përfshijë specialistë sektori
4. Grupi i punës për strategjinë e zbutjes së riskut ndaj katastrofave
Huamarrësi, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, do të krijojë dhe mbështesë, përmes implementimit të projektit, jo më vonë se data 1 tetor 2008 një grup pune për strategjinë e zbutjes së riskut të katastrofave sipas termave të referencave të pranueshme nga Banka dhe që përfshin përfaqësues nga të gjitha ministritë që merren me zbutjen e riskut të katastrofave. Ky grup pune do të ketë përgjegjësinë që të përgatisë strategjinë kombëtare të zbutjes dhe përballimit të riskut të katastrofave të përmendur në paragrafin 3 të pjesës B të seksionit 1.
5. Grupi i punës i sigurimit të katastrofave
Me synim përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në CRIF, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas krijimit të CRIF, Huamarrësi do të formojë një grup pune për sigurimin ndaj katastrofave në përbërje të të cilit do të ketë përfaqësues të MF, të Autoritetit Mbikëqyrës të Institucioneve Financiare Jobankare dhe agjenci të tjera qeveritare dhe/ose institucione të tjera të përshtatshme. Grupi do të drejtohet nga kryetari i përzgjedhur nga MF, i cili përfaqëson edhe Huamarrësin në Bordin e Guvernatorëve të CRIF.
B. Modalitetet e implementimit
I. Marrëveshje implementimi
1. Pjesa 4.1 e projektit: Marrëveshja bilaterale për shpërndarjen e produktit lokal
Huamarrësi, përmes MF-së, do të lidhë jo më vonë se gjashtë (6) muaj pas datës së hyrjes në fuqi, një marrëveshje bilaterale me CRIF sipas afateve dhe kushteve të pranueshme nga Banka, e cila do të aftësojë CRIF t’i shpërndajë shërbimet e veta përmes kompanive të sigurimeve lokale sipas legjislacionit të Komisionit Shqiptar të Sigurimeve.
2. Strategjia për përballimin dhe zbutjen e riskut të katastrofave
Huamarrësi, përmes MB-së, do të përgatisë, jo më vonë se 31 janari 2010 një draft strategji të përballjes dhe zbutjes së riskut të katastrofave, e pranueshme nga Banka, e cila do t’i japë prioritet në mënyrë të duhur veprimeve dhe investimeve në zbutjen e riskut të katastrofave.
C. Masa kundër korrupsionit
Huamarrësi do të sigurojë që projekti të realizohet në përputhje me dispozitat e udhëzimeve kundër korrupsionit.
Seksioni II. Monitorimi, raportimi dhe vlerësimi i projektit
A. Raportet e projektit
1. Huamarrësi përmes MB-së do të monitorojë dhe vlerësojë progresin e projektit dhe do të përgatisë raportet e projektit në përputhje me dispozitat e seksionit 5.08 të kushteve të përgjithshme dhe në bazë të indikatorëve të monitorimit dhe vlerësimit. Çdo raport projekti do të mbulojë një semestër kalendarik, dhe do t’i paraqitet Bankës jo më vonë se një (1) muaj pas përfundimit të periudhës së mbuluar nga një raport i tillë.
2. Duke u nisur nga seksioni 5.08 i kushteve të përgjithshme, raporti mbi ekzekutimin e projektit dhe planin e lidhur me të i kërkuar sipas atij seksioni do t’i paraqitet Bankës jo më vonë se data 30 gusht 2012.
B. Menaxhimi financiar, raportet financiare dhe kontrolli financiar/auditimet
1. Huamarrësi, përmes MB-së do të mbajë në funksionim një sistem të menaxhimit financiar në përputhje me dispozitat e seksionit 5.09 të kushteve të përgjithshme.
2. Pa vendosur ndonjë kufizim ndaj dispozitave të pjesës A të këtij seksioni, Huamarrësi, përmes MB-së do të përgatisë dhe do t’i paraqesë Bankës si pjesë e Raportit të Projektit jo më vonë se dyzetë e pesë ditë (45) pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik raporte të përkohshme financiare për projektin që mbulon tre-mujorin në formën dhe përmbajtjen e pranueshme nga Banka.
3. Huamarrësi, përmes MB-së, do të auditojë deklaratat financiare në përputhje me dispozitat e seksionit 5.09 (b) të kushteve të përgjithshme. Çdo auditim i deklaratave financiare do të mbulojë një periudhë të një viti fiskal të Huamarrësit. Deklaratat financiare të audituara për secilën periudhë do t’i paraqiten Bankës jo më vonë se 6 muaj pas përfundimit të secilës periudhë.
