V E N D I M
Nr. 654, datë 18.12.2002
PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR PËRDORIM TË PËRKOHSHËM NGA ORGANET SHTETËRORE, NË SITUATA EMERGJENTE, TË ÇDO MJETI PRIVAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 pika 2, 31, pikat 1 e 2 të ligjit nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile” dhe të nenit 37 të ligjit nr. 8766, datë 5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përcaktimin e tarifave për përdorim të përkohshëm nga organet shtetërore, në situata emergjente, të çdo mjeti privat, si më poshtë vijon:
a) Strukturat operative të emergjencave civile, në situata emergjente, kanë të drejtë të marrin në përdorim të përkohshëm çdo mjet privat, kundrejt pagesës, sipas tarifave të përcaktuara në shtojcën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Për mjetet e tjera, që nuk janë përmendur në këtë shtojcë, llogaritjet të bëhen sipas fuqisë dhe tonazhit të tyre.
Llogaria bëhet duke shumëzuar vlerën në tabelë me koeficientin k=1,2 kur fuqia/tonazhi është më e/i madh dhe e kundërta. Për mjetet e transportit e materialeve të përdoret tabela për ton/km, kurse për mjetet stacionare fuqia në kw.
c) Kur strukturat operative të emergjencave civile, për mjetet që marrin në dispozicion, përballojnë karburantin nga rezervat e veta, atëherë tarifa llogaritet në bazë të orëve të punës për manovratorin, plus konsumin e pjesëve të ndërrimit (në rast komsumi), plus 10 për qind, si më poshtë vijon:
T=(m+0,2m)+10%; ku T – tarifa; m – pagesa për një orë pune për manovratorin. Koeficienti m=120 deri 160 lekë, në varësi të tonazhit/fuqisë së mjetit. Kufiri minimal për tonazhin/fuqinë më të ulët dhe e kundërta.
ç) Kur merren mjete në dispozicion për transportin e udhëtarëve, si: autobusë, mikrobusë, etj. tarifat janë të njëjta me ato të udhëzimit të përbashkët nr. 373/1, datë 24.3. 1998 të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe nr. 99/3, datë 24.3.1998 të Ministrisë së Financave.
2. Mjetet merren në përdorim të përkohshëm, sipas aktmarrëveshjes së lidhur ndërmjet drejtuesve të operacionit ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre, për përballimin e situatave emergjente, për aq kohë sa është e domosdoshme, por jo më vonë sesa koha e përfundimit të emergjencës.
3. Shpenzimet që rezultojnë nga përdorimi i përkohshëm i mjeteve private, në raste të situatave emergjente, të përballohen nga burimet financiare të institucionit, të siguruara në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Fatos Nano
SHTOJCA
TARIFAT PËR MJETET TRANSPORTUESE VETËLËVIZËSE
Tabela 1
Nr. Largësia e transportit Km Ton/km Në lekë
1 Transporti deri në 0,2 -:- 40
2 Transporti deri në 0,5 -:- 30
3 Transporti deri në 1 -:- 25
4 Transporti deri në 2 -:- 22
5 Transporti deri në 3 -:- 20
6 Transporti deri në 4 -:- 18
7 Transporti deri në 5 -:- 17
8 Transporti deri në 6 -:- 16
9 Transporti deri në 7 -:- 15
10 Transporti deri në 8 -:- 14,5
11 Transporti deri në 9 -:- 14
12 Transporti deri në 10 -:- 12,8
13 Transporti mbi 10 -:- 12
14 Autoambulancë 1,5 -:- 20
15 Sheverlet 1,5 -:- 15
TARIFAT PËR MJETET NGRITËSE
Tabela 2
Nr. Emërtimi i mjetit ngritës Aftësia ngritëse në ton Lek/orë
1 Autovinç 1,5 890
2 Autovinç 5 1500
3 Autovinç 8 1750
4 Autovinç 10 1900
5 Autovinç 16 2100
6 Autovinç 20 3000
7 Autovinç mbi 20 3500
MJETE GËRMIMI
Tabela 3
Nr. Emërtimi i mjetit Njësia matëse Kapaciteti 1 orë/pune Në lekë
1 Fadromë “UNK 320” – -:- 4500
2 Buldozer DT – 54 – -:- 1408
3 Buldozer DT – 75 – -:- 1502
4 Buldozer S 80 – 100 – -:- 2203
5 Buldozer S – 150 – -:- 2890
6 Buldozer S – 350 HP – -:- 3426
7 Eksavator m3 0,15 -:- 1220
8 Eksavator m3 0,25 -:- 1391
9 Eksavator m3 0,35 -:- 1409
10 Eksavator Varinski m3 0,4 -:- 1511
11 Eksavator Varinski m3 0,5 -:- 2225
12 Eksavator Varinski m3 1-1,25 -:- 2673
13 Eksavator Varinski m3 2 -:- 3567
14 Fadromë Volvo – -:- 3607
15 Motopompa “Gaz 51” L/min -:- 1500
16 Motokompresor m3/sek -:- 2000
17 Motogjenerator kw 40 -:- 2000
18 Motogjenerator kw 68 -:- 2500
19 Zjarrfikëse ton 9 -:- 3500
Leave a comment