V E N D I M
Nr. 655, datë 18.12.2002

PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURËS SË SISTEMIT KOMBËTAR TË PLANIFIKIMIT DHE TË PËRBALLIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, 5, pika 1, 11, 1, 13 dhe 35 të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S i:

1. Ngritjen e sektorit të planifikimit dhe të përballimit të emergjencave civile në strukturat e ministrive të mëposhtme:
– Ministrinë e Mbrojtjes
– Ministrinë e Rendit Publik
– Ministrinë e Shëndetësisë
– Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit
– Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit
– Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit
– Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës
– Ministrinë e Industrisë dhe të Energjetikës.
2. Vendosjen e specialistëve për planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile në:
– Ministrinë e Mjedisit
– Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
-Ministrinë e Financave
– Ministrinë e Drejtësisë
– Ministrinë e Ekonomisë
– Ministrinë e Punëve të Jashtme
– Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale.
3. Pranë ministrive të përmendura në pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi të funksionojë komisioni i planifikimit dhe i përballimit të emergjencave civile. Përbërja, mënyra e funksionimit dhe përgjegjësitë përcaktohen nga ministri përkatës, në përputhje me nenin 11, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”. Detyrat e këtij komisioni përcaktohen në shtojcën “Rekomandime”, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Në strukturën e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, në Departamentin e Planifikimit dhe të Përballimit të Emergjencave Civile funksionon Qendra Kombëtare Operacionale për Emergjencat Civile, me strukturë të përhershme, në kohë normale dhe me strukturë të përkohshme, në raste emergjencash civile.
a) Struktura e përkohshme përbëhet nga ajo e përhershme dhe sipas llojit të emergjencës, thirren (ftohen) specialistë të ministrive e institucioneve të tjera, përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe në rast nevoje edhe specialistë ndërkombëtarë.
b) Ministritë dhe institucionet përkatëse përzgjedhin dhe caktojnë 1-2 specialistë të fushës, që kanë të gjitha të dhënat e nevojshme për burimet e institucionit të tyre, si dhe autoritetin e domosdoshëm për të marrë pjesë aktive në vendimmarrje.
5. Në përbërje të strukturës së administratës së prefektit ngrihet zyra e planifikimit dhe e përballimit të emergjencës civile, në nivel qarku.
a) Nën drejtimin e prefektit ngrihet dhe funksionon komisioni i planifikimit dhe i përballimit të emergjencave civile, në nivel qarku. Përbërja, mënyra e funksionimit dhe përgjegjësitë e këtij komisioni përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit.
b) Në përbërje të organikës së zyrës së nënprefektit caktohet dhe inspektori për emergjencat civile.
6. Për organet vendore:
a) Në Bashkinë e Tiranës ngrihet zyra e planifikimit dhe e përballimit të emergjencave civile.
Struktura e kësaj zyre të jetë sipas lidhjes 1/a, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Në strukturën e administratës së kryetarit të qarkut, të bashkisë dhe të komunës caktohet një specialist me funksion të dytë, për mbulimin e problemeve të emergjencave civile.
7. Rekrutimi dhe trajtimi i personelit të strukturave të emergjencave civile.
a) Personeli, që do të rekrutohet në strukturat e mësipërme, të përzgjidhet nga kontigjenti i ish-ushtarakëve, sipas specifikave të institucioneve përkatëse.
b) Kriteret për përzgjedhjen e këtij personeli përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit.
c) Emërimi i personelit të emergjencave civile në administratën e prefektit bëhet nga prefekti, sipas procedurave të parashikuara nga ligjet në fuqi.
ç) Personeli i strukturave të emergjencave civile ka të njëjtin status me atë të personelit të institucionit që i përket.
d) Numri i punonjësve, fondi i pagave dhe shpenzimet e kësaj strukture të mbulohen nga buxheti vjetor i institucioneve përkatëse.
8. Vendkomandat e kohës së veçantë, të cilat kanë qenë në administrim të ish-këshillave të rretheve, kalojnë në administrimin e prefektit, kurse ato të komunitetit administrohen e mirëmbahen nga bashkitë dhe komunat.
9. Vendimi nr.292, datë 27.3.1995 i Këshillit të Ministrave “Për kalimin e shërbimit të MCR-së në Ministrinë e Brendshme” dhe çdo vendim e strukturë tjetër që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
10. Ngarkohen Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit, të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera, të përcaktuara në këtë vendim, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRi

Fatos Nano

 

Lidhja 1/a

 Për administratën e organeve vendore:

A. Në Bashkinë e Tiranës krijohet zyra e emergjencës civile me:

1. Përgjegjës zyre1 (një) punonjës

Në bashki dhe komuna

I.Brenda limitit të personelit të administratës së bashkisë dhe komunës, caktohet një punonjës me një detyrë të dytë, për ndjekjen e problemeve të emergjencave civile.

 Rekomandime

A. Për ministritë:

Bazuar në nenin 11, pikën 1 dhe 2 të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, është përgjegjësi e çdo ministri për të ngritur dhe përcaktuar detyrat dhe mënyrën e funksionimit të komisionit për planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile në linjën e ministrisë që drejton, por më poshtë jepen disa rekomandime.

Komisioni drejtohet nga titullari ose nga zëvendës i tij dhe mund të ketë në përbërje anëtarë të përhershëm ose të ndryshueshëm. Ai mund të mblidhet sa herë që e shikon të arsyeshme titullari.

Në këtë Komision marrin pjesë si anëtarë, drejtorë drejtorish, specialistë të fushës përkatëse, si dhe drejtorë ose kryeinxhinierë të ndërmarrjeve vartëse të ministrisë.

Ky Komision, ka këto detyra kryesore:

– përgatitjen e strategjisë, projekteve e programeve për parandalimin, planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile.

– miratimin e planit për përballimin e emergjencave civile në linjën e ministrisë, si pjesë e planit kombëtar të përballimit të emergjencave civile;

– ndjekjen e realizimit të detyrave në drejtim të masave parandaluese;

– përgatitjen e projektbuxhetit, si zë më vete për emergjencat civile;

– koordinimin mes drejtorive të dikasterit, drejtorive rajonale, drejtorive e ndërmarrjeve vartëse, të cilat kanë lidhje me emergjencat civile.

 Disa nga detyrat e sektorit/specialistit të planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile.

Sektori i emergjencave ose specialisti (koordinator) shërben si sekretariat për përgatitjen e mbledhjeve dhe të të gjithë punëve administrative që nevojiten për  funksionimin normal të Komisionit.

Gjithashtu ky sektor do të marrë dhe përpunojë të dhënat në lidhje me resurset që ka vetë ministria, bazën e të dhënave materialo-teknike, që disponon ministria në linjën e saj, etj.

Sektori do të jetë pika e kontaktit e ministrisë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

Sektori i planifikimit për përballimin e emergjencave civile në ministri do të përgatisë programe, plane e skenare situatash emergjente, për trajnimin e personelit të ministrisë, forcave operacionale dhe ndërmarrjeve të varësisë si dhe biznesit privat natyra e aktivitetit të të cilëve lidhet me natyrën e ministrisë.

Ky sektor përveç detyrave të mësipërme ka dhe këto detyra:

– të përcaktojë rregullat e përdorimit të burimeve materiale e financiare në rastet e emergjencave civile;

– të bashkërendojë organizimin dhe pajisjen e forcave të ndërhyrjes në rastet e emergjencave civile;

– të organizojë, zbatojë dhe monitorojë sistemin e të dhënave në nivel ministrie për situatat e emergjencave civile;

– të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësi të tjera, dhe riaftësimin e tyre, në përputhje me aktet nënligjore përkatëse;

– të kontrollojë zbatimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese në rastet e emergjencave civile;

– të hartojë udhëzime për institucionet, entet, drejtoritë rajonale, ndërmarrjet vartëse të tyre, për fushën e emergjencave civile.

B. Për qarkun, bashkinë dhe komunën:

Në zbatim të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001 nenet 15, 16 dhe 17 përbërja, rregullat dhe mënyrat e funksionimit të komisionit të qarkut dhe komisionit vendor përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

 Rekrutimi i personelit

Specialistët e këtij sektori do të jenë ish ushtarakë të cilët do t’i nënshtrohen një testimi profesional të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

Për Ministritë si ajo e shëndetësisë kandidatët do të jenë me edukim bazë sipas specialitetit të ministrisë përkatëse.

Këta punonjës gëzojnë status të njëjtë me atë që kanë institucionet përkatëse.

Nga paragrafët e mësipërm përjashtohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit Publik, të cilët kanë status të veçantë dhe mund të plotësojnë  organikën e sektorit me efektivat e tyre.

 

V E N D I M
Nr. 654, datë 18.12.2002

PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR PËRDORIM TË PËRKOHSHËM NGA ORGANET SHTETËRORE, NË SITUATA EMERGJENTE, TË ÇDO MJETI PRIVAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 pika 2, 31, pikat 1 e 2 të ligjit nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile” dhe të nenit 37 të ligjit nr. 8766, datë 5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përcaktimin e tarifave për përdorim të përkohshëm nga organet shtetërore, në situata emergjente, të çdo mjeti privat, si më poshtë vijon:
a) Strukturat operative të emergjencave civile, në situata emergjente, kanë të drejtë të marrin në përdorim të përkohshëm çdo mjet privat, kundrejt pagesës, sipas tarifave të përcaktuara në shtojcën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Për mjetet e tjera, që nuk janë përmendur në këtë shtojcë, llogaritjet të bëhen sipas fuqisë dhe tonazhit të tyre.
Llogaria bëhet duke shumëzuar vlerën në tabelë me koeficientin k=1,2 kur fuqia/tonazhi është më e/i madh dhe e kundërta. Për mjetet e transportit e materialeve të përdoret tabela për ton/km, kurse për mjetet stacionare fuqia në kw.
c) Kur strukturat operative të emergjencave civile, për mjetet që marrin në dispozicion, përballojnë karburantin nga rezervat e veta, atëherë tarifa llogaritet në bazë të orëve të punës për manovratorin, plus konsumin e pjesëve të ndërrimit (në rast komsumi), plus 10 për qind, si më poshtë vijon:
T=(m+0,2m)+10%; ku T – tarifa; m – pagesa për një orë pune për manovratorin. Koeficienti m=120 deri 160 lekë, në varësi të tonazhit/fuqisë së mjetit. Kufiri minimal për tonazhin/fuqinë më të ulët dhe e kundërta.
ç) Kur merren mjete në dispozicion për transportin e udhëtarëve, si: autobusë, mikrobusë, etj. tarifat janë të njëjta me ato të udhëzimit të përbashkët nr. 373/1, datë 24.3. 1998 të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe nr. 99/3, datë 24.3.1998 të Ministrisë së Financave.
2. Mjetet merren në përdorim të përkohshëm, sipas aktmarrëveshjes së lidhur ndërmjet drejtuesve të operacionit ose përfaqësuesve të autorizuar prej tyre, për përballimin e situatave emergjente, për aq kohë sa është e domosdoshme, por jo më vonë sesa koha e përfundimit të emergjencës.
3. Shpenzimet që rezultojnë nga përdorimi i përkohshëm i mjeteve private, në raste të situatave emergjente, të përballohen nga burimet financiare të institucionit, të siguruara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano
SHTOJCA
TARIFAT PËR MJETET TRANSPORTUESE VETËLËVIZËSE
Tabela 1
Nr. Largësia e transportit Km Ton/km Në lekë
1 Transporti deri në 0,2 -:- 40
2 Transporti deri në 0,5 -:- 30
3 Transporti deri në 1 -:- 25
4 Transporti deri në 2 -:- 22
5 Transporti deri në 3 -:- 20
6 Transporti deri në 4 -:- 18
7 Transporti deri në 5 -:- 17
8 Transporti deri në 6 -:- 16
9 Transporti deri në 7 -:- 15
10 Transporti deri në 8 -:- 14,5
11 Transporti deri në 9 -:- 14
12 Transporti deri në 10 -:- 12,8
13 Transporti mbi 10 -:- 12
14 Autoambulancë 1,5 -:- 20
15 Sheverlet 1,5 -:- 15

TARIFAT PËR MJETET NGRITËSE
Tabela 2
Nr. Emërtimi i mjetit ngritës Aftësia ngritëse në ton Lek/orë
1 Autovinç 1,5 890
2 Autovinç 5 1500
3 Autovinç 8 1750
4 Autovinç 10 1900
5 Autovinç 16 2100
6 Autovinç 20 3000
7 Autovinç mbi 20 3500

MJETE GËRMIMI
Tabela 3
Nr. Emërtimi i mjetit Njësia matëse Kapaciteti 1 orë/pune Në lekë
1 Fadromë “UNK 320” – -:- 4500
2 Buldozer DT – 54 – -:- 1408
3 Buldozer DT – 75 – -:- 1502
4 Buldozer S 80 – 100 – -:- 2203
5 Buldozer S – 150 – -:- 2890
6 Buldozer S – 350 HP – -:- 3426
7 Eksavator m3 0,15 -:- 1220
8 Eksavator m3 0,25 -:- 1391
9 Eksavator m3 0,35 -:- 1409
10 Eksavator Varinski m3 0,4 -:- 1511
11 Eksavator Varinski m3 0,5 -:- 2225
12 Eksavator Varinski m3 1-1,25 -:- 2673
13 Eksavator Varinski m3 2 -:- 3567
14 Fadromë Volvo – -:- 3607
15 Motopompa “Gaz 51” L/min -:- 1500
16 Motokompresor m3/sek -:- 2000
17 Motogjenerator kw 40 -:- 2000
18 Motogjenerator kw 68 -:- 2500
19 Zjarrfikëse ton 9 -:- 3500

V E N D I M
Nr.533, datë 1.8.2003

PËR PJESËMARRJEN E SHTETASVE NË PARANDALIMIN DHE PËRBALLIMIN E EMERGJENCAVE CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 dhe 35 të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile” dhe të nenit 12 të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Prefekti i qarkut, nëpërmjet zyrave të gjendjeve civile në bashki dhe komuna, siguron të dhëna dhe mban evidencë për shtetasit në territorin e qarkut, me moshë nga 18 deri në 55 vjeç për gratë dhe deri në 60 vjeç për burrat.
2. Prefekti i qarkut, nëpërmjet qendrave të rekrutim-mobilizimit në qarqe, evidenton dhe siguron të dhëna për shtetasit, të cilët gjatë shërbimit ushtarak janë specializuar në shërbime të mbrojtjes civile, operacionet e kërkim-shpëtimit, repartet xheniere, mbrojtjen nga armët e shkatërrimit në masë, mbrojtjen nga zjarri, shërbimin shëndetësor, si dhe specialitete të tjera të nevojshme për përballimin e emergjencave civile.
3. Prefekti i qarkut, nëpërmjet drejtorive arsimore të rretheve, evidenton dhe siguron të dhëna për shtetasit, të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë dhe janë specialistë të fushave përkatëse, si dhe planifikon përfshirjen e tyre në procesin e planifikimit, parandalimit dhe përballimit të emergjencave civile.
4. Në rastet e emergjencave civile, drejtuesi qendror i operacionit/drejtuesi i operacioneve në nivel qarku, i kërkon prefektit të qarkut angazhimin, sipas nevojave të shtetasve të aftë. Prefekti i qarkut, në bashkërendim me kryetarin e bashkisë/komunës, urdhëron aktivizimin e shtetasve dhe planifikon përfshirjen e tyre pranë strukturave operacionale, që veprojnë për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile në territorin e qarkut.
5. Kryetari i bashkisë/komunës, nëpërmjet zyrave të gjendjeve civile në bashki dhe komunë, siguron të dhëna dhe mban evidencë për shtetasit në territorin përkatës, me moshë nga 18 deri në 55 vjeç për gratë dhe deri 60 vjeç për burrat.
6. Kryetari i bashkisë/komunës, në rastet e emergjencave civile, me kërkesë të komisionit vendor të Emergjencave Civile në bashki/komunë, drejtuesit të operacioneve ne nivel qarku, drejtuesit të operacioneve në nivel bashkie/komunë, në bashkërendim me prefektin urdhëron angazhimin, sipas nevojës të shtetasve të aftë në territorin përkatës të bashkisë/komunës dhe planifikon përfshirjen e tyre pranë strukturave vendore ose strukturave të tjera operacionale, që veprojnë për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile në territorin e prekur nga fatkeqësia.
7. Kur shtetasi angazhohet për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile mbi 8 orë në ditë dhe larg vendbanimit sipas rastit, prefekti i qarkut, kryetari i bashkisë/komunës, në bashkëpunim me strukturat operacionale dhe shoqatat humanitare, ku shtetasi është angazhuar, e trajtojnë me ushqim dhe fjetje.
8. Asnjë drejtues operacioni nuk mund të detyrojë shtetasin e angazhuar në operacionet për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile, të ndërhyjë në situata dhe vende ku rrezikohet jeta e shtetasit, si dhe ku/kur kërkohet kualifikim i veçantë.
9. Në çdo rast kur me urdhër të prefektit, kryetarit të bashkisë/komunës, shtetasi angazhohet për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile, atij i lëshohet dokument zyrtar, që vërteton angazhimin e tij në strukturën përkatëse.
10. Dokumenti zyrtar, që vërteton pjesëmarrjen e shtetasit në parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile, detyron punëdhënësin, qoftë ky dhe subjekt privat, të garantojë vendin e punës dhe pagesën e plotë.
Në rastet e aksidenteve, institucionet përkatëse plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për përfitim të pensionit të invaliditetit, sipas legjislacionit në fuqi.
11. Për moszbatimin e urdhërit të prefektit të qarkut dhe të kryetarit të bashkisë/komunës për pjesëmarrje të shtetasve në përballimin e situatave emergjente, zbatohen dispozitat e akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
12. Prefekti i qarkut, në bashkëpunim me qendrat e rekrutim-mobilizimit në qarqe, me drejtuesit e reparteve të forcave të armatosura në territorin e qarkut, me stacionin e PMNZSh-së dhe OJF-të, programon dhe realizon trajnimin e shtetasve për situatat e emergjencave civile.
13. Ngarkohen Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit, Ministria e Mbrojtjes, prefektët e qarqet dhe kryetarët e bashkive/komunave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