C. Raporti afatmesëm
Huamarrësi përmes MB-së:
a) do të mbajë në funksion politikat dhe procedurat e mjaftueshme për të aftësuar atë që të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht në përputhje me indikatorët e monitorimit dhe vlerësimit realizimin e projektit dhe arritjen e objektivave;
b) do të përgatisë dhe do t’i paraqesë Bankës, sipas termave të referencës të pranueshme nga Banka, jo më vonë se 31 dhjetori 2009 një raport, i cili integron rezultatet e aktiviteteve të monitorimit dhe vlerësimit të kryera sipas paragrafit (a) të këtij seksioni, mbi progresin e shënuar; ii) aktivitetet e kryera në realizimin e projektit gjatë fazës që paraprin datën e raportit në fjalë; dhe iii) mbi realizimin e veprimeve të përmendura në programin dhe në arritjen e indikatorëve kryesorë me synim fillimin dhe realizimin e fazës së dytë të programit, si dhe vendosja e masave të rekomanduara për të siguruar një realizim efikas të projektit dhe arritjen e objektivave gjatë periudhës që vijon një datë të tillë; dhe
c) do të rishikojë me Bankën, më ose rreth datës 31 janar 2010, ose në një datë të më vonshme, siç e kërkojnë procedurat e Bankës, raportin e përmendur në paragrafin (b) të këtij seksioni, dhe, pas kësaj, të marrë të gjitha masat e kërkuara për të siguruar një realizim efikas të projektit dhe arritje të objektivave, bazuar në konkluzionet dhe rekomandimet e raportit në fjalë dhe sipas mendimeve të Bankës për çështjen në fjalë.
Seksioni III. Prokurimet
A. Të përgjithshme
1. Të mirat dhe shërbimet (pa përfshirë shërbimet e konsulentëve). Të gjitha të mirat dhe shërbimet (jo shërbimet e konsulentëve) të kërkuara për projektin dhe që do të financohen nga shuma e financimit do të prokurohen në përputhje me kriteret e vendosura ose të përmendura në seksionin I të udhëzimeve të prokurimeve dhe në përputhje me dispozitat e këtij seksioni.
2. Shërbimet e konsulentëve. Të gjitha shërbimet e konsulentëve të kërkuara për projektin dhe që do të financohen nga shuma e financimit do të prokurohen në përputhje me kriteret e vendosura ose të përmendura në seksionet I dhe IV të udhëzimeve të konsulentit dhe në përputhje me dispozitat e këtij seksioni.
3. Përkufizimet. Termat me shkronja kapitale të përdorura më poshtë në këtë seksion për të përshkruar metodat e veçanta të prokurimit ose metodat e shqyrtimit nga ana e Bankës të kontratave të veçanta të përmendura në metodën përkatëse të përshkruara në udhëzimet e prokurimit ose udhëzimet e konsulentit sipas rastit.
B. Metodat e veçanta të prokurimit të të mirave dhe shërbimeve (jo shërbimet e konsulentit).
1. Tenderi ndërkombëtar konkurrues: Përveç rasteve të dhëna në paragrafin 2 më poshtë, të mirat dhe shërbimet (pa përfshirë shërbimet e konsulentëve) do të prokurohen sipas kontratave të lidhura në bazë të tenderit ndërkombëtar konkurrues.
2. Metoda të tjera të prokurimit të të mirave dhe shërbimeve (jo shërbimet e konsulentit). Tabela vijuese specifikon metodat e prokurimit, jo tenderin ndërkombëtar konkurrues, të cilat mund të përdoren për të mirat dhe shërbimet (jo shërbimet e konsulentëve). Plani i prokurimit do të specifikojë kushtet nën të cilat do të përdoren këto metoda:
Metoda e prokurimit
a) Blerja
b) Kontraktimi direkt
C. Metodat e veçanta të prokurimit të shërbimit të konsulentëve.
1. Përzgjedhja në bazë të cilësisë dhe kostos. Përveç rastit të përmendur në paragrafin 2 më poshtë, shërbimet e konsulentëve do të prokurohen sipas kontratave të lidhura në bazë të përzgjedhjes cilësore apo me bazë kostoje.
2. Metoda të tjera të prokurimit të shërbimit të konsulentëve. Tabela që vijon specifikon metodat e prokurimit, jo përzgjedhjen me bazë cilësie dhe kostoje, të cilat mund të përdoren për shërbimet e konsulentëve. Plani i prokurimit do të specifikojë rrethanat sipas të cilit do të përdoren këto metoda.
Metoda e prokurimit
a) Përzgjedhje e bazuar në kualifikimin e konsulentëve
b) Përzgjedhje sipas një buxheti fiks
c) Përzgjedhje me koston më të vogël
d) Përzgjedhje nga një burim i vetëm
e) Përzgjedhje e konsulentëve individualë
D. Rishqyrtimi nga Banka i vendimeve të prokurimit
Plani i prokurimit do të përcaktojë këto kontrata, të cilat do t’i nënshtrohen rishqyrtimit paraprak nga Banka. Të gjitha kontratat e tjera do t’i nënshtrohen rishqyrtimit të mëpasshëm nga Banka.
Seksioni IV. Tërheqja e shumës së financimit
A. Të përgjithshme
1. Huamarrësi mund të tërheqë shumën e financimit në përputhje me dispozitat e nenit II të kushteve të përgjithshme, të këtij seksioni, dhe sipas udhëzimeve shtesë të specifikuara më anë të njoftimit për Huamarrësin nga Banka (përfshirë “Udhëzimet e disbursimit të Bankës Botërore për projektet” e muajit maj 2006, e rishikuar herë pas here nga Banka dhe që i aplikohet kësaj Marrëveshjeje në vijim të këtyre udhëzimeve) për të financuar shpenzimet e pranueshme, siç paraqiten në tabelën e paragrafit 2 më poshtë.
2. Tabela e mëposhtme specifikon kategoritë e shpenzimeve të duhura që mund të financohen nga shuma e financimit (Kategoritë), alokimet e shumës së kredisë për secilën kategori, si dhe përqindjen e shpenzimeve që do të financohet për shpenzimet e duhura në secilën kategori.
Kategoria Sasia e kredisë së alokuar (e shprehur në euro) Përqindja e shpenzimeve që do të financohet
1. Të mirat sipas pjesës 1.2 të projektit 270 000 80 %
3. Kontributi i anëtarësimit sipas pjesës 4.1 të projektit 1 330 000 100 %
2. Shërbimet e konsulentëve sipas pjesës 4.2 të projektit 400 000 80%
Shuma në total 2 000 000
Për qëllime të specifikuara në këtë seksion, termi “Kontribut anëtarësimi” do të thotë shpenzimet e bëra nga Huamarrësit për të siguruar anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e vet në CRIF.
B. Kushtet e tërheqjes. Periudha e tërheqjes
1. Pavarësisht dispozitave të pjesës A të këtij seksioni, asnjë tërheqje nuk do të bëhet për pagesa të bëra para datës së kësaj Marrëveshjeje .
2. Data e mbylljes është data 28 shkurt 2012.
LISTA 3
TABELA E AMORTIZIMIT
1. Tabela që vijon paraqet data e pagesës kryesore të huasë dhe përqindjen e sasisë totale të huasë të pagueshme për secilën datë të pagesës kryesore (Pjesa e këstit/instalimit”). Nëse shumat e huasë janë tërhequr plotësisht qysh më datën e pagesës kryesore, atëherë sasia kryesore e huasë e pagueshme nga Huamarrësi në çdo datë pagese kryesore do të përcaktohet nga Banka duke shumëzuar: i) bilancin e tërhequr të huasë qysh më datën e pagesës kryesore; me ii) pjesën e këstit për secilën datë të pagesës kryesore; sasi e tillë e ripagueshme mund të përshtatet, sipas rastit, për të zbritur çdo sasi të përmendur në paragrafin 4 të këtij seksioni, ndaj të cilët aplikohet kursi i konvertimit të monedhës).