V E N D I M
Nr.532, datë 1.8.2003

PËR PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT E DEPARTAMENTIT TË PLANIFIKIMIT DHE TË PËRBALLIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4 të nenit 9 të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile” dhe të pikës I/1 të nenit 2 të ligjit nr.8766, datë 5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Departamenti i planifikimit dhe i përballimit të emergjencave civile është përgjegjës për:
a) bashkëpunimin me institucionet e tjera për hartimin dhe freskimin e Planit Kombëtar për Përballimin e Emergjencave Civile;
b) hartimin e planeve për plotësimin dhe freskimin e rezervave të emergjencave civile, në përputhje me Planin Kombëtar të Emergjencave Civile;
c) menaxhimin e sistemit të mbrojtjes civile dhe bashkërendimin e strukturave, shtetërore dhe joshtetërore që lidhen me to;
ç) përgatitjen, ndjekjen dhe zbatimin e akteve nënligjore për planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile;
d) organizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare për bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, për problemet e emergjencave civile, mbrojtjen nga zjarri dhe të ndihmave humanitare.
2. Departamenti i planifikimit dhe i përballimit të emergjencave civile ka këto detyra:
a) Zbaton, së bashku me institucionet e tjera, politikën e Këshillit të Ministrave në fushën e planifikimit për përballimin e emergjencave civile, të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, si dhe në krijimin, përdorimin dhe shpërndarjen e mallrave rezervë emergjente: ushqimore, materiale e monetare.
b) Bashkëpunon me institucionet dhe entet publike të vendit, për të bërë vlerësimin e situatave emergjente mbi të cilat bazohet Plani Kombëtar i Emergjencave Civile dhe organizon punën për freskimin e tij në mënyrë periodike.
c) Ndjek në vazhdimësi situatën e mbrojtjes nga zjarri dhe gjendjen e emergjencave civile në të gjithë territorin e vendit, në rajon dhe më gjerë dhe planifikon masa vepruese ndaj tyre.
ç) Planifikon fonde për studime nga entet publike për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile.
d) Në çdo 6 muaj përgatit raport për gjendjen e përgjithshme të planifikimit dhe të përballimit të emergjencave civile.
dh) I siguron Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile të gjitha të dhënat e nevojshme për situatat emergjente, për rreziqet që paraqesin, si dhe mundësitë për mbështetje materiale të operacioneve për përballimin e emergjencave civile.
e) Planifikon dhe përcakton rregullat e përdorimit të burimeve financiare e materiale, në rastet e emergjencave civile.
ë) Bashkërendon punën e institucioneve qendrore me organet e qeverisjes vendore për përballimin e emergjencave civile.
f) Bashkërendon organizimin dhe pajisjen e strukturave aktive dhe mbështetëse të shërbimit të emergjencave civile.
g) Kërkon të dhëna për përballimin e emergjencave civile, duke komunikuar drejtpërdrejt me strukturat e përhershme dhe të përkohshme të shërbimit të emergjencave civile në nivel qendror, në nivel qarku dhe bashkie e komune.
gj) Organizon, zbaton dhe monitoron sistemin e të dhënave në nivel kombëtar për situatat e emergjencave civile.
h) Lidh marrëveshje me shoqata dhe organizma, që ofrojnë asistencë për realizimin e detyrave të planit, për përballimin e emergjencave civile dhe për krijimin e rezervave.
i) Organizon dhe drejton konferenca, seminare dhe workshope për personelin e shërbimit të emergjencave në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor.
j) Përpunon dhe ndjek programet e edukimit publik dhe të trajnimit të strukturave shtetërore dhe joshtetërore, në fushën e mbrojtjes civile.
k) Udhëzon strukturat përgjegjëse për mënyrën e sensibilizimit dhe të ndërgjegjësimit të opinionit publik për emergjencat civile dhe mbrojtjen nga zjarri.
l) Bashkërendon për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, si dhe riaftësimin nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësi të tjera, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse.
ll) Kontrollon zbatimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese për përballimin e rasteve të emergjencave civile dhe mbrojtjes nga zjarri pranë subjekteve shtetërore dhe private, në të gjithë territorin e vendit.
m) Kontrollon mënyrën e përdorimit të burimeve materiale dhe financiare që vihen në dispozicion nga Buxheti i Shtetit ose nga organe të tjera shtetërore, për rastet e emergjencave civile për organet qendrore dhe vendore.
n) Kontrollon shpërndarjen dhe mënyrën e përdorimit të mallrave rezervë emergjente, në përputhje me Planin Kombëtar të Emergjencave Civile, si dhe me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
nj) Organizon grupe ndërministrore monitorimi për mënyrën e menaxhimit të sistemit të emergjencave civile.
3. Ngarkohen Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit, Departamenti i Administratës Publike pranë Këshillit të Ministrave dhe ministritë e linjës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

V E N D I M
Nr.531, datë 1.8.2003

PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN, DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E SHËRBIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15 të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shërbimi i emergjencave civile, në nivel qendror dhe vendor, funksionon përmes 3 strukturave bazë operative:
a) strukturat monitoruese/njoftuese;
b) strukturat vepruese, aktive;
c) strukturat vepruese, mbështetëse.
2. Strukturat monitoruese/njoftuese përbëhen nga ministritë, institucionet dhe institucionet e varësisë, Instituti Hidrometeorologjik, Instituti Sizmik, Instituti i Fizikës Bërthamore, Instituti i Kërkimeve Veterinare, Instituti i Kërkimeve Ushqimore, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi, Instituti i Shëndetit Publik, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve.
3. Strukturat monitoruese/njoftuese, së bashku me zyrat dhe inspektorët e emergjencave civile në administratën e prefektit, të ngarkuarit me problemet e emergjencave civile në bashki dhe komunë, japin të dhëna të vazhdueshme pranë Qendrës kombëtare të emergjencave operacionale civile në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, për parashikimin dhe ndodhjen e fenomeneve, të ngjarjeve dhe aksidenteve, që dëmtojnë ose rrezikojnë jetën normale të shtetasve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në vendet e rajonit.
4. Strukturat vepruese, aktive përbëhen nga baza e mbrojtjes civile, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit (SAR), si dhe njësitë e tjera të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa kryejnë detyra për përballimin e emergjencave civile, strukturat e Policisë së Shtetit, repartet e policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, në qarqe, si dhe stacionet zjarrfikëse, të krijuara me ligj pranë objekteve me rëndësi ekonomike, shtetërore dhe joshtetërore, shërbimi i ambulancës, shërbimi i urgjencës mjekësore, inspektoriati i kontrollit radiologjik dhe inspektoriati shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha strukturat e sistemit shëndetësor, reparti i inspektim-shpëtimit të minierave, reparti i likuidimit të avarive të KESH sh.a., Policia Elektrike dhe reparti avaro-shpëtues dhe i kërkim-përpunimit të naftës.
5. Strukturat vepruese, aktive angazhohen menjëherë për përballimin e çdo situate të krijuar nga faktorë të ndryshëm, që kërcënojnë jetën, pronën dhe veprimtarinë normale të shtetasve, sipas planeve të gatishmërisë dhe të veprimit për situata të emergjencave civile, të hartuara dhe të miratuara më parë.
6. Strukturat vepruese, mbështetëse janë: Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit, vrojtuesit, Policia Pyjore dhe ndërmarrjet rajonale të ujërave, ndërmarrjet rajonale të ujësjellës-kanalizimeve, ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve urbane dhe strukturat e Policisë së Ndërtimit, ndërmarrjet rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve dhe grupet e eliminimit të avarive, të Telecom-it, strukturat e Policisë Tatimore dhe të Doganave, organizmat ndërkombëtarë dhe/ose jofitimprurës, që kanë lidhje me emergjencat civile, brenda ose jashtë vendit, grupet dhe individë vullnetarë, strukturat ndërkombëtare, të specializuara për ndihmë humanitare, si Kryqi i Kuq Shqiptar dhe OJF-të që veprojnë në vend.
7. Strukturat vepruese, mbështetëse planifikohen për ndërhyrje në situata emergjente dhe angazhohen në situatat e krijuara, në mbështetje të strukturave vepruese, aktive.
8. Me kërkesën e prefektit, në rastet kur shtrirja e një emergjence civile rritet në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të drejtuesve të organeve qendrore, që kanë në varësi strukturat përkatëse, për përballimin e situatave mund të angazhohen strukturat vepruese mbështetëse, që veprojnë në territorin e qarkut, por që janë në varësi të drejtpërdrejtë të organeve qendrore.
9. Departamenti i planizimit dhe përballimit të emergjencave civile shërben si pikë kontakti, në nivel kombëtar, për të gjitha problemet që kanë lidhje me emergjencat civile si në kohë të qetë, edhe në kohë emergjence.
10. Qendra kombëtare operacionale e emergjencave civile, në veçanti mban lidhje të vazhdueshme me Qendrën e bashkuar operacionale të Ministrisë së Mbrojtjes, Qendrën e informacionit të Ministrisë së Rendit Publik, si dhe me çdo pikë kontakti të organeve qendrore e vendore dhe me institutet dhe agjencitë që lidhen me emergjencat civile. Këto struktura kanë detyrime të ndërsjella për dhënien dhe marrjen e informacionit.
11. Ekipet dhe ndihmat, që vijnë nga shtete të tjera dhe strukturat ndërkombëtare të emergjencave civile, veprojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës humanitare sipas standardeve dhe procedurave ndërkombëtare, konventave për dhënie ndihme në rastet e emergjencave civle, marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh dhe në përputhje me apelet e kërkesat që u bëhen nga strukturat përgjegjëse shtetërore.
12. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit dhe drejtuesi qendror i operacionit, kur emergjencat civile kanë rritje të menjëhershme dhe kërcënuese, i kërkojnë Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Rendit Publik përdorimin e forcave të armatosura, të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe speciale, në operacionet për përballimin e emergjencave civile dhe riaftësimin e zonave të dëmtuara.
13. Baza e mbrojtjes civile, njësitë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe repartet speciale të Ministrisë së Rendit Publik, në operacionet e shpëtimit dhe të riaftësimit drejtohen nga komandantët e tyre, sipas detyrave që u jepen nga drejtuesi i operacionit.
14. Kur shtrirja ose ndikimet e një emergjence civile rriten në mënyrë të menjëhershme dhe bëhet e papërballueshme nga kapacitetet që ka qarku, prefekti i drejtohet Ministrit të Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, i cili i kërkon Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes ose Ministrit të Rendit Publik angazhimin e njësive të forcave të armatosura dhe të forcave speciale të Ministrisë së Rendit Publik.
15. Në rast situate emergjente, me kërkesë të kryetarit të bashkisë ose të komunës, prefekti cakton, pranë komisionit vendor për emergjencat civile të bashkisë ose komunës, një pjesë ose të gjithë stafin e zyrës së emergjencave të administratës së tij.
16. Në rast të një fatkeqësie të menjëhershme, katastrofike, kryetari i bashkisë ose i komunës u drejtohet, drejtëpërdrejt, për ndihmë të gjithë drejtuesve të strukturave të sistemit të emergjencave civile, që veprojnë në territorin e tij ose të atyre fqinjë, njofton menjëherë prefektin dhe Qendrën kombëtare operacionale në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit.
17. Në varësi të tipit dhe të përmasave të fatkeqësisë, Qendra kombëtare operacionale e emergjencave civile njofton strukturat e shërbimit të emergjencave civile të çdo niveli, të cilat pas këtij njoftimi, vihen në gjendje gatishmërie.
18. Të gjitha efektivat e strukturave të shërbimit të emergjencave civile, për kohën që kryejnë detyra në përballimin e këtyre emergjencave, krahas stemës së institucionit përkatës, mbajnë dhe stemën e shërbimit të emergjencave civile të Republikës së Shqipërisë, e cila miratohet me këtë vendim dhe përdoret në uniformat e strukturave të shërbimit të emergjencave civile dhe në shkresat zyrtare.
19. Stema e shërbimit të emergjencave civile është sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. 26 marsi, dita e miratimit të ligjit “Për emergjencat civile” njihet si dita e shërbimit të emergjencave civile.
21. Strukturat e drejtimit operacional të emergjencave civile, në nivel qendror dhe vendor, janë pjesë e strukturave kombëtare të planizimit dhe përballimit të emergjencave civile.
22. Në rastet kur nuk është shpallur gjendja e emergjencave civile, drejtimin e strukturave të shërbimit të emergjencave civile, deri në caktimin e drejtuesit të operacionit, e merr komandanti i stacionit zjarrfikës më të afërt. Në të gjitha rastet, veprimet operacionale kryhen në zbatim të manualit “Mbrojtja civile”, i cili miratohet nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit.
23. Kur shpallet gjendja e emergjencave civile, për drejtimin e strukturave të shërbimit të emergjencave civile, caktohen drejtuesit e operacioneve në nivelet e mëposhtme:
a) Drejtuesi qendror i operacionit, i cili emërohet nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile.
b) Drejtuesi i operacioneve në nivel qarku, i cili emërohet nga prefekti.
c) Drejtuesi i operacioneve në nivel bashkie dhe komune, i cili emërohet nga kryetari i bashkisë/komunës.
ç) Drejtuesit e forcave vepruese të shërbimit të emergjencave civile në nivel qendror dhe vendor, si dhe qendrat operacionale të tyre.
24. Drejtuesi qendror i operacionit kryhen këto detyra:
a) Vepron sipas udhëzimeve që merr nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe raporton përpara këtij komiteti, rast pas rasti ose sa herë që e gjykon të nevojshme ky Komitet.
b) Menaxhon situatën dhe strukturat e shërbimit operacional të emergjencave civile në nivel qendror, në zbatim të Planit Kombëtar për përballimin e Emergjencave Civile.
c) Vendos lidhje të drejtpërdrejta me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit dhe i kërkon atij raporte periodike e përmbledhëse për situatën.
ç) Kërkon nga drejtuesit e operacioneve dhe të strukturave të shërbimit të emergjencave civile të niveleve më të ulëta, zbatimin e detyrave për përballimin e emergjencave civile.
d) Bashkëpunon me drejtuesit e operacioneve dhe strukturat e shërbimit të emergjencave civile në bashki dhe komuna.
25. Drejtuesi i operacionit në nivel qarku kryen këto detyra:
a) Menaxhon situatën nëpërmjet drejtimit të strukturave operacionale të shërbimit të emergjencave civile, në zbatim të planeve të hartuara më parë për përballimin e emergjencave civile në nivel qarku.
b) Vepron sipas udhëzimeve që merr nga komisioni i bashkërendimit të veprimtarive për emergjencat civile në qark dhe raporton përpara këtij komisioni, rast pas rasti ose sa herë që e gjykon të nevojshme ky komision.
c) Vendos lidhje të drejtpërdrejta me drejtuesin qendror të emergjencave civile pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit dhe dërgon raporte periodike e përmbledhëse për situatën.
ç) Bashkëpunon me drejtuesit operacionalë dhe me strukturat e shërbimit të emergjencave civile në bashki dhe komuna.
d) Bashkëpunon me grupe të shërbimit vullnetar të emergjencave civile dhe me organizma e institucione të huaja, të specializuara në përballimin e emergjencave civile, që ofrojnë ndihmë në territorin.
26. Drejtuesi i operacionit në bashki/komunë kryen këto detyra:
a) Zbaton udhëzimet e kryetarit të bashkisë/komunës, mban lidhje të vazhdueshme me zyrën e emergjencave civile të administratës së prefektit dhe me Qendrën kombëtare operacionale të emergjencave civile në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit.
b) Raporton dhe ndjek udhëzimet e Komisionit vendor për emergjencat civile dhe kërkon mbështetjen e këtij Komisioni.
c) Vepron sipas planeve të përballimit të emergjencave, të hartuara më parë dhe të miratuara në këshillin bashkiak ose komunal, të cilat janë pjesë e planit të emergjencave të qarkut.
ç) Në rast se situata përkeqësohet dhe me mundësitë e mjetet që zotëron nuk mund ta përballojë situatën e krijuar, i propozon kryetarit të bashkisë ose të komunës të kërkojë mbështetje nga bashkitë ose komunat fqinje dhe nga instancat më të larta shtetërore.
d) Bashkëvepron me grupe vullnetarësh, të specializuar për përballimin e emergjencave dhe me banorë, që shprehin dëshirën të përfshihen përkohësisht në strukturat e shërbimit të emergjencave civile të bashkisë/komunës.
27. Drejtuesit e forcave vepruese të shërbimit të emergjencave civile në nivel qendror dhe vendor, si dhe qendrat operacionale kryejnë detyrat dhe përgjigjen për zbatimin e planeve për përballimin e emergjencave civile, sipas niveleve përkatëse.
28. Ngarkohen Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit Publik, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizimit, Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, prefektët e qarqeve, institutet kërkimore dhe shkencore, organet e qeverisjes vendore, si dhe agjencitë e subjektet e ndryshme, që kanë lidhje me planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

LIGJ
Nr.9900, datë 10.4.2008

PËR REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të vendosë bazat juridike dhe administrative për rregullimin e marrëdhënieve që lindin, ekzistojnë dhe shuhen gjatë administrimit, mirëmbajtjes dhe kontrollit të pronësisë në rezervat materiale të shtetit.

Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Rezervat materiale të shtetit” janë lëndët e para, materialet, produktet e gatshme, prodhimet dhe mjetet e tjera të domosdoshme për depozitimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre.
2. “Ministri” është ministri që mbulon fushën përkatëse.
3. “Administrim” është lëvrimi, këmbimi, freskimi, plotësimi, ruajtja ose mirëmbajtja, heqja apo seleksionimi, huadhënia, blerja, shitja dhe çdo veprim tjetër, që mund të kryhet me rezervat materiale të shtetit.
4. “Lëvrim” është dhënia, falas ose me pagesë, e rezervave materiale të shtetit.
5. “Këmbim” është zëvendësimi i vlerës së pronës me një vlerë prone të një lloji tjetër, në cilësinë e kërkuar dhe në sasinë respektive, në varësi të vlerës monetare.
6. “Zëvendësim” është zëvendësimi i vlerës së pronës me një vlerë të pronës të një lloji tjetër, të barabartë në cilësi, respektivisht në sasi.
7. “Freskim” është zëvendësimi i rezervës materiale të shtetit për produktet, që janë në limitet e kohëruajtjes ose kur ato paraqesin rrezik zhvlerësimi cilësor.
8. “Ruajtje apo mirëmbajtje” është bashkësia e të gjithë veprimtarisë së administratës së rezervës dhe të agjentëve ekonomikë gjatë përkujdesjes për rezervat materiale të shtetit.
9. “Limiti minimal i artikullit të rezervës materiale të shtetit” është sasia e caktuar, e shprehur në njësi matëse, nën të cilën nuk duhet të bjerë sasia e rezervës materiale të shtetit e këtij artikulli.
10.”Gjendja orientuese e rezervës materiale të shtetit” janë sasitë e artikullit, të shprehura në njësi matëse, të cilat vlerësohen si maksimale nga pikëpamja e nevojave në Republikën e Shqipërisë.
11. “Plotësim” është shtimi i sasisë së rezervës materiale të shtetit deri në limitet maksimale, të përcaktuara për to.
12.”Heqje” apo “seleksionim” është veprimi administrativ, që kryhet kur vlera e pronës nuk mund t’i shërbejë më qëllimit, sipas këtij ligji dhe është e domosdoshme të veprohet në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
13.”Agjentë ekonomikë” janë personat juridikë, privatë ose publikë, të cilëve u besohet ruajtja dhe mirëmbajtja e rezervave materiale të shtetit, që kërkojnë kushte të veçanta ruajtjeje.
14. “Huadhënie” është lënia në përdorim të përkohshëm dhe kthimi brenda afatit të caktuar.
15. “Mallra ndihmë humanitare” janë të gjitha ato mallra, që i jepen shtetit shqiptar si ndihmë humanitare nga shtete, donatorë dhe individë, për rastet e situatave të përshkruara në nenin 3 të këtij ligji.
16. “Mallra të konfiskuara” janë mjetet e punës, lëndët e para, materialet, karburantet, produktet e gatshme, vlerat e tjera materiale dhe të gjitha sendet, që kalojnë në pronësi të shtetit, me vendim të formës së prerë të organit kompetent, si rrjedhojë e kundërvajtjeve administrative, veprave penale apo si pasojë e parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar. Këto mallra administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 3
Përdorimi
Rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë, në mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake ( në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin. Rezervat materiale të shtetit përdoren edhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.