Datat e pagesës kryesore Pjesa e këstit (Shprehur si përqindje)
15 mars 2019 2.57 %
15 shtator 2019 2.66 %
15 mars 2020 2.75 %
15 shtator 2020 2.85 %
15 mars 2021 2.95 %
15 shtator 2021 3.05 %
15 mars 2022 3.16 %
15 shtator 2022 3.27 %
15 mars 2023 3.38 %
15 shtator 2023 3.50 %
15 mars 2024 3.62 %
15 shtator 2024 3.75 %
15 mars 2025 3.88 %
15 shtator 2025 4.02 %
15 mars 2026 4.16 %
15 shtator 2026 4.30 %
15 mars 2027 4.46 %
15 shtator 2027 4.61 %
15 mars 2028 4.77 %
15 shtator 2028 4.94 %
15 mars 2029 5.11 %
15 shtator 2029 5.29 %
15 mars 2030 5.48 %
15 shtator 2030 5.67 %
15 mars 2031 5.80 %
2. Në qoftë se shumat e huasë nuk janë tërhequr plotësisht qysh më datën kryesore të pagesës, sasia kryesore e huasë e ripagueshme nga Huamarrësi më secilën datë kryesore të pagesës do të përcaktohet si më poshtë vijon:
a) Në atë nivel që çdo shumë e huasë është tërhequr qysh nga data e pagesës kryesore, Huamarrësi do të ripaguajë shumën e tërhequr të huasë në një datë të tillë në përputhje me paragrafin 1 të këtij programi.
b) Çdo shumë e tërhequr pas datës së pagesës kryesore do të ripaguhet më secilën datë kryesore të pagesës që bie fill pas datës së një tërheqjeje të tillë në shumat e përcaktuara nga Banka duke shumëzuar sasinë e secilës tërheqje me thyesën, numërori i së cilës është pjesë e këstit fillestar të specifikuar në tabelën në paragrafin 1 të programit për datën e sipërpërmendur të pagesës kryesore (Pjesa fillestare e këstit) dhe emërtuesi i së cilës është shuma e të gjitha pjesëve të mbetura të këstit fillestar për datat e pagesës kryesore që bien më ose fill pas një date të tillë, shuma të tilla të ripagueshme mund të përshtaten, sipas nevojës, për të zbritur çdo shumë të përmendur në paragrafin 4 të këtij programi, ndaj të cilit aplikohet një tabelë e konvertimit.
3. a) Sasitë e huasë së tërhequr brenda dy muajve kalendarikë para datës së pagesës kryesore do të trajtohen, për hir të përllogaritjes së sasive kryesore të pagueshme më datën e pagesës kryesore, si të tërhequra ose të prapambetura në datën e dytë të pagesës kryesore në vijim të datës së tërheqjes dhe do të jenë të ripagueshme më secilën datë të pagesës kryesore duke filluar me datën e dytë të pagesës kryesore në vijim të datës së tërheqjes.
b) Pavarësisht dispozitave të nënparagrafit a) të këtij paragrafi, nëse Banka në një kohë të dhënë adopton një sistemi të përcaktuar faturimi sipas së cilës faturat lëshohen më ose pas datës së pagesës respektive kryesore, dispozitat e nënparagrafit të tillë nuk do të aplikojnë më për çdo tërheqje të bërë pas adoptimit të një sistemi të tillë faturimi.
4. Pavarësisht dispozitave të paragrafëve 1 dhe 2 të këtij programi, në vijim të aplikimit të konvertimit të monedhës për të gjithë ose pjesë të bilancit të tërhequr të huasë ndaj një monedhe të miratuar, sasitë e konvertuara në monedhën e miratuar që është e ripagueshme për çdo datë të pagesës kryesore që ndodh gjatë periudhës së konvertimit, do të përcaktohet nga Banka duke shumëzuar secilën shumë në monedhën e emërtuar menjëherë para konvertimit ose me: i) kursin e shkëmbimit që reflekton sasitë e pagesës kryesore në Monedhën e miratuar të pagueshme nga Banka sipas transaksionit të monedhës mbrojtëse që lidhet me konvertimin; ose ii) në qoftë se Banka vendos kështu në përputhje me udhëzimet e konvertimit, komponenti i kursit të shkëmbimit të normës nëpërmjet ekranit.
SHTOJCA
PËRKUFIZIMET
1. “Agjencia e Trafikut Ajror” do të thotë Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror nën përgjegjësinë e MPPTT ( siç përcaktohet këtu).
2. “Udhëzimet antikorrupsion” do të thotë “udhëzime për parandalimin dhe luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit në projektet e financuara nga kredia e IBRD dhe kreditë e grantet e IDA-s, të datës 15 tetor 2006.
3. “Kategori” do të thotë kategoria e vendosur në seksionin IV të programit 4 të kësaj Marrëveshjeje.