KREU II
PËRBËRJA E REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT

Neni 4
Përbërja
Rezervat materiale të shtetit përbëhen nga:
a) mallrat rezervë, që financohen nga Buxheti i Shtetit;
b) mallrat, që vijnë si ndihmë humanitare;
c) mallrat, që kalojnë në pronësi të shtetit nga kundërvajtjet administrative dhe kryerja e veprave penale;
ç) asetet, që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Neni 5
Mallrat rezervë
1. Mallrat rezervë janë mjetet e punës, lëndët e para, materialet, produktet e gatshme, vlerat e tjera materiale, që financohen nga Buxheti i Shtetit, për të përballuar situatat e përshkruara në nenin 3 të këtij ligji.
2. Mallrat rezervë ndahen në mallra të grupit A, të grupit B dhe të grupit C.
3. Lista përbërëse e mallrave rezervë, në lloje e sasi, e ndarë sipas grupeve, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Nomenklatura, sasia dhe gjendja e mallrave rezervë shtetërore kanë karakter sekret.

KREU III
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT, DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Neni 6
Organizimi dhe funksionimi
1. Rezervat materiale të shtetit administrohen nga ministri, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, në mënyrat dhe kushtet, që përcaktohen nga ky ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit është institucion qendror, që financohet nga Buxheti i Shtetit dhe varet nga ministri, veprimtaria e të cilit bazohet në këtë ligj dhe në akte të tjera nënligjore.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit organizohet në dy nivele: në atë qendror dhe rajonal.
4. Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit ngrihet në funksion të realizimit të detyrave dhe të përgjegjësive të saj dhe përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.
5. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit përgjigjet për drejtimin dhe kontrollin e veprimtarisë administrative të degëve të saj rajonale.
6. Punonjësit e administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe të degëve rajonale të saj gëzojnë statusin e nëpunësit civil.
7. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit emërohet, lirohet/shkarkohet nga detyra me urdhër të ministrit, që mbulon këtë fushë të veprimtarisë.

Neni 7
Drejtori i Përgjithshëm
Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i saj ushtron kompetencat si më poshtë:
1. Përfaqëson Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit.
2. Emëron dhe liron nga detyra personelin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit dhe të degëve rajonale, në varësi të saj, sipas procedurave të legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.
3. Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit.
4. Nxjerr urdhra dhe udhëzime për veprimtarinë e strukturave të saj, në nivel qendror dhe rajonal, në fushën e rezervave materiale të shtetit.
5. Administron fondin e rezervave materiale të shtetit, të planifikuar në buxhetin vjetor të institucionit, si zë më vete, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore.
6. Bashkërendon veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën e rezervave materiale të shtetit.
7. Siguron vendvendosjen e rezervave materiale të shtetit.
8. Siguron krijimin dhe administrimin e rezervave materiale të shtetit, në përputhje me qëllimin dhe kërkesat e këtij ligji.
9. Siguron kontakte me organe homologe dhe organizata të ndryshme, të huaja, për zgjidhjen efektive të problemeve në fushën e rezervave materiale të shtetit, si dhe veprimtari të tjera, për plotësimin e detyrave, të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.
10. Siguron drejtimin ekonomiko-financiar të degëve rajonale dhe bashkërendimin e veprimtarisë së tyre në rastet e emergjencave civile apo të situatave të veçanta.

ll. Siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë në fushën e rezervave materiale të shtetit.

KREU IV
ADMINISTRIMI I REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT

Neni 8
Financimi
Fondet për krijimin dhe administrimin e rezervave materiale të shtetit përballohen nga Buxheti i Shtetit.
Neni 9
Detyrimi për të informuar
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit vë në dijeni, periodikisht, ministrin, Këshillin e Ministrave dhe, kur i kërkohet, Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, për gjendjen e mallrave rezervë materiale të shtetit.

Neni 10
Lëvrimi
1. Lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit.
2. Lëvrimi i mallrave rezervë të grupit B bëhet me urdhër të ministrit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit, në rastet kur:

a) është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, gjendje lufte apo gjendje e emergjencës civile në një pjesë të territorit të vendit;
b) si rezultat i kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës civile, mallrat rezervë të grupit B janë prekur deri në limitin minimal.
3. Mallrat rezervë të grupit C lëvrohen me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit:
a) kur shpallet gjendje e emergjencës civile të shtetit ose me kërkesë të prefektit të qarkut;
b) kur, për kohëzgjatje të gjendjes së emergjencës civile vendore, vlerësohet i pamundur përballimi i situatës së krijuar me mallrat ndihmë humanitare. Në këto raste veprohet me nismën e kryetarit të bashkisë apo të komunës respektive;
c) kur, si rezultat i fatkeqësive apo aksidenteve të paparashikuara, rrezikohet ose kërcënohet jeta e pjesëtarëve të disa familjeve;
ç) kur mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë kontingjente refugjatësh;
d) për realizimin e detyrave, për përballimin e emergjencave civile të strukturave operative, aktive dhe mbështetëse, si dhe të grupeve të vullnetarëve, me kërkesë të prefektit të qarkut;
dh) kur, si rezultat i fatkeqësisë, vihet re një rënie masive e niveli ekonomik të shtetasve, pasi dëmi i shkaktuar është i tillë, që ka ulur, në mënyrë të ndjeshme, mundësitë financiare të personave në nevojë;
e) kur ndihma do të shërbejë si masë urgjente mbështetëse, paraprake;
ë) kur ndihma jepet për refugjatët, që mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si masë mbështetëse paraprake;
f) kur vlerësohet e nevojshme nga strukturat operative aktive të qarkut për riparimin e infrastrukturës jetike në zonat e dëmtuara;
g) kur është e domosdoshme për institucionet e rehabilitimit dhe të përkujdesjes shoqërore, si dhe për grupet e vullnetarëve, pjesëmarrës në përballimin e emergjencës.
4. Mallrat ndihmë humanitare, në çdo rast, lëvrohen pa pagesë. Në rast se donatori kërkon shpërndarjen e ndihmës humanitare në një komunitet të përcaktuar nga ai vetë, kërkesa e tij vlerësohet nga Kryeministri, me një udhëzim të veçantë.
5. Ndihmat humanitare mjekësore magazinohen në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, ndërsa kolaudimi dhe lëvrimi i tyre bëhen nga Ministria e Shëndetësisë.

Neni 11
Shitja
1. Mallrat rezervë të grupit B shiten kur:
a) nuk vendoset lëvrimi falas, sipas nenit 10 të këtij ligji;
b) planifikohet freskimi i tyre.
2. Mallrat rezervë të grupit C shiten:
a) në situatat, që nuk përfshihen në nenin 10 të këtij ligji;
b) kur kërkohet freskimi i tyre;
c) kur kërkohet blerja e tyre nga shtete që ndodhen në situata të emergjencave civile.

Neni 12
Freskimi
1. Freskimi i mallrave rezervë kryhet sipas planit të propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit, me miratimin e ministrit.
2. Freskimi i mallrave rezervë bëhet nëpërmjet këmbimit ose huadhënies, me anë të aktmarrëveshjeve, të lidhura me institucione, që financohen nga Buxheti i Shtetit, të kontratave dypalëshe, të lidhura me subjekte private, që kanë kontrata të ngjashme furnizimi për këto mallra, si dhe me anë të shitblerjes.

3. Të ardhurat, që krijohen nga shitja e mallrave rezervë, mbeten në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, të cilat vijojnë të përdoren për plotësimin e sasive të artikujve të shitur.

Neni 13
Ruajtja e limitit minimum
1. Kur nuk vendoset ndryshe, freskimi, këmbimi, zëvendësimi, huadhënia ose shitja e mallrave rezervë bëhen duke ruajtur limitin minimum të tyre.
2. Për mallrat “ndihmë humanitare” nuk përcaktohet limiti minimum. Ato administrohen, përdoren dhe lëvrohen me të njëjtat procedura si mallrat rezervë të grupit B.

Neni 14
Marrja në dorëzim
1. Mënyra e marrjes në dorëzim e mallrave nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit rregullohet me udhëzim të Këshillit të Ministrave.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit nuk merr në dorëzim mallra të skaduara ose në prag të skadimit.
3. Shpenzimet e transportit deri në depot apo magazinat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përballohen nga organi administrativ, që dorëzon mallin.

Neni 15
Seleksionimi
1. Seleksionimi i artikullit rezervë materiale të shtetit bëhet vetëm në rastet e avarisë së pakthyeshme ekologjike, të rrezikimit të jetës apo shëndetit, si dhe për mbrojtjen nga zhvlerësimi i menjëhershëm i sasive të rezervës materiale të shtetit. Seleksionimi mund të bëhet edhe për materialet e përdorura apo të dëmtuara, në situatat e përshkruara në nenin 3 të këtij ligji.
2. Kur vëllimi i sasive të artikullit rezervë materiale të shtetit është mbi limitin minimum të përcaktuar për këtë artikull, mund të përdoret në vitin përkatës, për qëllime huadhënieje, zëvendësimi ose këmbimi.

Neni 16
Mirëmbajtja
1. Për artikujt e rezervave materiale të shtetit, që kërkojnë kushte të veçanta mirëmbajtjeje, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mund të kontraktojë për depozitimin e tyre me agjentë ekonomikë, të cilët plotësojnë kushtet teknike, të nevojshme dhe të domosdoshme, për të siguruar pandryshueshmërinë e gjendjes cilësore dhe vëllimore të artikujve rezervë materiale të shtetit.
2. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka të drejtë të vendosë gjoba për agjentin ekonomik, deri në trefishin e shumës së vlerës së sasisë, nëse vëren përdorimin e padrejtë ose uljen e gjendjes cilësore të mallrave, që i janë dhënë në ruajtje e mirëmbajtje.
3. Afati i parashkrimit të gjobës është tre vjet nga koha e marrjes dijeni nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për përdorimin e padrejtë ose uljen e gjendjes cilësore të mallrave, që ka pasur në ruajtje e mirëmbajtje agjenti ekonomik.
4. Agjenti ekonomik mund të ankohet kundër vendimit të dënimit me gjobë brenda 30 ditëve te Kryeministri.
5. Efektet financiare për depozitimin e kësaj kategorie malli përballohen nga Buxheti i Shtetit.

KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

Neni 17
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit bashkëpunon me ministritë, institucionet qendrore, prefektët, personat fizikë dhe juridikë, për plotësimin dhe zbatimin e detyrave, për përcaktimin kompleks të rezervave materiale të shtetit, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 18
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të neneve 5, 6 e 10, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 19
Shfuqizime
Vendimi nr.372, datë 25.7.1994 i Këshillit të Ministrave “Për administrimin e mallrave rezervë shtetërore”, i ndryshuar, si dhe çdo akt ligjor apo nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 20
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5692, datë 29.4.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

L I G J
Nr.8766, datë 5 .4.2001

PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI DHE PËR SHPËTIMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Misioni
1. Mbrojtja e jetës së njerëzve dhe e pronës nga rreziku i zjarrit dhe i fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera në rastet e emergjencave, është detyrë e organeve shtetërore, e ministrive dhe institucioneve qendrore, e organeve të qeverisjes vendore, e organeve të specializuara, e personave juridikë e fizikë vendas ose të huaj.
2. Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH) ka si qëllim parandalimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga rreziku i zjarrit, kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë, dhënien e asistencës teknike, si dhe ndërhyrjen në rastet e emergjencave e të fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera.
3. Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH) është pjesë e administratës, në përbërje të strukturës së Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe e strukturave të prefektit. Strukturat e mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit krijohen edhe në organet e qeverisjes vendore, në objektet me rëndësi shtetërore dhe në personat juridikë e fizikë, mbështetur në normat teknike.
4. PMNZSH-ja është organ shtetëror i specializuar i gatishmërisë së përhershme.
5. Veprimtaria e PMNZSH-së bazohet në ligj, në akte nënligjore të nxjerra në bazë dhe në zbatim të tyre dhe në normat teknike ndërkombëtare të pranuara.

KREU II
STRUKTURA E POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRRI
DHE E SHPËTIMIT

Neni 2
Organizimi i strukturave shtetërore
Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit përbëhet nga:
I. Drejtoria e PMNZSH-së.
1. Në Ministrinë e Pushtetit Vendor, brenda Departamentit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, funksionon Drejtoria e PMNZSH-së.
2. Drejtoria e PMNZSH-së është autoriteti më i lartë teknik dhe profesional për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin. Ajo e përfaqëson këtë polici në marrëdhëniet me organet e tjera të administratës publike, me organizatat joqeveritare, me komunitetin brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare, simotra, në kuadër të programeve të përcaktuara nga Departamenti i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile.
3. Drejtoria e PMNZSH-së përgjigjet për drejtimin dhe kontrollin e veprimtarisë së të gjitha strukturave të PMNZSH-së në shkallë vendi. Ajo organizon kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë, përgjigjet për formimin, trajnimin e personelit dhe planifikon e bën kompletimin materialo-teknik të stacioneve të mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit në varësi të saj.
II. PMNZSH-ja e qarkut.
1. Në qark funksionon PMNZSH-ja e qarkut në varësi të prefektit.
2) Nën drejtimin e drejtpërdrejtë të PMNZSH-së së qarkut janë:
a) stacionet zjarrfikëse të gatishmërisë së përhershme, të vendosura në qendër të qarkut dhe të rretheve;
b) stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme, të vendosura në objekte me rëndësi në shkallë vendi;
3. PMNZSH-ja e qarkut kontrollon veprimtarinë e të gjithë strukturave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit që veprojnë në territorin e qarkut.
4. Përbërja e strukturës dhe limiti organik i PMNZSH-së përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 3
Stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme
1. Në qendrat e qarqeve dhe të rretheve jo qendër qarku, funksionojnë stacionet e gatishmërisë së përhershme të PMNZSH-së.
2. Stacionet e PMNZSH-së së gatishmërisë të përhershme, janë forca të specializuara. Ato kanë për detyrë shpëtimin e jetës së njerëzve dhe shpëtimin e pronës nga zjarri, ndërhyrjen në rastet e emergjencave nga rreziqet teknologjike dhe industriale në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
3. Ato plotësohen me teknikë e pajisje të domosdoshme, që përdoren vetëm për përmbushjen e misionit të tyre.
4. Shpenzimet për ngritjen, mbajtjen e funksionimin e tyre përballohen nga buxheti i shtetit dhe të ardhura të tjera, që sigurohen sipas përcaktimeve në nenet e veçanta të këtij ligji.

Neni 4
Stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në objektet me rëndësi në shkallë vendi
1. Në veprat me rëndësi ekonomike, ushtarake e strategjike, në shkallë vendi, si porte, aeroporte, qyteza turistike dhe territore me vlera të veçanta historike, kulturore, arkeologjike, muzeale dhe ekonomike, të përcaktuara të tilla nga Këshilli i Ministrave, garantohet infrastruktura e plotë për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, në përputhje me normat teknike dhe ato ndërkombëtare.
2. Në këto objekte vendosen e krijohen stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit të gatishmërisë së përhershme, të cilat janë në përbërje e limit organik i institucioneve që i administrojnë ose që i kanë në pronësi. Veprimtaria e tyre parësore shtrihet brenda territorit të objekteve, për të cilat janë ngritur.
3. Objektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni plotësohen me teknikë e pajisje si me sisteme sinjalizimi, sisteme stacionare të shuarjes së zjarrit, me hidrante zjarrfikëse dhe me mjete e pajisje të tjera shpëtimi.
4. Ky lloj shërbimi ndërhyn edhe për dhënien e ndihmës jashtë territorit ku ata veprojnë për shpëtimin e jetës së njerëzve e për shpëtimin e pronës nga zjarri, për zhdukjen e pasojave nga rreziqet teknologjike e industriale, si dhe në rastet e emergjencave e të fatkeqësive të tjera, kur një gjë e tillë kërkohet nga prefekti ose nga kryetari i bashkisë ose komunës përkatëse.
5. Shpenzimet për ngritjen dhe funksionimin e këtyre stacioneve përballohen nga personat juridikë, që i kanë në pronësi ose në administrim.
6. Drejtimi metodik dhe kualifikimi profesional i personelit të këtyre stacioneve bëhet nga Drejtoria e PMNZSH-së.

Neni 5
Organizimi në nivel vendor
1. Në bashki ose komuna, me vendim të këshillit përkatës, krijohen stacionet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, në bazë të studimeve të përbashkëta, të bëra nga Drejtoria e PMNZSH-së dhe organet e pushtetit vendor, mbështetur në normat teknike dhe në ato ndërkombëtare.
2. Shpenzimet për ngritjen, mbajtjen dhe funksionimin e tyre përballohen nga buxheti i bashkive ose i komunave.

Neni 6
Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit pranë subjekteve të tjera
1. Persona juridikë dhe fizikë, vendas dhe të huaj, organizojnë shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe të objekteve që përfshihen në administrimin e tyre, mbështetur në normat teknike dhe në ato ndërkombëtare.
2. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në subjektet e mësipërme, drejtimi metodik e kualifikimi profesional bëhet nën drejtimin e PMNZSH-së të qarkut.

Neni 7
Shërbimi vullnetar i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit
1. Shërbimi vullnetar i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit organizohet nga:
a) organet e pushtetit vendor në qytete, qendra urbane dhe objekte e institucione, pronë e tyre.
b) personat juridikë dhe fizikë, vendas e të huaj, për veprimtaritë e tyre ekonomike e shoqërore.
2. Mënyra e organizimit, e përgatitjes dhe e shpërblimit të anëtarëve të shërbimit vullnetar të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, në rastet e ndërhyrjeve për zhdukjen e pasojave të shkaktuara nga zjarri, nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në zbatim të këtij ligji, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor.

Neni 8
Ndarja e personelit
1. Sipas detyrave dhe funksioneve që kryejnë në PMNZSH, punonjësit e shërbimit ndahen në këto nivele: bazë, të mesëm, të lartë dhe madhor.
2. Në punonjësit e nivelit bazë të PMNZSH-së bën pjesë personeli i shërbimit.
3. Në punonjësit e nivelit të mesëm të PMNZSH-së bëjnë pjesë komandanti i stacionit dhe inspektori i parandalimit.
4. Në punonjësit e nivelit të lartë të PMNZSH-së bëjnë pjesë shefi i sektorit të PMNZSH-së pranë prefektit, shefi i sektorit dhe inspektori në Drejtorinë e PMNZSH-së.
5. Në nivelin madhor bën pjesë Drejtori i Drejtorisë së PMNZSH-së.
6. Njesimi i funksioneve të PMNZSH-së me funksionet përkatëse në Policinë e Shtetit bëhet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor.

Neni 9
Gradat në PMNZSH
1. Gradat në PMNZSH fitohen sipas kritereve dhe roleve. Kriteret për fitimin e gradave janë:
a) arsimi;
b) vjetërsia në shërbim;
c) kualifikimi profesional;
ç) karriera në strukturat e PMNZSH-së.
2. Gradimet për rolin e mesëm e të lartë bëhen me urdhër të Ministrit të Pushtetit Vendor, me propozim të Komisionit të Gradave.
3. Gradimet për rolin bazë të PMNZSH-së bëhen me urdhër të Drejtorit të PMNZSH-së, me propozim të Komisionit të Gradave.
4. Përbërja e funksionimi i Komisionit të Gradave përcaktohet me urdhër të Ministrit të Pushtetit Vendor.