4. “Udhëzimet e konsulentit” do të thotë “Udhëzimet: Përzgjedhja dhe punësimi i konsulentëve nga Përfituesi i Bankës Botërore” botuar nga Banka në muajin maj 2004 dhe të rishikuar në tetor 2006.
5. “Drejtoria për emergjencat civile” do të thotë drejtoria në ngarkim të ____________________brenda MB ( siç njihet këtu).
6. “Vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” do të thotë vendimi i Këshillit të Ministrave nr.644 të përfituesit me titull “Kriteret dhe procedurat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” të datës ___________, 2002, e cila është amenduar në datën e kësaj Marrëveshjeje.
7. “Marrëveshje ekzekutimi” do të thotë marrëveshje e nënshkruar midis Përfituesit, përmes _________, dhe IEUM-së (siç do të referohet këtu) në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të seksionit 1.B të programit 2 të kësaj Marrëveshjeje, meqenëse kjo mund të amendohet herë pas here.
8. “Marrëveshja financiare” do të thotë Marrëveshje financiare për projektin midis Përfituesit dhe Shoqatës, që mban të njëjtën datë si kjo Marrëveshje, meqenëse një marrëveshje e tillë financiare mund të amendohet herë pas here: “Marrëveshje financiare” përfshin të gjitha shtojcat, programet dhe marrëveshjet që janë shtojca të Marrëveshjes financiare.
9. “Kushtet e përgjithshme” do të thotë “Kushtet e përgjithshme të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huatë”, e datës 1 korrik 2005 (e amenduar më 12 shkurt 2008).
10. “Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit” ose “IEUM” Instituti për Mjedisin, Ujin dhe Energjisë i Përfituesit, një institucion qeveritar përgjegjës për shërbimet ndaj palëve të treta dhe përgjegjës për transferimin e njohurive dhe të teknologjisë në sektorët e energjisë, ujit, mjedisit dhe sektorët klimatikë.
11. “Legjislacioni për funksionimin e IEUM” do të thotë _________ e datës ____, dhe vendimi i Këshillit të Ministrave të Përfituesit nr.560, datë 22 gusht 2007 që lidhet me IEUM, e amenduar sipas datës së kësaj Marrëveshjeje.
12. “Viti fiskal” do të thotë dymbëdhjetë (12) muaj që korrespondojnë me vitet fiskale të Përfituesit, periudhë e cila fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor në secilin vit kalendarik.
13. “Ministria e Mbrojtjes” ose “MM” do të thotë Ministria e Mbrojtjes së Përfituesit.
14. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ose “MASH” do të thotë Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Përfituesit.
15. “Ministria e Financave” ose“MF” do të thotë Ministria e Financave e Përfituesit, ose çdo titull pasues pas kësaj.
16. “Ministria e Brendshme” ose “MB” do të thotë Ministria e Brendshme e Përfituesit, ose çdo titull pas kësaj.
17. “Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit” ose “MPPTT” do të thotë Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e Përfituesit ose çdo titull pasues pas kësaj.
18. “Monitorimi dhe vlerësimi i indikatorëve” do të thotë monitorimi dhe vlerësimi i indikatorëve të miratuar siç përshkruhen në letër, e cila do të përdoret nga Përfituesi për të matur progresin e shënuar në implementimin e projektit dhe shkallën e arritjes së objektivave të tij.
19. “Udhëzimet e prokurimit” do të thotë “Udhëzimet: Prokurimet sipas huasë IBRD dhe kredisë IDA” të botuara nga Banka në muajin maj 2004 dhe të rishikuara në tetor 2006.
20. “Plani i prokurimeve” do të thotë plan prokurimesh për projektin, të datës_________dhe të përmendur në paragrafin 1.16 të udhëzimeve të prokurimit dhe paragrafin 1.24 të udhëzimeve të konsulentëve, meqenëse të dyja do të përditësohen herë pas here në përputhje me dispozitat e paragrafit të sipërpërmendur.
21. “Kompania e Sigurimeve ndaj Riskut të Katastrofave në Europën Juglindore” ose “CRIF” do të thotë programi i sigurimit ndaj riskut rajonal të katastrofave, i cili do të jetë nën kontrollin e vendeve të Europës Juglindore, ku Përfituesi do të bëhet pjesë sipas pjesës 4.1 të projektit.
________________________________________
[1] Aktivitetet pasuese për fazën e dytë do të paraqiten në shtojcën bashkëngjitur letrës suplementare të Marrëveshjes së huasë.
Leave a comment