Neni 10
Pranimi në PMNZSH
1.Për nivelin bazë:
Për këtë nivel mund të konkurrojnë për punonjës të këtij shërbimi shtetasit shqiptarë, pa dallim, që plotësojnë këto kushte:
a) kanë kryer shkollën e mesme;
b) kanë kryer shërbimin e detyruar ushtarak;
c) janë nën moshën 35 vjeç;
ç) nuk janë dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale,
d) gëzojnë shëndet të mirë dhe aftësi fizike për të kryer detyra të veçanta me rrezik të shtuar.
2. Për nivelin e mesëm dhe të lartë:
Në këto nivele konkurrojnë ata persona që kanë kryer Akademinë e Rendit Publik ose Universitetin Politeknik, në bazë të testimit të bërë nga Drejtoria e PMNZSH-së.

Neni 11
Formimi dhe trajnimi
Punonjësit e PMNZSH-së i nënshtrohen formimit dhe trajnimit në kurset pranë Shkollës së Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe në Qendrën e Trajnimit të Emergjencave Civile.

Neni 12
Emërimi dhe lirimi nga detyra
1. Emërimi dhe lirimi nga detyra e Drejtorit të PMNZSH-së bëhet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor.
2. Marrja e titullit oficer i PMNZSH-së dhe heqja e këtij titulli bëhen nga Ministri i Pushtetit Vendor, në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr.8643, datë 20.7.2000 “Për gradat në Policinë e Shtetit”.
3. Emërimi dhe lirimi nga detyra e personelit oficer, në përbërje të strukturës së PMNZSH-së bëhet nga Ministri i Pushtetit Vendor.
4. Emërimi dhe lirimi nga detyra i personelit të shërbimit në strukturat e prefektit bëhet nga prefekti me propozim të shefit të PMNZSH-së.

Neni 13
Largimet dhe përjashtimet
1. Punonjësi i PMNZSH-së largohet nga detyra:
a) kur mbush moshën për pension;
b) kur bëhet i paaftë nga ana shëndetësore për 6 muaj ose me vendim të komisionit mjekësor;
c) kur kërkohet nga ai vetë, pasi ka plotësuar kushtet e kontratës së pranimit;
ç) kur shkurtohet funksioni organik.
2. Punonjësi i PMNZSH-së përjashtohet në rastet e mëposhtme:
a) Kur kryen në mënyrë të përsëritur thyerje të rënda të disiplinës.
b) Kur nuk paraqitet në punë pa shkaqe të arsyetuara mbi 7 ditë.
c) Kur është pranuar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
ç) Kur dënohet penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

Neni 14
Qëndrimi ndaj shërbimit
1. Punonjësit të PMNZSH-së i ndalohet, në çdo rast, të largohet nga shërbimi, veçse me urdhër ose leje të eprorit.
2. Punonjësit të PMNZSH-së i ndalohet që gjatë shërbimit të kryejë veprime ose sjellje që bien ndesh me përmbushjen e detyrës.
3. Punonjësit e PMNZSH-së janë të detyruar t’u përgjigjen me korrektësi dhe shpejtësi gjendjes së gatishmërisë në sektorin ose stacionin zjarrfikës, ku ata shërbejnë.
4. Kur e kërkojnë nevojat e shërbimit, punonjësit e PMNZSH-së janë të detyruar të punojnë edhe jashtë orarit të punës, kundrejt shpërblimit.

Neni 15
Paprekshmëria
1. Fyerja, kundërshtimi dhe çdo veprim tjetër i dhunshën ndaj punonjësit të PMNZSH-së dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal.
2. Kur atij, për shkak të shërbimit, i rrezikohet jeta, familja ose i dëmtohet prona, shteti i garanton mbrojtje të veçantë. Kushtet dhe mënyra e përfitimit të saj janë të njëjta me ato të Policisë së Shtetit, të përcaktuara në dispozita të veçanta.
3. Punonjësi i PMNZSH-së nuk mund të ndiqet penalisht nëse gjatë ushtrimit të veprimtarisë për shuarjen e zjarrit dhe të shpëtimit shkakton dëme anësore, përjashtuar rastet kur vërtetohet se ato janë bërë me qëllim.
4. Statusi i punonjësit të PMNZSH-së, i përcaktuar me këtë ligj, nuk ndryshon edhe në kushtet e gjendjes së luftës, të gjendjes së jashtëzakonshme ose të rasteve të emergjencave ose të fatkeqësive të tjera. Ai zbaton masat e jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin përkatës.

Neni 16
Uniforma, stema dhe gradat
1. PMNZSH-ja ka uniformë të veçantë me shenja dalluese përkatëse, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Sistemi i gradave funksionon sipas përcaktimeve në ligjin nr.8643, datë 20.7.200 “Për gradat në Policinë e Shtetit”.

KREU III
BUXHETI DHE MARRËDHËNIET ME ADMINISTRATËN PUBLIKE

Neni 17
Buxheti
1. Buxheti i strukturës shtetërore të PMNZSH-së është pjesë e Buxhetit të Shtetit, miratuar për Ministrinë e Pushtetit Vendor, me titull dhe kre të veçantë.
2. Buxheti i strukturës shtetërore të PMNZSH-së përbëhet dhe nga të ardhurat që krijohen nga:
a) taksat e sigurimit nga zjarri, sipas përcaktimit me ligj;
b) tarifat e shërbimeve që kryhen ndaj të tretëve;
c) gjobat;
ç) dhurues të ndryshëm;
d) forma të tjera të njohura me ligj.
3. Pasqyrimi, administrimi dhe mënyra e përdorimit të të ardhurave të përkufizuara në pikën 2 të këtij neni, në interes të Drejtorisë së PMNZSH-së, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 18
Marrëdhëniet me shoqëritë e sigurimeve
1. PMNZSH-ja dhe shoqëritë e sigurimeve, bashkëpunimin e tyre e realizojnë nëpërmjet kontratave që lidhin për caktimin e kushteve teknike për objektet që sigurohen nga zjarri dhe në rastet e ekspertizës teknike të zjarreve të rëna në to.
2. Specialisti i PMNZSH-së, në rast zjarri në objektin e siguruar bën sipas kërkesës së shoqërisë të sigurimit, aktin e ekspertizës teknike dhe i vë në dispozicion kësaj shoqërie dokumentacionin teknik që zotëron.

Neni 19
Marrëdhëniet me administratën publike
Në përmbushjen e detyrave, PMNZSH-ja bashkëpunon me të gjitha strukturat e administatës publike, si dhe me personat juridikë e fizikë vendas ose të huaj, nëpërmjet akteve nënligjore e normative, duke lidhur marrëveshje e kontrata me detyrim të ndërsjelltë.

Neni 20
Lidhja e kontratës dhe tarifat
1. Personat juridikë ose fizikë, vendas ose të huaj, lidhin kontratë me PMNZSH-në për dhënien e asistencës teknike dhe vënien në dispozicion të personelit e të teknikës zjarrfikëse.
2. Tarifat për llojet e shërbimeve që kryhen ndaj të tretëve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 21
Marrëdhëniet me njësitë e qeverisjes vendore
1. Organet e PMNZSH-së së qarkut bashkëpunojnë me njësitë e qeverisjes vendore për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, si dhe për zbatimin e dispozitave të këtij ligji e të dispozitave të tjera të veçanta.
2. Aktet e organeve të qeverisjes vendore janë të detyrueshme për PMNZSH-në e qarkut, derisa ato përputhen me detyrat e saj të parashikuara në këtë ligj dhe në akte të tjera ligjore e nënligjore.

KREU IV
DETYRAT E ORGANEVE QENDRORE DHE VENDORE

Neni 22
Ministri i Pushtetit Vendor
1. Ministri i Pushtetit Vendor përgjigjet përpara Këshillit të Ministrave dhe drejton shërbimin e PMNZSH-së në shkallë vendi.
2. Ministri i Pushtetit Vendor nxjerr urdhra dhe udhëzime me karakter të përgjithshëm për shërbimin e PMNZSH-së, të detyrueshme për ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, për organet e qeverisjes vendore dhe për subjektet e tjera.

Neni 23
Ministritë dhe institucionet qendrore
Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, ministritë dhe institucionet qendrore, në objektet e linjës së tyre, kanë këto detyra:
a) Organizojnë punën dhe marrin masa për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të rregulloreve për mbrojtjen nga zjarri.
b) Planifikojnë fonde financiare për përmirësimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit.
c) Nxjerrin urdhra e udhëzime për caktimin e rregullave për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin.
ç) Në studimet urbanistike dhe në projektet e veprave që miratohen prej tyre kanë edhe studimin për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, si dhe parashikojnë fondet financiare për këtë qëllim.
d) Organizojnë, në bashkëveprim me specialistët e PMNZSH-së, kontrolle të specializuara, për caktimin e masave për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në objektet e linjës së tyre.
dh) Planifikojnë dhe dërgojnë në kurse kualifikimi për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin specialistë e punonjës të subjekteve të tyre. Shpenzimet për kualifikimin e tyre përballohen nga vetë subjektet.
e) Marrin në analizë gjendjen e masave të sigurisë nga zjarri në objektet e linjës së tyre.
ë) Zhvillojnë në sistemin e arsimit të mesëm programin për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin dhe në arsimin 8-vjeçar të japin njohuri për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin në lëndën e edukatës qytetare.

Neni 24
Organet e pushtetit vendor
Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, organet e pushtetit vendor kanë këto detyra kryesore:
a) Sigurojnë zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe marrin masa për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin në objektet që kanë në administrim ose në pronësi.
b) Financojnë ngritjen, mbajtjen dhe funksionimin e stacioneve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, sipas përcaktimeve në dispozita të veçanta.
c) Planifikojnë dhe japin fonde për përmirësimin e infrastrukturës për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin në bashki e komuna.
ç) Nxjerrin vendime, urdhra dhe urdhëresa të detyrueshme për zbatim nga personat juridikë dhe fizikë vendas ose të huaj, që kryejnë veprimtari në juridiksionin e tyre.
d) Vendosin lidhje dhe bashkëpunojnë me partnerë ose dhurues të shteteve të tjera, për të siguruar asistencë teknike, kualifikime e specializime për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, si dhe për furnizimin materialo-teknik të zjarrfikësve.
dh) Në studimet urbanistike dhe në projektet e veprave që hartohen dhe miratohen nga ana e tyre, të parashikojnë masat organizative e teknike dhe fondet financiare për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin.
e) Marrin në analizë gjendjen e masave të sigurisë nga zjarri dhe të shpëtimit dhe përcaktojnë detyra për përmirësimin e tyre në njësinë administrative.
ë) Kontrollojnë organizimin, funksionimin dhe zbatimin e detyrave të stacioneve të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit, që kanë në varësi.
f) Kërkojnë dhe japin në raste zjarresh masive, emergjencash e fatkeqësish të tjera,ndihmë me automjete, pajisje e personel nga stacionet zjarrfikëse në bashkitë dhe komunat fqinje.

Neni 25
Detyrat e personave juridikë e fizikë, vendas ose të huaj
Personat juridikë dhe fizikë, vendas ose të huaj, detyrohen:
a) të zbatojnë dispozitat e parashikuara nga ky ligj, rregulloret dhe aktet e tjera normative për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin të nxjerra në zbatim të këtij ligji, si dhe normat ndërkombëtare teknike të pranuara;
b) të kontrollojnë gjendjen e masave për sigurimin nga zjarri dhe shpëtimin;
c) të planifikojnë fonde financiare për ndërtimin e infrastrukturës për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, si dhe për përmirësimin e kësaj infrastrukture;
ç) të pajisin objektet e tyre me sisteme sinjalizimi, sisteme ndërlidhjeje, sisteme stacionare automatike me hidrante zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe për shpëtimin, në përputhje me normat teknike, si dhe t’i mbajnë ato në gatishmëri;
d) të hartojnë rregullat e brendshme për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, në përputhje me rrezikshmërinë e proceseve teknologjike dhe të kërkojnë zbatimin e tyre;
dh) të shoqërojnë me certifikatë prodhimet e kimikateve e të lëndëve me rrezik të theksuar zjarri dhe shpërthimi, ku të përshkruhen karakteristikat fiziko-kimike, mënyrat e ruajtjes, transportimit dhe përdorimit të tyre.

KREU V
MASAT PËR MBROJTJEN NGA ZJARRI DHE PËR SHPËTIMIN
NË PROJEKTIMIN DHE NDËRTIMIN E VEPRAVE

Neni 26
Studimet urbanistike
Studimi për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin është pjesë përbërëse e studimeve urbanistike. Në to parashikohet zbatimi i dispozitave të këtij ligji, normave, rregulloreve teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, si dhe i normave ndërkombëtare të pranuara.

Neni 27
Projektimi, ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim e veprave
1. Projektimi, ndërtimi, rikonstruksioni dhe vënia në shfrytëzim e veprave dhe e objekteve të ndryshme, ndërtesave, rrjetit rrugor elektrik, ujësjellës-kanalizimeve etj. bëhen në përputhje edhe me kërkesat e këtij ligji, me normat dhe rregulloret për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, me rregullat dhe normat ndërkombëtare teknike, si dhe me rregullat e përcaktuara në dispozita të veçanta.
2. Projektet, për të gjitha llojet e ndërtimeve, përfshijnë edhe projektin e mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin.

Neni 28
Moszbatimi i detyrave në projekt
Objektet që paraqesin rrezik, me pasojë për jetën e njerëzve dhe të pasurisë, nga mosriparimi ose mosrikonstruktimi nga personat juridikë e fizikë, që i kanë në pronësi e administrim ose nga moszbatimi i akteve, ligjore e nënligjore, për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin, brenda afatit të përcaktuar nga raportet teknike të specialistëve të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit bllokohen ose shemben, në përputhje me dispozitat e veçanta të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

Neni 29
Ndryshimi i destinacionit
Çdo ndryshim i destinacionit të objekteve në përgjithësi, bërja e ndryshimeve funksionale, ndërtimore, teknologjike etj., të cilat nuk janë në përputhje me destinacionin e miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit, bëhet vetëm pasi të merret leje edhe në PMNZSH.

Neni 30
Nënshkrimi nga PMNZSH-ja i lejeve të ndërtimit
1. PMNZSH-ja kundërfirmos në çdo rast, studimet urbanistike, planet rregulluese, projektet e zbatimit, sipas dispozitave të këtij ligji dhe të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.
2. Drejtori i PMNZSH-së nënshkruan projektet të cilat janë hartuar nga institucionet qendrore të projektimit, të përcaktuara në dispozita të veçanta dhe që miratohen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit .
3. Shefi i sektorit të PMNZSH-së së qarkut nënshkruan projektet e dala nga institucionet e projektimit dhe nga zyrat e urbanistikës së qarqeve e të bashkive dhe që miratohen nga Këshilli i Rregullimit të Teritorit të qarkut dhe të bashkisë.

Neni 31
Kontrolli teknik pas përfundimit të punimeve
PMNZSH-ja, me përfundimin e punimeve të veprës ose të objektit, kontrollon zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të detyrave të lëna për mbrojtjen nga zjarri e për shpëtimin. Në rast se vë re shkelje të normave ose moszbatim të detyrave të lëna, merr masat sipas përcaktimeve në këtë ligj. Ajo ndalon vënien në funksionim të objektit deri në plotësimin e kërkesave dhe gjobit investitorin ose shoqërinë ndërtuese.

Neni 32
Përgjegjësia e PMNZSH-së
1. Shefi i PMNZSH-së së qarkut mban përgjegjësi për dhënien e pëlqimit dhe për nënshkrimin e lejeve për sheshe ndërtimi, vepra e objekte, kur në to nuk respektohen dispozitat e këtij ligji.
2. Drejtoria e PMNZSH-së zgjidh konfliktet e personelit të saj vendor të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit me personat juridikë ose fizikë, vendas ose të huaj.

KREU VI
DETYRAT DHE TË DREJTAT E PMNZSH-së

Neni 33
Detyrat
PMNZSH-ja ka këto detyra kryesore:
a) Organizon dhe drejton punën për zbatimin e ligjshmërisë, të normave e të rregulloreve për mbrojtjen e jetës së njerëzve e të pronës nga rreziku i zjarrit dhe jep asistencë teknike në këtë fushë.
b) Organizon punën për shuarjen e zjarreve dhe për shpëtimin në raste emergjencash dhe fatkeqësish të tjera.
c) Bashkëpunon me institucionet e tjera qendrore të administratës publike dhe me njësitë e qeverisjes vendore në fushën e mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit.
ç) Bën studime në fushën e mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit dhe bashkëpunon me institucionet studimore, shkencore, projektuese e me organizma simotra ndërkombëtare.
d) Ndihmon organet e hetimit, me kërkesën e tyre, në cilësinë e ekspertit, për sqarimin e rrethanave dhe të shkaqeve të rënies së zjarrit dhe bën aktin e ekspertizës teknike.
dh) Bashkëpunon me sektorë të tjerë të Policisë së Shtetit, me policinë bashkiake e policitë e tjera, me shërbimin e urgjencës shëndetësore etj. për shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga zjarri, nga rreziqet teknologjike, nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
e) Bashkëvepron me Policinë e Shtetit, policitë e tjera, shërbimin shëndetësor dhe shërbime të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
ë) Njofton rregullisht publikun për detyrat dhe masat në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit për rreziqet që vijnë në rast zjarresh, fatkeqësish natyrore, teknologjike etj., si dhe për mënyrën e dhënies së ndihmës në këto raste.

Neni 34
Të drejtat
1. PMNZSH-ja ka këto të drejta:
a) Jep pëlqimin dhe nënshkruan dokumentacionin teknik që hartohet për sheshe ndërtimi e ndërtim veprash, objektesh, institucionesh, banesash etj., sipas dispozitave të veçanta.
b) Jep aktin teknik të plotësimit të normave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, për të gjitha objektet para vënies së tyre në shfrytëzim.
c) Ndërpret veprimtarinë në të gjitha kategoritë e proceseve teknologjike të veprave, e objekteve dhe institucioneve, kur ato paraqesin rrezik për jetën e njerëzve, të pronës dhe kur në to nuk janë zbatuar dispozitat e këtij ligji, deri në plotësimin e tyre.
ç) Bllokon mjete transporti tokësor, detar dhe ajror kur ato paraqesin rrezik zjarri dhe shpërthimi e kur në to nuk janë respektuar normat dhe rregulloret e mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit.
d) Bllokon të gjitha mjediset ku ka rënë zjarr, për të ruajtur të paprekur vendin e ngjarjes.
dh) Urdhëron largimin e menjëhershëm nga mjediset publike të pajisjeve, të materialeve e të lëndëve të rrezikshme, që sjellin pasoja për jetën e njerëzve e të pronës, si të lëndëve plasëse, të municioneve, të helmeve të forta, të lëngjeve lehtësisht të ndezshme e të djegshme, të lëndëve radioaktive etj.
e) Merr masa administrative ndaj kundërvajtësve sipas dispozitave të veçanta të këtij ligji.
2. Drejtoria e PMNZSH-së, në bazë të kërkesës dhe në përputhje me kriteret e miratuara, pajis shtetas me leje për ushtrimin e profesionit ekspert në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Kriteret profesionale dhe objekti konkret i veprimtarisë përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Pushtetit Vendor.
3. Drejtoria e PMNZSH-së, në përputhje me kushtet teknike të përcaktuara në kontratë, u jep personave fizikë e juridikë vendas ose të huaj lejen për prodhimin, mirëmbajtjen dhe tregtimin e teknikës, të pajisjeve dhe të lëndëve që nevojiten për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin. Kriteret e dhënies së këtyre lejeve përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Pushtetit Vendor.

KREU VII
TRAJTIMI I PUNONJËSVE TË PMNZSH-së

Neni 35
Rregullimi i pagave, përfitimet shtesë, koha e punës, koha e pushimit dhe pensioni

Pagat, përfitimet shtesë, koha e punës dhe e pushimit, si dhe dhënia e pensionit për punonjësin e PMNZSH-së, njehsohen me ato të Policisë së Shtetit.

KREU VIII
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

Neni 36
Përqendrimi i forcave dhe i mjeteve
Me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor, Këshilli i Ministrave bën përqendrimin e forcave dhe të mjeteve të PMNZSH-së për përballimin e emergjencave dhe të fatkeqësive të tjera.

Neni 37
Përdorimi në nevojë
1. Prefekti, për nevoja emergjente, të cilat nuk përballohen nga strukturat e PMNZSH-së që veprojnë në territorin e qarkut, urdhëron dhe mjetet e personave fizikë e juridikë që ushtrojnë veprimtari në territorin përkatës.
2. PMNZSH-ja përdor, për nevoja të ngutshme të kryerjes së detyrës, mjete transporti e ndërlidhjeje të personave fizikë e juridikë, që ndihmojnë në shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës dhe në shuarjen e zjarrit, kundrejt shpërblimit.

Neni 38
Veprimi administrativ
1. Kur oficeri i PMNZSH-së vëren shkelje administrative, për të cilat dispozitat e këtij ligji e ngarkojnë me këto detyra, ai vendos masa administrative dhe masa të tjera të parashikuara në ligj, si gjobë, procedim administrativ, bllokim ose ndërprerje të veprimtarisë.
2. Për shkeljet e parashikuara në nenin 25, oficeri i PMNZSH-së ka të drejtë të japë gjobë të menjëhershme nga 500 deri në 5 000 lekë.
3. Për shkeljet e parashikuara në nenet 25, 27, 29 e 31 oficeri i PMNZSH-së jep gjobë, me vendim nga 5 000 deri në 100 000 lekë.
Ai jep po këtë gjobë në rastet kur:
a) nuk janë zbatuar detyrat e lëna me aktkontroll;
b) ka rënë zjarr për shkak të shkeljeve të rregullave teknike të mbrojtjes nga zjarri e të shpëtimit;
c) janë bllokuar rrugët e kalimit si rezultat i kryerjes së punimeve të ndërtimit.
4. Oficeri i PMNZSH-së bën bllokimin e çdo kategorie objekti, kur ai paraqet rrrezik të theksuar për rënie zjarri e shpërthimi dhe kur nuk janë zbatuar detyrat e lëna që përbëjnë shkelje sipas neneve 26, 27, 28, 29, 31 dhe 37 pika 2 të këtij ligji.
5. PMNZSH-ja bën kallzim penal për shkeljet e parashikuara në nenet 28, 31 dhe 38 të këtij ligji.
6. Të drejtën e vënies së gjobës të menjëhershme dhe të mbajtjes së procesverbalit e kanë shefat e PMNZSH-së, inspektorët e parandalimit dhe komandantët e stacioneve.

Neni 39
Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative
Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative bëhet nga shefi i sektorit të PMNZSH-së së qarkut, i cili vendos masën e gjobës sipas përcaktimeve të këtij ligji. Ekzekutimi i këtyre gjobave bëhet sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”.

Neni 40
Apelimi
1. Kundër vendimit të marrë nga shefi i sektorit të PMNZSH-së të qarkut bëhet ankim brenda 10 ditëve nga data e komunikimit në Drejtorinë e PMNZSH-së në Ministrinë e Pushtetit Vendor.
2. Kundër vendimit të marrë nga drejtori i PMNZSH-së në Ministrinë e Pushtetit Vendor, kundërvajtësi ka të drejtën e ankimit në gjykatën e rrethit gjyqësor.

Neni 41
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ngarkohen Këshilli i Ministrave, Ministria e Pushtetit Vendor, ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, prefektët dhe kryetarët e bashkive e të komunave të nxjerrin akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

Neni 42
Shfuqizime
Ligji nr.7707, datë 17.5.1993 “Për mbrojtjen nga zjarri” shfuqizohet.

Neni 43
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2971, datë 18.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

L I G J
Nr.8756, datë 26.3.2001

PËR EMERGJENCAT CIVILE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 170 dhe 174 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K UV E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi
Planizimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon:
a) parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile;
b) sigurimin e kushteve për institucionet shtetërore, publike e private, për veprimtaritë ekonomike dhe për popullatën, për kalimin nga gjendja normale e jetesës dhe e punës në një situatë emergjente, me humbje sa më të vogla për ruajtjen e rendit, për jetën e njerëzve, për gjënë e gjallë, për pronën, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin kundër efekteve të një emergjence civile;
c) garantimin e përdorimit të të gjitha burimeve të mundshme të shtetit, me qëllim sigurimin publik, ruajtjen e vazhdueshme të ekonomisë kombëtare, lokalizimin e zonës së emergjencës dhe lehtësimin e pasojave.

Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Emergjencë civile” kuptohet një situatë e shkaktuar nga faktorë natyrorë, ekologjikë, industrialë, socialë, veprime terroriste, veprime ushtarake (në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin.
2. “Emergjencë civile kombëtare” kuptohet një situatë kritike urgjente e një natyre të përkohshme, që dëmton seriozisht jetën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve të Republikës së Shqipërisë, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë e natyrë të tillë që kalon mundësinë ose autoritetin e organeve të qeverisjes vendore për ta përballuar atë, ose kërcënon seriozisht mundësinë e Qeverisë së Republikës të Shqipërisë për të ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
3. “Fatkeqësi natyrore” kuptohen tërmetet, përmbytjet, thatësirat atmosferike të tejzgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta, zjarret në pyje dhe në mjediset e banuara, sëmundjet infektive masive, pasojat e të cilave prekin popullatën, gjënë e gjallë, pronën, mjedisin, si dhe ngjarje të tjera të shkaktuara nga dukuri natyrore.
4. “Fatkeqësi të tjera” kuptohen aksidentet rrugore, hekurudhore, detare, ajrore, si dhe zjarret, shpërthimet, rrëzimet e digave, aksidentet bërthamore, ekologjike ose industriale dhe çdo lloj tjetër aksidenti të shkaktuar nga veprimi njerëzor, nga luftërat ose gjendjet e emergjencës, si dhe format e tjera të dhunës masive.
5. “Fatkeqësi” kuptohet një ngjarje, pasojat e së cilës janë shkaktuar nga forca natyrore të pakontrolluara ose nga arsye të tjera të parashikuara në këtë ligj, të cilat kërcënojnë ose dëmtojnë jetën dhe shëndetin e popullatës, të gjësë së gjallë, pasurinë, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë të tillë, që kërkojnë marrjen e masave të veçanta dhe përdorimin e burimeve të veçanta njerëzore e materiale-teknike.
6. “Masa mbrojtëse” kuptohen masat organizative, teknike dhe çdo masë tjetër për mbrojtjen e menjëhershme individuale dhe kolektive të njerëzve, gjësë së gjallë, pasurisë, institucioneve, trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, kundër pasojave të fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera.
7. “Operacion ndërhyrjeje” kuptohen veprimet e forcave dhe të mjeteve, për shpëtimin e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë dhe të vlerave materiale (pronës) në një territor të prekur nga fatkeqësia, si dhe sigurimi i kushteve për jetesë të popullatës të prekur nga fatkeqësia.
8. “Parandalim” kuptohet një kuadër masash që merren para ndodhjes së një ngjarjeje për shamgien ose për zvogëlimin e dëmeve që mund të vijnë nga ngjarja.
9. “Parashikim” kuptohen veprimtaritë që kryen për studimin dhe përcaktimin e shkaqeve të emergjencave, për përcaktimin e zonave, të territoreve dhe objekteve nga rreziqet e njëjta.
10. “Planizim e përballim të emergjencave civile” kuptohet përgatitja e autoriteteve publike, e institucioneve dhe organeve të qeverisjes qendrore e vendore, e personave juridikë, publikë ose privatë, e organizatave publike dhe e popullatës për një emergjencë civile, si dhe për rastet e një fatkeqësie natyrore, duke përcaktuar marrjen e masave për parandalimin dhe për riaftësimin e gjendjes së shkaktuar nga veprimi i rrethanave emergjente.
11. “Riaftësim” kuptohen masat dhe veprimet që kryhen për rikthimin në gjendjen e mëparshme në rajonin (territorin) e prekur nga fatkeqësia.
12. “Rrezik” kuptohet një gjendje serioze, reale dhe e menjëhershme, që kanos jetën e njerëzve, të gjësë së gjallë, dëmtimin e pronës publike, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, që mund të shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.
13. “Shërbim të emergjencave civile” kuptohet shërbimi i bashkërenduar i Policisë së Shtetit dhe të gjitha policive të tjera, shërbimi i shpëtimit dhe i mbrojtjes nga zjarri dhe i urgjencës mjekësore.
14. “Vlerësim rreziku” kuptohet analiza sasiore e cilësore e natyrës dhe e rrethanave të tjera për ndodhinë e pritshme nga fatkeqësia natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.

Neni 3
Parime të përgjithshme
1. Organet shtetërore, të përcaktuara në këtë ligj, janë përgjegjëse për parandalimin, përballimin dhe për riaftësimin e gjendjes së shkaktuar nga fatkeqësia.
2. Organet shtetërore kanë të drejtë të përdorin çdo mjet publik ose privat, si dhe të bashkëpunojnë me organizata vullnetare që kanë rol të përcaktuar në situatat emergjente, për të shmangur ose për të reduktuar pasojat që shkaktohen nga fatkeqësitë, në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për aq kohë sa vepron rrethana që i ka shkaktuar ato pasoja.
3. Strukturat e ngritura për planizimin dhe për përballimin e emergjencave civile funksionojnë si të tilla edhe në rastet kur me ligj shpallet gjendja e jashtëzakonshme, gjendja e luftës ose gjendja e fatkeqësisë natyrore, duke pasur si qëllim kryesor marrjen e masave për parandalimin dhe riaftësimin e gjendjes së shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme, gjendja e luftës ose gjendja e fatkeqësisë natyrore.
4. Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, në përputhje me mundësitë e tij reale, ka për detyrë të ndihmojë në parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave që shkaktohen nga fatkeqësitë, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj.
5. Asnjë organ, i përcaktuar në këtë ligj, nuk mund të ushtrojë përgjegjësi që nuk janë në sferën e veprimtarisë së tij.
6. Organet që, sipas këtij ligji, ngrihen për situata emergjente, janë fuqiplote, brenda përgjegjësive dhe hierarkisë së tyre dhe veprojnë edhe pas kapërcimit të situatave emergjente, siç përcaktohet në pikat 1 dhe 2 të nenit 174 të Kushtetutës.
7. Organet, që sipas këtij ligji kanë natyrë operative, funksionojnë në mënyrë të përhershme dhe kryejnë detyrat e përcaktuara në këtë ligj për parashikimin, parandalimin, operacionet e ndërhyrjes dhe për riaftësimin e pasojave nga fatkeqësitë.
8. Aktet e organeve më të larta janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga organet më të ulta dhe nga çdo person fizik ose juridik. Ato marrin fuqi juridike në çastin e nxjerrjes së tyre. Organet që i nxjerrin këto akte detyrohen t’i vënë ato menjëherë në dispozicion të zbatuesve.

Neni 4
Llojet e strukturave
Për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile krijohen struktura mbi baza të përkohshme dhe të përhershme në nivel qendror dhe vendor.

KREU II
STRUKTURAT E PLANIZIMIT DHE TË PËRBALLIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE NË NIVEL QENDROR

Neni 5
Këshilli i Ministrave
1. Këshilli i Ministrave është përgjegjës për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile në Republikën e Shqipërisë.
2. Në ushtrimin e funksioneve të tij për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave kryen këto detyra:
a) Miraton politikën dhe programet për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile.
b) Miraton programin kombëtar dhe krijon kushte për arsimimin, trajnimin, planizimin dhe përballimin e emergjencave civile.
c) Vendos për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit për parashikimin, parandalimin, operacionet e ndërhyrjes ose riaftësimin e pasojave të situatave të emergjencës civile.
ç) Informon Presidentin dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për emergjencën civile, për pasojat që vijnë, si dhe për masat e marra për shmangien e saj.
d) Kërkon pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë përtej 30 ditëve.
dh) Vlerëson nivelin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me specialistët e organeve përgjegjëse, si dhe asistencën për riaftësim.
e) Përcakton, në bashkëpunim me donatorët e huaj, procedurat për asistencën ndërkombëtare në rastet e emergjencave civile, në përputhje me konventën përkatëse ndërkombëtare të nënshkruar nga Qeveria Shqiptare.
ë) Planifikon fonde për mjete e pajisje rezervë të shtetit për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile.

Neni 6
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile
1. Për çdo rast të një emergjence civile kombëtare, sipas qëllimit dhe objektit të këtij ligji, pranë Këshillit të Ministrave krijohet Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile.
2. Këshilli i Ministrave përcakton kryetarin e këtij Komiteti dhe përbërjen e tij.
3. Komiteti Ndërministror qëndron i mbledhur deri në shuarjen e shkaqeve që kanë çuar në emergjencë.
4. Komiteti Ndërministror mund të thërrasë specialistë për këshillime në emergjenca.

Neni 7
Detyrat e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile kryen këto detyra:
a) Bashkërendon veprimet e forcave të shërbimit të emergjencave civile.
b) Bashkërendon menaxhimin e rezervave shtetërore, si dhe përcakton mënyrën e përdorimit të tyre.
c) Përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale dhe financiare në rast emergjence.
ç) Diskuton dhe vendos paraprakisht për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.
d) Vlerëson rindërtimin dhe riaftësimin nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, si dhe për të parandaluar dëmet e mundshme në të ardhmen dhe në sigurimin e kushteve bazë të jetesës.
dh) Në rastet e një emergjence civile kombëtare cakton drejtuesin e operacionit për menaxhimin e saj.
e) Kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta, të caktuara nga Këshilli i Ministrave për përballimin e emergjencës civile.

Neni 8
Ministria e Pushtetit Vendor
1. Ministria e Pushtetit Vendor është përgjegjëse për përgatitjen dhe zbatimin e planit kombëtar për planifikimin dhe përballimin e emergjencave civile.
2. Ministria e Pushtetit Vendor kryen këto detyra:
a) Zbaton së bashku me institucionet e tjera politikën e Këshillit të Ministrave në fushën e planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile.
b) Bashkërendon veprimet e të gjitha palëve në planizimin dhe përballimin e emergjencave civile për përmbushjen e detyrave që u përkasin atyre dhe bashkërendon punët me organet e qeverisjes vendore për përballimin e emergjencave civile.
c) Organizon marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin dhe zbatimin e planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile.
ç) Menaxhon sistemin e mbrojtjes kundër fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera.
d) Zhvillon strategjitë e programeve të planizimit dhe përballimit të emergjencave civile dhe i paraqet ato për miratim në Këshillin e Ministrave.
dh) Përpunon zbatimin e programeve të arsimimit dhe të trajnimit në fushën e mbrojtjes kundër fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera.
e) Në bashkëpunim me ministritë, institucionet dhe entet e ndryshme të vendit bën vlerësimin e rreziqeve mbi të cilat bazohet plani kombëtar i emergjencave civile dhe e paraqet atë për miratim në Këshillin e Ministrave.
ë) Merr masa për sensibilizimin e opinionit publik dhe për ndërgjegjësimin e tij rreth emergjencave civile dhe planifikon fonde për studime nga institucionet publike për përballimin e emergjencave civile.
f) Lidh marrëveshje me shoqata dhe organizata që ofrojnë asistencën e tyre në realizimin e detyrave në planizimin dhe përballimin e emergjencave civile.
g) Njofton në çdo gjashtë muaj Këshillin e Ministrave për gjendjen e përgjithshme të planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile.
gj) I siguron Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile të gjitha të dhënat e nevojshme për situatat emergjente dhe për rreziqet që ato përfaqësojnë.
h) Ndjek punën për krijimin dhe përdorimin e rezervave shtetërore të vëna në dispozicion nga strukturat e rezervave të shtetit, për situatat e emergjencës civile.
i) Përcakton rregullat e përdorimit të burimeve materiale e financiare në rastet e emergjencës civile.
j) Bashkërendon organizimin dhe pajisjen e forcave të ndërhyrjes në rastet e emergjencës civile.
k) Organizon, zbaton dhe monitoron sistemin e të dhënave në nivel kombëtar për situatat e emergjencës civile.
l) Bashkërendon punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe riaftësimin nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera, në përputhje me aktet nënligjore përkatëse.
ll) Kontrollon zbatimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese në rastet e emergjencave civile.
m) Kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe nga ligje të tjera.

Neni 9
Departamenti i Planizimit dhe i Përballimit të Emergjencave Civile
1. Në Ministrinë e Pushtetit Vendor krijohet dhe funksionon Departamenti i Planizimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile.
2. Departamenti ka për detyrë përgatitjen dhe zbatimin e planit kombëtar të planizimit dhe përballimit të emergjencave civile.
3. Departamenti bën inspektim të vazhdueshëm për zbatimin e masave mbrojtëse kundër fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera.
4. Struktura, përgjegjësitë dhe detyrat e Departamentit të Planizimit dhe të Përballimit të Emergjencave Civile përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 10
Komisioni Teknik Këshillimor i specialistëve
1. Pranë Departamentit Planizimit dhe të Përballimit të Emergjencave Civile krijohet Komisioni Teknik Këshillimor me specialistë nga ministritë, institucionet, entet e ndryshme dhe forcat operacionale.
2. Komisioni Këshillimor thirret dhe kryesohet nga Drejtori i Departamentit të Planizimit dhe të Përballimit të Emergjencave Civile.
3. Komisioni kryen bashkërendimin e veprimeve në fushën e planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile ndërmjet autoriteteve të ndryshme dhe organizatave vullnetare.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Pushtetit Vendor, përcakton përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe përgjegjësitë e këtij Komisioni.
5. Departamenti i Planizimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile mban regjistër për specialistët që mund të thërrasë për këshillime.

Neni 11
Ministritë
1. Çdo ministër është përgjegjës për organizimin e planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile në veprimtarinë që ka në përgjegjësi.
2. Ministritë kryejnë këto detyra:
a) Hartojnë planet për përgatitjen për emergjencë civile sipas llojit të veprimtarisë dhe të përgjegjësisë të tyre dhe i paraqesin këto në Ministrinë e Pushtetit Vendor për bashkërendim.
b) Zbatojnë planet dhe përcaktojnë masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore ose të fatkeqësive të tjera dhe të pasojave nga fatkeqësi të tilla në fushën e përgjegjësisë së tyre.
c) Organizojnë trajnimin dhe arsimimin në fushën e veprimtarisë së tyre, në bashkërendim dhe këshillim me Departamentin e Planizimit dhe të Përballimit të Emergjencave Civile.
ç) Analizojnë gjendjen e planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile në fushën e përgjegjësisë së tyre dhe njoftojnë Departamentin e Planizimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile.

Neni 12
Entet e ndryshme publike
1. Entet e ndryshme publike, kur u kërkohet nga Departamenti i Planizimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, kryejnë studime të cilat përfshijnë parashikimin, parandalimin dhe shmangien e pasojave të fatkeqësive natyrore ose të fatkeqësive të tjera dhe ia paraqesin këto studime këtij Departamenti.
2. Entet publike paraqesin te ky Departament edhe rezultatet e studimeve që mund të jenë me interes për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile në përgjithësi.
3. Mënyra e planifikimit dhe e përballimit të kostos përkatëse përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

KREU III
STRUKTURAT E PLANIZIMIT DHE TË PËRBALLIMIT TË EMERGJENCAVE CIVILE NË NIVEL QARKU, BASHKIE DHE KOMUNE

Neni 13
Prefekti
1. Prefekti është përgjegjës për planizimin e emergjencave civile në qarkun përkatës.
2. Prefekti ka për detyrë:
a) të organizojë dhe të bashkërendojë punën për hartimin e planeve të përgatitjes për emergjencë civile në qark dhe për zbatimin e masave të mbrojtjes;
b) të grumbullojë dhe të përpunojë të dhënat e nevojshme nga bashkitë dhe komunat për zbatimin e detyrave të planizimit dhe përballimit të emergjencave civile;
c) të ndjekë dhe të kërkojë nga organet vartëse skemat e lajmërimit dhe të funksionimit të tyre;
ç) të parashikojë burimet dhe rezervat e nevojshme materiale dhe financiare, për sistemimin e popullsisë në raste emergjence nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera;
d) të realizojë organizimin, bashkërendimin dhe pajisjen e forcave operacionale;
dh) të ndjekë realizimin e detyrave për lehtësimin e efekteve të emergjencës civile dhe për organizimin e ndërhyrjes për të vepruar;
e) të ndjekë riaftësimin nga fatkeqësitë natyre ose nga fatkeqësitë e tjera;
ë) të analizojë gjendjen e planizimit të emergjencave civile dhe të njoftojë Departamentin e Planizimit dhe të Përballimit të Emergjencave Civile për emergjencat civile që ndodhin në qark;
f) të paraqesë kërkesë për ndihmë në qarqet fqinjë dhe në instancat qendrore nëse është e nevojshme.
g) të caktojë drejtuesin e operacionit për përballimin e emergjencës civile brenda qarkut të tij.

Neni 14
Organizimi në qark
1. Në çdo qark, nën drejtimin e prefektit, ngrihet një komision i qarkut me detyrë bashkërendimin e veprimtarive të autoriteteve të qarkut dhe të organizatave vullnetare.
2. Ministri i Pushtetit Vendor përcakton përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe përgjegjësitë e këtij komisioni.
3. Prefekti mban regjistër për specialistët në qark, me të cilët ai këshillohet kur gjykohet e nevojshme.

Neni 15
Shërbimi i emergjencës civile
1. Në çdo qark, nën drejtimin e prefektit, funksionon shërbimi i emergjencës civile, si pjesë përbërëse e sistemit të planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile, në përputhje me përcaktimin e pikës 13 të nenit 2 të këtij ligji.
2. Rregullat, mënyra e funksionimit, të drejtat dhe detyrat, si dhe përgjegjësitë e shërbimit të emergjencës civile përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

Neni 16
Organizimi në bashki dhe në komunë
1. Kryetari i bashkisë ose kryetari i komunës është përgjegjës për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile në bashkinë dhe në komunën përkatëse.
2. Kryetari i bashkisë ose kryetari i komunës ka për detyrë:
a) të drejtojë organizimin dhe bashkërendimin e punëve për hartimin e planeve të përgatitjes për emergjencë civile në bashkinë dhe në komunën përkatëse dhe për zbatimin e masave të mbrojtjes;
b) të grumbullojë dhe të përpunojë të dhënat e nevojshme nga njësitë administrative të bashkisë dhe komunës për zbatimin e detyrave të planizimit dhe përballimit të emergjencave civile;
c) të organizojë sistemin e lajmërimit të popullatës për rrezikun dhe të kujdeset për funksionimin e mjeteve të lajmërimit;
ç) të parashikojë burimet dhe rezervat e nevojshme për sistemimin e popullatës në raste të emergjencës nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera;
d) të realizojë organizimin, bashkërendimin dhe pajisjen e forcave operacionale;
dh) të ndjekë realizimin e detyrave për lehtësimin e efekteve të emergjencës civile dhe për organizimin e ndërhyrjes për të vepruar;
e) të ndjekë riaftësimin nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera;
ë) të paraqesë kërkesë për ndihmë në bashkitë dhe komunat fqinje e në qark, nëse është e nevojshme;
f) të analizojë gjendjen e planizimit dhe të përballimit të emergjencës civile në bashki dhe komunë dhe të njoftojë në qark.
g) të zbatojë detyrat e caktuara nga strukturat e planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile në nivel qendror;
gj) të caktojë drejtuesin e operacionit për përballimin e emergjencës civile në territorin e bashkisë ose të komunës.
Neni 17
Komisioni vendor për emergjencat civile pranë bashkisë ose komunës
1. Në çdo bashki ose komunë, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë ose të komunës, krijohet komisioni vendor për emergjencat civile me detyrë bashkërendimin e veprimeve të autoriteteve të bashkisë ose komunës dhe organizatave vullnetare për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile në territorin e vet.
2. Ministri i Pushtetit Vendor përcakton kriteret për përbërjen dhe mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të këtij komisioni.
3. Kryetari i bashkisë ose i komunës mban regjistër për specialistët në territorin e bashkisë ose komunës, me të cilin këshillohet kur është e nevojshme.

KREU IV
FORCAT E NDËRHYRJES

Neni 18
Strukturat operative të emergjencës civile
Organizimi i planizimit dhe i përballimit të emergjencave civile përfshin Shërbimin e Emergjencave Civile, Bazën e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, lloje të tjera të policisë së krijuara me ligj në varësi të emergjencës civile dhe organe të tjera të paparashikuara në këtë ligj, por që përfshihen në planet e emergjencave civile.

Neni 19
Baza e Mbrojtjes Civile
Në nivel kombëtar funksionon Baza e Mbrojtjes Civile si strukturë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo përdoret për shpëtimet e posaçme dhe operacionet e tjera urgjente si përforcim dhe për të siguruar një përgjigje të menjëhershme në emergjencat civile.

Neni 20
Përdorimi i Forcave të Armatosura për emergjencat civile
1. Kur shtrirja e një emergjence civile rritet në mënyrë të menjëhershme në ndihmë të operacioneve të shpëtimit dhe të lehtësimit në zonën e fatkeqësisë, me miratim të Kryeministrit ose të Ministrit të Mbrojtjes, mund të përdoren njësi të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas planeve të hartuara më parë në bashkëveprim me komandantët e tyre.
2. Kur njësitë e Forcave të Armatosura marrin pjesë në operacione, ato drejtohen nga komandantët e tyre sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacionit të shpëtimit.

Neni 21
Policia e Shtetit
1. Policia e Shtetit organizohet dhe kryen detyrat e saj në operacionet e shpëtimit dhe të lehtësimit sipas planeve të hartuara më parë.
2. Detyrat e saj përfshijnë mbrojtjen e zonës së emergjencës civile, ruajtjen e rendit publik, procesin e identifikimit dhe të informimit rreth të dëmtuarve dhe të vdekurve, largimin e tyre nga zona e emergjencës, si dhe detyra të tjera që dalin në zbatim të ligjit nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”.
3. Kur policia merr pjesë në operacionet e shpëtimit, forcat e saj komandohen nga eprorët e tyre, sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacionit të shpëtimit.
Neni 22
Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi është pjesë përbërëse e forcave operacionale në gatishmëri të përhershme dhe vepron për shuarjen e zjarreve, për kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve në zonat e emergjencës civile dhe për lehtësimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.

Neni 23
Shërbimi i ambulancës
Shërbimi i ambulancës është pjesë përbërëse e forcave operacionale dhe vepron për dhënien e ndihmës së parë në zonën e emergjencës civile dhe për transportimin e të dëmtuarve për në qendrat spitalore.

Neni 24
Shërbimi vullnetar
1. Për përballimin e emergjencave civile organizohen dhe veprojnë shërbimet vullnetare.
2. Vullnetar mund të jetë çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, që ka kryer arsimin dhe trajnimin bazë në përgjigje të situatave të emergjencës ose pranon të marrë pjesë vullnetarisht për përballimin e emergjencës civile.
3. Për përballimin e emergjencave civile pranohen vullnetarë edhe shtetas të huaj.
4. Personat që vullnetarisht kërkojnë të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit kanë këto të drejta:
Ruhet vendi i punës.
b) Marrin pagesën e plotë nga punëdhënësi, qoftë ky edhe subjekt privat.
c) Në rast aksidenti ose humbjeje jete gjatë veprimtarisë në emergjencat civile përfitojnë pension invaliditeti, sipas dispozitave në fuqi.

Neni 25
Bashkërendimi i ndihmave
Departamenti i Planizimit dhe i Përballimit të Emergjencave Civile bashkërendon ndihmat nga organizatat ndërkombëtare, nga organizatat joqeveritare dhe nga organizatat private vullnetare vendase dhe të huaja për përballimin e emergjencave civile.

KREU V
SUBJEKTET QË PËRFSHIHEN NË PLANIZIMIN DHE PËRBALLIMIN
E EMERGJENCAVE CIVILE

Neni 26
Detyrimi i shtetasve
1. Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës, detyrohet të marrë pjesë në përballimin e emergjencave civile sipas një kërkese të Departamentit të Planizimit dhe të Përballimit të Emergjencave Civile, të prefektit, të kryetarit të bashkisë ose të kryetarit të komunës.
2. Detyrimi për të marrë pjesë në përballimin e emergjencave civile fillon në moshën 18 vjeç dhe përfundon në moshën 60 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë.

Neni 27
Përjashtim nga detyrimi
Përjashtohen nga detyrimi për të marrë pjesë në operacionet e ndërhyrjes së emergjencave civile shtetasit:
a) që për arsye shëndetësore nuk mund të kryejnë detyrat e operacioneve të ndërhyrjes;
b) gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë me moshë deri në 10 vjeç;
c) prindër të vetëm me një fëmijë nën 10 vjeç.

Neni 28
Të drejtat e shtetasve
Shtetasit që shërbejnë në përballimin e emergjencave civile, për një kohë e cila nuk mund të jetë më e gjatë se sa periudha e situatës emergjente, gëzojnë të drejtat e parashikuara në nenin 24.

Neni 29
Personat fizikë dhe juridikë
1. Personat fizikë dhe juridikë, të cilët në veprimtarinë e tyre përdorin, prodhojnë, transportojnë ose magazinojnë substanca të rrezikshme, detyrohen të planifikojnë, të organizojnë dhe të realizojnë me shpenzimet e veta dhe të shtetit shërbimet për përballimin e emergjencave civile në zonën e tyre të veprimtarisë.
2. Personat fizikë dhe juridikë kanë për detyrë:
a) të hartojnë plane për situatat e emergjencës civle dhe të zbatojnë masat parandaluese në zonën e tyre të veprimtarisë;
b) të njoftojnë personelin si dhe autoritetet e bashkisë ose të komunës për një rrezik imediat;
c) të organizojnë, kur është e nevojshme, evakuimin e të punësuarve të tyre, dhe të venë në veprim shërbimin e tyre në përgjigje të një situate emergjence në zonën e tyre të veprimtarisë;
ç) të sigurojnë trajnimin për të punësuarit.
3. Këshilli i Ministrave përcakton me akt nënligjor substancat që përbëjnë rrezikshmëri për krijimin e situatave emergjente.

Neni 30
Detyrime të tjera
1. Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, Departamenti i Planizimit dhe i Përballimit të Emergjencave Civile, prefektët dhe kryetarët e bashkive e të komunave planifikojnë dhe zbatojnë detyra për ngritjen e kulturës qytetare në përballimin e emergjencave civile.
2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës harton dhe miraton programet përkatëse për edukimin me elementet bazë të mbrojtjes në rastet e emergjencave civile.
3. Ky program fillon në arsimin 8-vjeçar dhe vazhdon deri në përfundimin e arsimit të lartë.

KREU VI
FINANCIMI

Neni 31
Buxheti i shtetit
1. Buxheti i Shtetit është burimi parësor financiar për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile.
2. Në buxhetin vjetor të Ministrisë së Pushtetit Vendor, si dhe të çdo ministrie parashikohet, zë më vete, buxheti për planizimin dhe përballimin e emergjencave civile.

Neni 32
Burime të tjera
Burime të tjera financimi mund të jenë:
a) Buxheti i Shtetit i planifikuar për Këshillin e Ministrave;
b) të ardhurat e pushtetit vendor;
c) të ardhurat e krijuara nga shërbimi për të tretët të cilat kalojnë tërësisht në buxhetin e tyre;
ç) donatorë të ndryshëm;
burime të tjera që i lejon ligji;

KREU VII
SANKSIONE

Neni 33
Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj
1. Mosrespektimi i detyrimeve që përcakton ky ligj, nga personat juridikë e fizikë, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 1 500 000 lekë nga strukturat operative të emergjencës civile, të cilat do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Mosrespektimi i detyrimeve që përcakton ky ligj nga ana e individëve, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga 5 000 deri në 25 000 lekë.

Neni 34
E drejta për ankim
Subjekti i gjobitur mund të ankohet dhe të kërkojë shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit që e dënon atë me gjobë, duke respektuar kërkesat Kodit të Procedurave Administrative përsa i përket të drejtës dhe procedurave të ankimit për aktin administrativ.

KREU VIII
DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 35
Nxjerrja e akteve nënligjore
Këshilli i Ministrave, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nxjerr aktet nënligjore në zbatim të tij, në pajtim me parimet e përgjithshme të neneve 5, 6, 9, 14 dhe 26 të këtij ligji.

Neni 36
Shfuqizime
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji dekreti nr.3824, datë 1.12.1964 i Presidiumit të Kuvendit Popullor “Për mbrojtjen civile të Republikës”, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.

Neni 37
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2956, datë 6.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

ABC-ja

e

Policimit të Bazuar në Komunitet.

Botim i Qëndrës Rajonale të Parandalimit te Krimit dhe Llogaridhënies Policore

TIRANË, Gusht 2008

Përmbajtja

Parathënie

Pjesa e 1-rë: Policimi ne komunitet, më shumë se një filozofi

1.1 Parimet dhe karakteristikat e policimit bazuar në komunitet
1.2 Çfarë është policimi bazuar në komunitet
1.3 Çfarë kuptohet me “policim bazuar në komunitet”
1.4 Karakteristikat e policimit bazuar në komunitet/policimit demokratik
1.5 Angazhimi në pjesmarrjen e komunitetit Nga ana e policisë Nga ana e komunitetit
Pjesa e 2-të: Përfshirja e komunitetit: bashkëpunimet dhe aleancat
2.1 Identifikimi i partnereve
2.2 Objektivat
2.3 Si të organizosh një takim
2.4 si te sillemi me njerëz të veshtirë

Pjesa e 3-të: Mënyrat e zgjidhjes së problemve
3.1 Identifikimi i problemit
3.2 Të kuptosh problemin
3.3 Krijimi i një plani
3.4 Ndërmarrja e veprimeve dhe ndjekja e prërparimit

Parathënie

Ky dokument, është një kontribut tjetër në vazhdën e iniciativave të mëparshme të cilat synojnë implementimin e filozofisë së policimit bazuar në komunitet në realitetin shqiptar.

Me qëllim dhënien e kontributeve për krijimin e një “shkolle“ shqiptare të policimit me bazë në komunitet, krahas publikimeve të tjera në këtë fushë, ky manual synon të ndihmojë kryesisht punonjësit e policisë së rendit, me qellim dhënien e përgjigjeve ndaj pse-ve dhe si-ve qe mund të lindin në dinamiken e larmishme të punes së tyre,

Ky dokument synon gjithashtu të vendosë parimet dhe çështjet kyçe të ndërmarrjes në mënyrë të suksesshme të policimit bazuar në komunitet. Ai është i ndarë në 3 seksione. Seksioni i parë shpjegon çfarë është policimi bazuar në komunitet, si dhe thekson disa karakteristika të këtij lloji policimi. Në seksionin e dytë shtjellohet puna me komunitetin, ndërsa seksionin e tretë menyrat dhe taktikat në ndërmarrjen e policimit bazuar në komunitet ose të zgjidhjes së problemit.

Policimi i bazuar në komunitet është i lidhur ngushtë me qeverisjen demokratike dhe me një shërbim policor që është i përgjegjshëm ndaj ligjit dhe jo ndaj qeverisë. Një shkrimtar me zgjuarsi ka thënë se “qeverisja demokratike është më shumë e rëndësishme për reformën e policisë, sesa reforma e policisë është për qeverisjen demokratike”. Mbrojtja dhe mbështetja e të drejtave të njeriut, janë thelbësore për policimin e bazuar në komunitet. Ato duhet të jenë pjesë përbërëse e trajnimeve të policisë. Për më tepër, angazhimi dhe drejtimi kompetent nga drejtuesit e policise, është jetësor për të siguruar ndryshimin real.

PJESA E 1-RË

Policimi ne komunitet, më shumë se një filozofi

Studiuesit kanë provuar se policimi në komunitet është më shumë se një filozofi. Ai është evolucion drejt shërbimeve më të mira dhe që shëndrron agjensinë aktuale në një agjensi që i përgjigjet nevojave specifike të një zone nëpërmjet njohjes mirë të karakteristikave dhe nevojave të lagjeve të ndryshme në një qytet.

Policimi në komunitet përbëhet nga dy komponentë kryesore: bashkëpunimi i komunitetit dhe zgjidhja e problemit. Bashkëpunimi i komunitetit ështe mënyra për të njohur komunitetin; zgjidhja e problemit është mjeti për të drejtuar problemin që kërcenon komunitetin. Në fakt, që të luftosh krimin dhe mungesën e rendit, oficerët e policisë duhet që të jenë shumë të familjarizuar me problemet e zonës dhe njerëzit të cilët banojnë në atë zonë (bashkëpunimi i komunitetit). Ata mund të informojnë policinë më mirë se kushdo tjetër në lidhje me ambientin fizik dhe social, prandaj përfshirja e tyre është thelbësore në gjetjen e përgjigjëve efektive për zgjidhjen e problemit (zgjidhja e problemit).

1.1 Parimet dhe karakteristikat e policimit bazuar në komunitet.

Në vëndet që dalin nga konfliktet apo që janë në tranzicion për në demokraci, policia shpesh ka imazhin e të qënurit vegël shtypjeje dhe ne këtë kontekst qeveritë mund të kenë një shtysë për të vazhduar ta përdorin policinë në këtë mënyrë. Në këtë kontekst, veçanërisht trashëgimia historike e forcave të policisë, shtron nevojën e përshtatjes të një filozofie të ndryshme të policimit, të shkëputur nga mbështetja e regjimit, politikave të partisë dhe për një ndarje të qartë të detyrave policore nga ato ushtarake. Kjo filozofi është për fokusimin në komunitet – publik – dhe nevojat e tyre, duke vlerësuar policimin si një shërbim ndaj komunitetit, në mënyrë të përgjegjshme dhe përmes respektimit të të drejtave të njeriut.

Nocioni i policimit me publikun është një koncept shumë i vjetër që është bërë i njohur si “policimi në komunitet” ose “policimi i bazuar në komunitet”, por gjithashtu shpesh referohet si “policim partneriteti” dhe “policimi demokratik”.

Në ndihmë të mbajtjes së rendit, rregullit dhe sigurisë në komunitet, punonjesit e policisë ushtrojnë pjesën profesionale të partnershipit me komunitetin duke qënë përgjegjës – por jo tërësisht – për parandalimin dhe reduktimin e krimit dhe të vendosjes së rendit publik dhe sigurisë së individit. Roli i policisë duhet të jetë më shumë ai i “oficerëve paqësorë”, se sa ai i “oficerëve të zbatimit të ligjit”. Z.Robert Peel, themeluesi i Policisë Metropolitane në Londër, më 1829 e ka parë rolin e policisë si :“Mbajtja në të gjitha kohët e një lidhje me publikun, që i jep vërtetësi traditës historike se, policia është publiku dhe publiku është policia. Policët janë vetëm pjesëtarë të publikut të cilët paguhen për t’i kushtuar vëmendjen dhe kohën e plotë detyrave të cilat ka cdo qytetar në interes të ekzistencës dhe mirëqënies së publikut”.

1.2 Çfarë është policimi i bazuar në komunitet

PBK është një filozofi (një mënyrë të menduari), si dhe një strategji organizative (një rrugë për të zbatuar filozofinë) që i lejon policisë dhe komunitetit të punojnë së bashku, për të zgjidhur problemet e krimit, rendit dhe çështjet e sigurisë dhe për të përmirësuar cilësine e jetës së gjithsecilit në komunitet. Filozofia është ndërtuar mbi besimin se, njerëzit meritojnë dhe kanë të drejtën për të patur një mendim për policimin, në shkëmbim të pjesëmarrjes dhe mbështetjes së tyre. Ajo i qëndron pikpamjes se, zgjidhja e problemeve të komunitetit, kërkon që policia dhe publiku të gjejnë rrugë të reja për t’iu adresuar problemeve të komunitetit, përtej fokusimit të ngushtë mbi incidentet apo krimet individuale. Gjithashtu ajo përfshin punën e ndërmarrë në çështjet e specializuara si droga, armët dhe trafikun e njerëzve dhe krimin e organizuar.

Filozofia e PBK në një numër vendesh është zhvilluar duke u bazuar në një shërbimi policor profesional dhe në një komuniteti të përgjegjshëm, nëpërmjet një partneriteti të hapur dhe të besueshëm. Roli i komunitetit është ai i individëve dhe përfaqësuesve të informuar dhe proaktive, të cilët shprehin opinionet e tyre, ofrojnë ekspertizën dhe marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo filozofi kërkon vendosjen e detyrimit të ndërsjelltë dhe rol drejtues nga shteti dhe policia në veçanti.

1.3 Cfarë kuptohet me “policinë të bazuar në komunitet” dhe karakteristikat

Sa më poshtë mund të konsiderohen si parime thelbësore të policimit në komunitet. Policia është e nevojshme të :

 Të ushtrojë policimin me miratim e jo me forcë ;
 Të jetë pjesë në komunitet dhe jo veç tij ;
 Të gjejë (së bashku me komunitetin) atë çfarë komuniteti ka nevojë ;
 Të punojë në partnership me agjensi të tjera dhe me publikun ;
 Të ndërtojë “punën e policimit” për të identifikuar nevojat e komunitetit ;
 Të jetë përgjegjës per “shërbimin e punës “ së tij ;
 Të sigurojë një shërbim cilësor .

Parimet e theksuara më sipër, mund të transformohen në një sërë karakteristikash të policimit bazuar në komunitet , si shembull i policimit demokratik. Policia është e nevojshme të jetë:

 Një shërbim dhe jo një force;
 E përgjegjshme ndaj ligjit dhe publikut;
 E hapur dhe e identifikueshme;
 Profesionale;
 E përqëndruar tek njerëzit duke përfshirë p.sh; çështjet delikate rreth gjinisë, moshës, grupe identitetesh;
 Të ofrojë një shërbim cilësor, efikas dhe efektiv;
 E dukshme dhe e prekshme ;
 Pjesmarëse dhe konsultative ;
 Proaktive;
 Parandaluese;

1.4 Angazhimi në pjesëmarrjen e komunitetit.

PBK kërkon kontakt të vazhdueshëm dhe mbështetës me të gjitha seksionet e komunitetit lokal, në mënyrë që, duke punuar së bashku policia dhe komuniteti të gjejnë zgjidhje për problemet lokale. Ky rol është shumë më tepër se reagues, ai kërkon një përafrim proaktiv në të cilin policimi në partnership duhet të mbizotëroje. Ai gjithashtu kërkon koordinim dhe mbështetje të vazhdueshme mes policisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.

Duke iu referuar policimit në “partnership”, është e nevojshme të kuptohet që PBK përfshin një kontratë të re midis policise dhe publikut të cilit ata do t`i shërbejnë. Kjo bën të mundur ndërprerjen e apatisë dhe kundërvënien ndaj policisë, duke mposhtur ngasjen që ka publiku per të marrë ligjin në duart e tij. Kjo mardhënie e re, e bazuar në besimin dhe respektin e vazhdueshëm, sugjeron që policia të shërbejë si katalizator, duke nxitur njerëzit për të pranuar ndarjen e përgjegjësive për cilësinë e jetës në lagjen e tyre. Për këtë arësye, të dyja palët e partnershipit duhet të njohin përgjegjësitë e tyre.

Nga ana e policisë

PBK kërkon një strategji organizative që siguron që çdokush në organizatën e policisë të kthejë filozofinë në praktikë. Parimet themelore janë “ I gjithë policimi është policim i bazuar në komunitet” dhe “i gjithë personeli i policisë janë oficerë të PBK”.

Kjo kërkon ndryshime të mëdha në një organizëtë policie, veçanërisht në ato që janë tradicionale dhe hierarkike dhe ku pushteti i vishet gradës dhe pozicionit. PBK kërkon një ndryshim të dallueshëm brenda organizatës së policië, për t’ju lejuar punonjësve të policisë të terrenit, autonomi më të madhe për vendimarrje dhe respekt më të madh për gjykimet e tyre si profesionistë të policisë.

PBK kërkon angazhim nga ana e organizatës së policisë, për mobilizimin dhe përqëndrimin e kapaciteteteve të shërbimeve të policisë ne terren.Gjithashtu kërkon që çdokush në organizatë të pranojë nevojën për t’u përqëndruar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit, në mënyra që nuk janë vetëm të reja por dhe që sqarojnë publikun në vetë procesin e policimit.

PBK investon besim tek ata të cilët janë të përfshirë në “vijen e parë“ të policimit – si për personelin policor ashtu dhe për banorët lokalë – nëpërmjet përdorimit të eksperiencës së tyre, ekspertizës dhe njohurive për të kërkuar dhe gjetur zgjidhje për problemet e tyre lokale. PBK bën përpjekje për të gjetur nevojat e të gjitha grupeve në shoqëri, veçanërisht të të varfërve, të papërkrahurve dhe shtresave të brishta, si dhe marrjen në konsideratë të kërkesave të veçanta të grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Në rast se nivelet e larta të krimit mund të reduktohen, kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke përfituar kështu dhe cilësia e jetës për të gjithë anëtarët e komunitetit.

Nga ana e komunitetit

Publiku, si qytetarë, duhet të ndajë jo vetëm të drejtat, por edhe përgjegjësitë për identifikimin dhe vendosjen e prioritetëve dhe zgjidhjen e problemeve në një përafrim në partnership. PBK kërkon kontakt dhe mbështetje të vazhdueshme në të gjitha pjesët e komunitetit lokal, në mënyrë të tillë që, së bashku ata të gjejnë zgjidhjet për problemet lokale. Kjo kërkon një përafrim proaktiv në të cilin policimi në partnership duhet të mbizotërojë.

PBK përkrah përdorimin e teknologjisë së re, por gjithashtu përkrah fuqimisht besimin se, asgjë nuk realizon atë që mund të arrijnë vetë njerëzit e përkushtuar që flasin dhe punojnë së bashku. Iniciativa pozitive si ajo e mbështetjes së viktimave, ruajtja e lagjes dhe biznesit, programi i përfshirjes në shkolla, parandalimi i krimit vendas dhe strukturat e sigurisë së komunitetit, të gjitha së bashku luajnë rolin e tyre në zgjidhjen e problemit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi për të gjithë qytetarët.
Brënda komunitetëve të ndryshme ka struktura të ndryshme (organizata, shoqata, grupe, si statutore dhe vullnetare) të cilat janë ngritur tashmë dhe që mund të angazhohen në mbrojtje të sigurisë së komunitetit. Psh shoqatat private dhe publike, shoqatat vendore, komuniteti i biznesit (Dhomat e tregëtisë), organizata vullnetare që punojnë me të varfërit, të moshuarit, rininë, të papërkrahurit, organizatat bamirëse, organizatat ndërkombëtare, shërbimet komunale publike – uji, gazi dhe elektriciteti – dhe veçanërsisht administrata publike lokale (qeverisja/autoriteti vëndor) etj. Në disa raste këto janë struktura jozyrtare, psh kryetarët e klaneve apo familjeve. Me kalimin e kohës, përfaqësues nga këto organizata të ndryshme, mund të shfrytëzohen për të ndërtuar grupe/komitete konsultative polici-komunitet, për të pasur ndikim real mbi zhvillimin e PBK dhe për mbajtjen e policisë të përgjegjshme për shërbimin që siguron.

Mobilizimi dhe shfrytëzimi i njohurive, ekspertizës dhe burimeve të konsidureshme të këtyre organizatave/ strukturave, me qëllim përqëndrimin në çështjet e sigurisë së komunitetit dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe për të punuar në partnership me policinë, mund të jetë një detyrë shumë e vështirë. Kjo është veçanërisht e tillë kur ka një histori të mosbesimit, ose ndoshta frikë kundrejt policisë.

1.5 Zbatimi i policimit bazuar në komunitet : Drejtimi startegjik

Filozofia, parimet dhe karakteristikat e PBK duhet të bëhen pjesë e organizatës së policisë, me qëllim për të siguruar zbatimin e suksesshëm. Shumë thjeshtë: “nëse dështoni në planifikim, ju planifikoni të dështoni”.

Organizata e Policisë megjithate duhet të sigurohet se :
 I kupton “klientet”, njerëzit të cilëve i shërben;
 Kupton kontekstin lokal dhe rajonal ku vepron;
 I përgjigjet zonës;
 Vendos dhe ndjek objektiva të qarta;
 Vendos objektiva të përbashkëta për të gjitha palët në sistemin e drejtësisë;
 Merr përgjegjësi të qarta menaxheriale;
 Trainon dhe motivon njerëzit;
 Komunikon me efektivitet;
 Publikon informacion mbi arritjet;
 Monitoron rezultatet;
 Përshtatet shpejt, inicion ndryshime.

Duke ndërmarrë një proçes të drejtimit strategjik si hap i parë, policia duhet të sigurohet se është e qartë rreth prioriteteve të saj dhe për mënyrat si do të zhvillohet PBK. Një pikë e mirë nisje në këtë drejtim, do të ishte vëzhgimi i gjëndjes së policimit dhe perceptimet për policinë.

Për një organizatë policie që i ka tashmë të vendosura këto pjesë përbërëse, do të ishte thjesht një çështje përshtatje e tyre ose duke u siguruar që ato i përfshijnë parimet e PBK. Për shërbimet e tjera të policisë (veçanërisht ata që sapo jane krijuar), ky mund të jetë një proçes tërësisht i ri.

Një vizion

Një shëmbull i kësaj mund të jetë “krijimi i një ambjenti të mbrojtur e të sigurtë për të gjithë”, ose “të ndërtosh komunitete më të mbrojtura, të çliruara nga frika, përmes partnershipit”.

Një paraqitje e misionit

Kjo duhet të jetë normalisht një paraqitje e përmbledhur e asaj që organizata kërkon të arrijë, psh, “Një forcë policie profesionale që kryen shërbime të përgjegjëshme e cilësore, përmes policimit bazuar në komunitet, veçanërisht në komunitetet e varfëra e të brishta.

Identifikimi i thelbit të punës

Është e rëndësishme që policia të identifikojë se çfarë është thelbi i punës së tyre, domethëne cilat janë zonat e fokusuara apo funksionet primare. Këto zona të fokusuara duhet të lidhen ngushtë me parimet e PBK, të përshtatura me prioritetet e kontekstit vendor. Më poshtë jepen shëmbuj se çfarë duhet të përmbajë thelbi i punës:

 Mbrojtja e komunitetit dhe partnership;
 Parashikimi i një shërbimi përgjegjës proaktiv 24 orësh;
 Menaxhimi i reduktimit të krimit dhe hetimi i krimeve;
 Parashikimi i pranisë së dukshme të patrullave të policisë me uniformë për të risiguruar publikun.

PJESA E 2-TË

Përfshirja e komunitetit: bashkëpunimet dhe aleancat

Policia do të ketë më shumë sukses në kapjen e krimineleve nësë qytetarët afrohen dhe i japin policisë informacion të detajuar mbi aktivitetin e krimineleve. Në fakt, të kapësh kriminelët më shumë se nga çdo gjë tjetër varet nga dhënia e informacionit nga ana e komunitetit mbi veprimtarine kriminale. Megjithatë, për shkak të arsyeve historike dhe personale, shumë njerëz nuk dëshirojnë të bashkëveprojne me policinë, dhe kjo mund të ketë ndikim në qasjen e policimit me bazë ne komunitet.

“Për të kufizuar mundësinë që qytetarët të luajnë një rol pasiv, oficeri i policisë, duhet të punojë shumë për të ngritur dhe zhvilluar bashkëpunimin me komunitetin me të cilin ai është caktuar të punojë”.

2.1 Identifikimi i partnereve

Policimi me bazë në komunitet është një filozofi dhe një strategji organizative e cila bën të mundur që policia dhe anëtarët e komunitetit të punojnë bashkë për zgjidhjen e problemeve të krimit e prishjes së rendit fizik dhe social. Siç u përmend më lart, policia është aktori kryesor por jo i vetmi:

 Komuniteti – duhet të jetë një partner aktiv, që merret me problemin dhe gjen zgjidhje afatgjata duke siguruar burimet njerëzore dhe materiale.
 Zyrtarët e zgjedhur dhe lidershipi politik është i rëndësishëm. Liderat duhet të mbështesin filozofinë për ta bërë policimin në komunitet të mundshëm dhe të tregojnë qarte se nuk është një përsëritje e së kaluarës.
 Komuniteti i biznesit – komuniteti i biznesit mund të sigurojë burimet dhe mbështetjen financiare. Liderat e biznesit janë shpesh të lidhur me liderat politikë.
 Agjensi të tjera – për shkak se policimi në komunitet është një bashkëpunim, agjensi të tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet sociale, shkollat, qëndrat e shëndetit, etj., mund të sigurojnë një gamë të gjërë shërbimesh përkrahëse.
 Media – media është e rendësishme sepse ndihmon në edukimin e publikut mbi marrëveshjet e policimit në komunitet, duke theksuar nevojën që qytetarët të veprojnë si partnerë me policinë.

2.2 Objektivat

Pjesë e përgjegjësive kryesore të oficerëve të rendit publik dhe të gjithë policisë është të ndërveprojë me qytetarët. Duke pasur KONTAKTE me qytetarët jashtë orarit zyrtar, kjo ndihmon tepër rritjen e mbështetjes nga ana e komunitetit.

Por vetëm të kontaktosh me qytetarët nuk është e mjaftueshme. Specialisti i policisë së zonës duhet të ketë një qëllim kur kontakton qytetarët. Ai duhet të pyesi ata se çfarë problemesh kanë dhe se çfarë mund t’u shpjegoje se si policia mund të ndihmojë. KOMUNIKIMI i vërtetë do të thotë shkëmbim formal dhe informal informacioni. Qytetarët kanë më shumë mundësi ti besojnë policisë kur shikojnë sinqeritet dhe vullnet nga ana e policisë për të sjellë ndryshim në jetën e tyre.

Kur qytetarët shikojnë që policia është e interesuar për ”shëndetin” e komunitetit të tyre, ato do të jenë më shumë të zellshëm për të shkëmbyer informacion. BESIMI do të bëhet edhe më i fortë kur policia i përgjigjet shpejt nevojës së qytetarët për ti shërbyer atyre. Besimi bazohet në mëndesinë se policia kujdeset dhe kërkon të ndihmojë sinqerisht.

Kur krijohet besimi i përbashkët qytetarët vullnetarisht mund të fillojnë të japin INFORMACION, sepse ata e dinë që policia do të fillojë të veprojë.

Mos harroni se një policim në komunitet i suksesshëm arrihet atje ku njerëzit janë aktivisht të përfshirë në zhvillimin e komunitetit te tyre. Në fakt, komunitetet dhe organizatat publike mund të punojnë sëbashku për të realizuar nevojat e komunitetit që do të thotë: konsultime; ngritja e kapaciteteve të komunitetit; dhe fuqizimi.

Konsultimet: do të thotë të flasësh me njerëzit në mënyrë që të kuptosh nevojat dhe pikëpamjet e tyre, si dhe ti përfshish ata në vendimarrje.

Ngritja e kapaciteteve: do të thotë të zhvillosh aftësi, mundësi dhe besimin e anëtarëve të komunitetit në mënyrë që ata të ndërmarrin aksione efektive dhe të luajnë një rol udhëheqës në zhvillimin e komunitetit të tyre.

Fuqizimi: do të thotë tu japësh njerëzve mundësi reale, që ata të përfshihen dhe të influencojnë vendimarrjen.

Ideja se bashkëpunimi me komunitetin prodhon sigurinë e komunitetit është tashmë e mbarë pranuar. Megjithatë, mund të jetë e vështirë që të realizohet. Ja sepse:

 Mungesa e kohës Në mënyrë që takimet të jenë sa me efiçente, specialisti i policisë duhet të përpiqet ti organizojnë ato sipas një axhende, në një kohë të përshtatme, e të mirë planifikuar.
 Ndjenja e apatisë Duke marrë parasysh të shkuarën, duhet të merret në konsiderate edukimi i publikut me ndjenjën e domosdoshmërisë së bashkëpunimit me policinë.
 Zhvendosja e përgjegjesive Edukimi i publikut mbi të mirat e krijimit të lidhjeve me policinë dhe rëndësia e demostrimit të faktit që qytetarët dhe policia janë të përgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit.
 Ndjenja e inatit dhe dyshimit për shkak të arsyeve historike Eksperiencat e së kaluarës nuk mund të ndryshohen apo të fshihen, por sjelljet e sotme dhe ndërveprimi me qytetarët dhe komunitetin mund të influencohen nga qëndrimet e tanishme dhe ato të së ardhmes.
 Frika e hakmarrjes nga kriminelët.Frika mund të ulet kur marrëdhënia është e ndërtuar mbi baza serioze dhe të besimit të përbashkët.

Pika qe duhen mbajtur parasysh;

PERPARESITE;
Përparësitë e bashkëpunimit me komunitetin janë të shumta, si:
 Përmirësimi i njohurive dhe këndvështrimeve të policisë dhe qytetarëvë;
 Shumllojshmëri kontaktesh me anëtarë të komunitetit;
 Transferimi i përgjegjësive tek qytetarët. Fuqizimi i komunitetit do ti shtyjë ata të marrin përgjegjësi, të rrisi njohuritë dhe interesat për zonën ku ata punojnë dhe jetojnë;
 Ndërton besimin tek policia;
 Nxit mbështetjen ndaj veprimeve të policisë;
 Gjeneron fonde dhe mbështetje nga bashkia ose donatorët ndërkombëtarë.

DISAVANTAZHET;
Disa nga disavantazhet e bashkëpunimit me komunitetin përfshijnë:
 Të punosh me individë të vështirë, përshëmbull njerëz që:
o Nuk pranojnë lehtë ndryshimin;
o Nuk binden ose hezitojnë për të bërë një veprim;
o Përpiqen ti bëjnë gjerat sa më shumë të mërzitshme;
o Marrin pjesë nëpër takime me qëllimin e vetëm për ta ndërprerë atë;
 Sillen në një mënyrë të papranueshmë nga policia apo qytetarët;
 Axhendat personale zëvëndësohen më atë që është më e mira për komunitetin;

PIKAT KYCE
Pikat kyce që duhen mbajtur parasysh;
 Asnjë model bashkëpunim nuk është i përshtatshëm për këdo. Specialisti i policisë së zonës duhet të mendojë se kush mund të jenë anëtarë të grupeve komunitare për zgjidhjen e problemeve. Ai duhet të gjejë mënyrën se si të ngrejë brënda komunitetit nevojën për të bashkëpunuar efektivisht.
 Bashkëpunimi është shumë efektiv në luftën ndaj krimit.
 Anëtarët e grupit të punës së komunitetit duhet të ndjejnë pronësinë e përpjekjeve që po bëjnë. Strategjia e përbashkët duhet të reflektojë tek çdo person që është i pranishëm në takim.
 Pengesat dhe rezistenca janë normale dhe duhen të priten.
 Të njihen anët e forta dhe të dobta të të gjithë partnereve dhe të shfrytësohen kur është e mundur.
 Punë e vazhdueshme për përmirësimin e komunikimit.
 Zgjidhja e problemit duhet të jetë përparsia e grupve komunitare për zgjidhjen e problemeve.
 Kërkohet koordinim, që do të thotë që specialisti i policisë së zonës duhet të mbajë shënim çfare diskutohet dhe ti ndjekë më pas ato… kjo kërkon shumë kohë dhe energji.
 Është thelbësore që bashkëpunimi të funksionojë. Specialisti i policisë së zonës si një përfaqësues i policisë të Shtetit Shqiptar, bazohet në vizionin e organizatës dhe ka mbështjetjen e këtij institucioni.

2.3 Si të organizosh një takim

Një takim i organizuar mire përfundon me ndërtimin e konsensusit dhe besimit tek ty si oficer i rendit publik. Ju do të shikoheni si një person ku të tjerët mund të mbështeten dhe të kërkojnë këshillim. Nje takim i organizuar keq sjell mërzitjen, frustrimin e tyre si dhe fajësimin tuaj që i keni harxhuar kohën sepse ata kishin gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Prandaj është e rëndësishmë që specialisti i policisë së zonës të kuptojë se ka një detyrë të rëndësishmë lidhur me fuqizimin e komunitetit….një gjë tjeter: bëj të mundur që këto takime të të përfundojnë me rezultate positive.

Përpara takimit
 Përcakto objektivat dhe përfundimet e dëshiruara. Njih mirë çfarë kërkon të arrish nga ky takim;
 Përcakto çështjet që do të mbulosh. Përpiqu të përcatosh çfarë kërkon të arrish nga takimi;
 Vlerëso kohëzgjatjen e takimit dhe informo anëtarët për këtë;
 Përpiqu nëse është e mundur të japësh informacion mbi çeshtjet që do diskutohen

Përveç dhënies së informacionit ose zgjidhjes së problemeve me anëtarët e komunitetit, takimet produktive të ofrojnë një sërë të mirash për punonjësin e policisë dhe pjesëmarrjesit, si psh:

 Krijion identitetit të grupit të punës
 Ngre besim tek vendimet e grupit
 Mundëson ngritjen e s hpirtit të bashkëpunimit të grupit
 Ofron mundësi për të gjeneruar alternativa dhe zgjidhje krijuese

Në lidhje me dhomën e takimit.
 Gjithmonë përpiqu ti bësh ata të ndihen mire duke i krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe tërheqëse;
 Sigurohu që të ketë një numër të mjaftueshëm karrigesh dhe zyra të jetë e pastër;

Cakto një person që të mbajë shënime
 Kush mori pjesë;
 Çfarë problemesh u diskutuan;
 Vendimet kyçe që u dolën;
 Hapi tjetër; kush duhet ta zgjidhë detyrën, data e fillimit dhe mbarimit të detyrës dhe çfarë nevojitet me saktësi;

Në lidhje me takimin
 Komunikoji pjesëmarresve qëllimet dhe përfundimet e dëshiruara;
 Qarteso llojin e pjesëmarjes dhe aktivizimin e dëshiruar; opinionet e tyre, idetë dhe pyetjet janë të rëndësishme, por ato duhen bërë në mënyrë demokratike;
 Vendos rregulla; kur do mbarojë takimi, dhe si do dëgjohet secili anëtar;

“Njerëzit të cilët marrin pjesë në takim duhet të informohen mbi qëllimin e takimit. Pra ata duhet të përgatiten për takimin duke mbledhur informacione”.

Gjatë takimit
 Llogarit kohë e mjaftueshme për të folur dhe dëgjuar;
 Pyet për pikëpamje të ndryshme; mbro idetë e reja;
 Përdor teknikat e shkëmbimit të mendimeve;
 Shkruaj idetë dhe mbaj shenime;
 Mos devijo objektivat e takimit. Mos e humb vëmëndjen; asnjeherë mos e harro qëllimin e takimit dhe nësë është e nevojshme kujtoja këtë pjesëmarrësve;
 Kujdesu që të gjithë njerëzit të dëgjohen;
 Leri njerësit të diskutojnë përmbajtjen; ti drejto proçesin;
 Ndrysho ritmin e bisedës: shpejtoje, ngadalsojë, bëj pushim;
 Herë pas here përmblidh pikat kryesore dhe kërko marreveshje mbi to;
 Ndihmo që grupi të arrijë konsensusin dhe përfundimet;

“Pjesëmarrësit duhet që ta marrin gjithmonë takimin seriozisht, por kjo nuk do të thotë që takimi të bëhet i mërzitshëm. Në kohën që presin bëj shakara. Shko gjithomonë në kohë dhe përgatitu të rrish të paktën deri në kohën e planifikuar”.

2.4 si te sillemi me njerëz të veshtirë

Oficeri i policisë për vetë natyrën e punes së tij komunikon me njerez te kategorive, kulturave dhe karaktereve të ndryshme. Në teknikat komunikative ai jo vetem qe duhet te marre ne konsiderate veçorite e modelimit psikokulturor te shqiptareve (krenaria, emocionaliteti, nderi, etj.) por edhe te dijë të përballoje raste të veshtira siç janë:

1. Ciniku: Eshte ironik dhe i eger kur gjerat nuk behen siç do ai. Kontrollon duke i bere te tjeret te ndihen ngushte, sjellja e tyre shpesh eshte feminore.

Si te sillemi::
 Mos reagoni negativisht dhe mos ju shmang debatiti me te.
 Perdorni fjalet e tij gjate bisedes dhe tregoni pak humor.
 Pasi te kete ekspozuar teresisht karakterin e tij, fol me te.

2.Arroganti: Diktatorial, udhehiqet nga parimet “qellimi justifikon mjetin” dhe “une them ti ben”.

Si te sillemi :
 Mos u konfrontoni pasi ata behen me sulmues. Shpjegoni shpejt e duke perseritur pikat kryesore, pasi ata nuk perqendrohen.
 Kerko respekt, pasi ata nuk sulmojne personat qe respektojne.
 Mos trego shenja frike, pasi frymezohen dhe me shume, shikoje ne sy dhe mos ndrysho pozicionin kur komunikon me te.

3. Mendjemadhi: I ditur, shprehes, pak tolerant, autoritar. Ne vetevete jane te trishtuar, te vetmuar dhe te pasigurt.
Si te sillemi :
 Degjoini me mase, mos u nxehni dhe debatoni me fakte.
 Tregojuni se jeni i gatshem te mesoni prej tyre, por se koha nuk ju premton.
 Gjate komunikimit me ta kerkohet permbajtje durim, fleksibilitet dhe kujdes.

4. Shperthyesi: Konfuze, te pa respektushem, kerkojne me çdo kusht te degjohen nga te tjeret, humbasin kontrollin.
Si te sillemi :
 Mos shpertheni dhe ju pasi marredheniet do te keqesohen. Mos i urreni, pasi ata urrejne veteveten.
 Shikoini ne sy dhe tregojuni qe ju po i kuptoni.
 Perserisni vazhdimisht emrin (ose diçka personale) per t`i terhequr vemendjen deri sa te merrni situaten nen kontroll.

5. Qaramani: Te pasigurt, te pashprese, te pafuqishem.
Si te sillemi :
 Mos bini dakort me pesimizmin e tyre dhe as mos merrni persiper te zgjidhni problemet qe ka.
 Tregoni durim e dhemshuri. Ata e ndjejne se jeta e tyre eshte jashte kontrollit.
 Rekomandoni zgjidhje dhe i siguroni per mbeshtetjen tuaj.

Pavaresisht nga deformimiet qe qytetari mund të paraqese, oficeri i policisë gjatë komunikimit duhet të ketë parasysh:

 Të perpiqet t`a shikojë situaten nga kendveshtrimi i qytetarit.
 Te mos marë vendime të menjëhershme, pasi ajo qeë degjon mund te mos jete e veretete.
 Te pranosh kritiken eshte normale, askush nuk eshte i persosur.
 Nje motiv i forte e ka shtyre qytetarin te vije tek ju, ose te pakten keshtu mendon ai.
 Reagimet negative me qytetarin do te provokojne te njejten sjellje, ndaj eshte e udhes te reagosh pozitivisht.

PJESA E 3-te

Mënyrat e zgjidhjes së problemeve

Në mënyrë që policia ti përgjigjet efektivish problemeve të komunitetit, ajo ka nevoje për një model mbi zgjidhjen e problemit. E thjeshte, e saktë, SAPV (situata, analiza, përgjigja, vleresimi) është një nga modelet me te zakonshme e të pranuara nga të gjitha agjensitë e policisë në të gjithë botën.

Si një anëtar i grupit të komunitetit lokal dhe oficer i rendit publik, detyra juaj është që të zgjidhni sëbashku problemet e komunitetit. Kjo kërkon që ju të njihni dhe të llogarisni ndryshimet mes komuniteteve, të ngresh partneritetin dhe të bashkëpunosh me agjensitë dhe qytetarët e tjerë si dhe të modifikosh modelin sipas situatës dhe problemeve që paraqitet.

Problemet janë në forma dhe madhësi të ndryshme.

 Problemet e veçanta ju përfshijnë ju si anëtar i policisë si në rastin kur punoni vetëm ose sëbashku me qytetarët.
 Probleme të moderuara përfshijnë një grup policie. Kur problemet rriten në masë, nevojiten më shumë policë, qytetarë dhe burime.
 Probleme komplekse që ndikojnë në të gjithë komunitetin zakonisht kërkojnë bashkëpunimin e njësive të ndryshme të policisë.

Vendos gjithmonë pritshmëri realiste kur je duke punuar mbi qasjen e zgjidhjes se problemit. Tek përfundimet mund të përfshihen:

 Zvogëlimi i problemit
 Zhvendosje (largim) të problemit
 Zvogelim i dëmit të problemit
 Zhdukja e problemi

3.1 Identifikimi i problemit

Këtu është edhe momenti ku njerëzit zakonisht debatojnë. Ata reagojnë ndaj asaj që mendojnë se është problem duke kërkuar të mësojnë më shumë pse është ky problem, duke pyetur veten dhe të tjerët

Përcakto shkaqet

Identifiko problemin

Bëji vetes dhe të tjereve këto pyetje:

 Çfarë shkaqesh shikon që të bëjnë të mendosh se ka një problem?
 Ku po ndodh?
 Si po ndodh?
 Kur po ndodh?
 Me kë po ndodh? (Jini i kujdesshëm. Një nga reagimet tona të para është të bëjmë fajtor dikë. Për të qënë një oficer policie efektiv ju duhet ti drejtoni çeshtjet ndryshe nga njerëzit e tjerë)
 Pse po ndodh?
 Përshkruani një problem me pesë fjali e me terma të thjeshtë

Nje problem përcaktohet si:
 Dy ose më shumë incidente;
 Te ngjashëm në natyrë;
 Kanë mundësnë të shkaktojnë dëmtime;

Përcaktimi i një problemi kompleks:
 Nëse problemi është akoma shumë i madh, ndajeni atë duke përsëritur hapat derisa të keni përshkrimin e disa problemeve që lidhen me njeri-tjetrin
Verifiko nëse keni një menyrë të ngjashme të të kuptuarit të problemit
Dhënia e përparësive të problemit
 Nëse zbulon se po merresh me disa probleme të lidhura me njeri tjetrin, atëherë jepini njerit përparësi, dhe drejtohu atij të parit.
 Vini re dallimin mes problemit ‘të rëndësishëm’ dhe ‘urgjent’. Shpesh, çfarë ne e shikojmë si një probleme të rëndësishëm ne realitet janë thjesht problem urgjente.
Kupto rolin tënd në problem:
 Roli yt në problem mund të influencohet nga mënryë se si ju perceptoni rolin e të tjerëve.
Identifikimi i një problem të qartë, të përcaktuar dhe specifik është hapi i parë drejt zbatimit të sukseshëm të procesit të zgjidhjes së problemit.

3.2 Të kuptosh problemin

Në këtë fazë, është e rëndësishmë marrja e informacionit nga njerëzit të cilët e kanë vënë re problemin dhe ata të cilët janë prekur nga ati. Eshtë SHUME e rëndësishmë të mbledhësh informacione edhe nga anëtarë të tjerë të grupit, por pyeti një nga një (të paktën në fillim). Ndryshe, njerëzit kanë tendencën të jenë të rezervuar për të dhëne mendimet e tyre mbi shkaqet e verteta të problemit.

• Shkruaj se cilat janë mendimet e tua dhe çfarë ke dëgjuar nga të tjerët
• Pavarësisht se çfarë ju mendoni mbi problemin, është e rëndësishmë që ju të këshilloheni më një koleg apo shefin tuaj në mënyrë që të kontrolloni përshtypjen tuaj ndaj problemit
• Shkruani në një letër një përshkrim të shkaqeve të problemit duke u bazuar në: çfarë ka ndodhur, ku, kur, si, me kë dhe pse

“Për të vepruar në mënyrën më efektive, (për të shkuar në rrënjë të problemit), ju duhet të analizoni shkaqet e tij dhe ti jepni përparësi faktorëve më të rëndësishëm”.

3.3 Krijimi i një plani

Shkëmbeni mendime dhe ide për të gjetur një zgjidhje të problemit. E thënë më thjesht, të shkëmbesh mendimet do të thotë të mbledhësh sa më shumë mendime që të jetë e mundur, dhe pastaj të gjesh më të mirin. E rëndësishmë është që kur mbledhësh të mos anashkalosh asnjë prej tyre, – shkruajini të gjitha ashtu siç i dëgjoni.

Gjeni një qasje për zgjidhjen e problemit
Kur zgjidhni qasjen më të mirë kini parasysh:
• Cila qasje ka më shumë mundësi të zgjidhë në mënyrë afatgjate problemin?
• Cila qasje është më realistja e momentit? A i keni të gjitha burimet? A keni kohë të mjaftueshme për të zbatuar zgjidhjen e problemit?
• Cila është rrezikshmëria e lidhur me çdo alternativë?
• Cili është niveli i rrezikut që ndjek çdo alternativë?

3.4 Ndërmarrja e veprimeve dhe ndjekja e prërparimit

Planifiko zbatimin e alternativës më të mire.

• Konsideroni me kujdes, ‘si do të jetë situata kur problemi do të zgjidhet’?
• Çfarë hapash duhet të ndiqen për zbatuar alternativën më të mirë të zgjidhjes së problemit?
• Si do ta kuptoni nësë hapat janë ndjekur ose jo? (këto do të jenë indikatorët e suksesit të planit tuaj)?
• Çfare burimesh ne temra njerëzish dhe mjetesh do t’ju duhen?
• Sa kohë do t’ju duhet për të zgjidhur problemin? Shkruani një axhendë që përfshin kohën e fillimit dhe të mbarimit, si dhe kur parashikoni të shikoni indikatorët e suksesit.
• Kush do të jetë përgjegjësi kryesorë për zbatimin e planit?
Shkruani në një copë letër përgjigjet e ketyre pyetjeve dhe e konsideroni këtë si një plan veprimi. Komunikoni planin tek ata të cilët do të jenë të përfshirë në zbatim, ose të pakten tek shefi juaj (një aspekt i rëndësishëm në proçesin e zgjidhjes së problemit është kontrolli i vazhdueshëm)

Monitorimi i planit të zbatimit
 A po shikon atë çka po prisje?
 A do zbatohet plani sipas axhendes?
 Nëse plani nuk po ndiqet ashtu siç pritej, atëherë shiko këto pika:
 A është plani realist?
 A ka burime të mjaftueshmë për të perfunduar planin sipas axhendes?
 A i duhet dhënë më shumë prioritet disa aspekteve të planit?
 A duhet ndryshuar plani?

Verifiko nëse problem është zgjidhur ose jo
Kur pergatit një qasje ndaj problemit vendos gjithmonë pritshmëri realiste. Këto përfundime duhet të përfshijnë:

• Pakësim të problemit
• Zhvendosje (largim) të problemit
• Pakësim të demit që mund të vijë nga problemi
• Zhdukje të problemit

Megjithatë, ju duhet të keni parasysh:

• Çfarë ndryshimesh duhen bërë në mënyrë që të shmanget një problem i ngjashëm në të ardhmen?
• Konsideroni ndryshime ne sjellje, proçedura dhe politika të nderrmarra nga bashkia, trajnime, etj.
• Së fundmi, konsideroni ‘çfarë mësuat nga kjo zgjidhje e problemit’?

Vendos gjithmonë pritshmëri realiste kur pergatit një qasje ndaj problemit.

Këto përfundime duhet të përfshijnë:
 Pakësim të problemit
 Zhvendosje të problemit
 Pakësësim të demit që mund të vijë nga problemi
 Zhdukje të problemit

FUND

Hello world!

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!